Thuaju që më pëlqenin fluturat dhe që nuk haja asnjëherë mëngjesin

by

nga Suada Halilaj

Zoti Buvier…

ju e dini që unë jam vetëm një zonjushë me kapele rrotull gishtërinjve që si rezidencë çastore kam zgjedhur këtë pension të lirë, në provincë të një gargulli patetik zaptuesisht që pretendojnë në kthetra qielli të varin brakeshat e një shekulli pacmueshmërisht lypsar!

Ishte një fjali tepër përkëdhelëse për një gotë vodka të matur nga larg, apo jo?

Gjithsesi të pabindurit kushtojnë tepër për tasket e gufuara të një madame paradiste,e cila në sediljen e pasme të një Bentley kurtizan, di të kursejë qesharaken, snobisten, gogolen finesë të një kordeleje aspak blu.

Nevoja e domosdoshmërisë sime është vetëm një makinë shkrimi Loyal Royal mbi të cilën anoreksia e një epshi të pafe mund fare mirë të kumarohet me çudinë e një zhurme cektësisht poetike! Por unë nuk jam aq mondane sa të kundërshtoj vesin e një pazari të bërë me ngut, për një përcartje indinjuese…mejoze perfekte për harresën!!!

Mesa duket kam pirë nga një gotë e huaj. Cmenduria ime nuk është aq cigane sa të tradhëtojë jakat e rregullta që litarojnë habitatin e përgjimit tënd.

E megjithatë këtu kioskat kanë nën joshjen e tyre të pagdhendur, një ajër të rëndë aq shumë sa çdo frymë e jotja bëhet e tjetrit pa kuptuar intimitetin e drejtësisë së saj!

Ka diçka që nuk shkon në këtë kurdisje paradigmash.

Ka diçka që i ngjan një dajaku në ledhatim vjeshtak!

Ka diçka tek unë zoti Buvier që i ngjan një gardërobe mëngjesi…një rrëmuje borgeze që mashtrohet nga kalendarët në zbritje!

Mahnitëse apo jo?

Gjithsesi…

Gjinkallat, xhongleret dhe Xhokondat rangojnë atë që tjetri quan ”uri” periodike, zotëri…e që mua më ngjan me një nevojë kordonale, shpërfillur nga fodullet që lexojnë gazeta.

Sigurisht që gjunjët tanë janë të vetmit akrepa mbetës, por kur të tymosni përpara një gruaje që në trup duron 46 shpirtra, ruani shpirtin tuaj.

…….

Më duhet të flas me veten më gjatë sonte…Andaj dhomat e larta duhet të jenë të lira.

Ju zoti Buvier, mjaftohuni me emrin tim.

Sesilia Loren.

Mbamëni mend…një ditë kanë për tju pyetur për mua.

Thuaju që më pëlqenin fluturat dhe që nuk haja asnjëherë mëngjesin.

Besomëni, kjo është një biografi thekshmërisht e lexueshme për një provincë ku keqazi llustrohen retiçencat e një rangu trazuesish..aspak të denjë për kurrizet e dala pas mesnate….

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: