Poetët bëjnë dashuri ndryshe – zgjidh kopertinën

by

Meqë kemi vërtet shumë kopertina për këtë libër, kemi menduar të bëjmë një sondazh në rrjet.  Mendoj që  është një mënyrë e re për të përfshirë publikun. Duke klikuar këtu mund të votoni për të zgjedhur kopertinën e librit tim që do jetë në shitje nga data 22 tetor.

Mbi librin

 “Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne” duhet të dalë pas verës, nga shtëpia botuese “Pegi”, e ndoshta arrij të organizojmë një prezantim në panairin e librit në Tiranë në nëntor. Jam shumë i kënaqur për këtë libër. Flet për një djalë që ka një grup muzikor në Tiranë, e lëviz mes shpresash e zhgënjimesh, tamam ashtu si kam parë shumë miq që mundohen të bëjnë muzikë. “Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne” është një homazh për ta, që nuk lodhen e nuk stepen, që nuk dorëzohen, por luftojnë përditë, aty, në ato lokale ku nuk shkoni kurrë a në salla provash të fshehura. Doja që kur të lexohej të ndihej pluhuri i Tiranës që ngrihet! Pastaj ka gjëra të tjera, të reja e të vjetra: tym cigaresh, këngë të shkëputura, treg Medreseje, autobusë të djersitur, dashuri buzë Lanës që qelbet e lulëzon, mbledhje partish, fundjavë në Durrës e pastaj koncerte, këngë, prova, muzikë. Në fund të fundit, është vetëm rock ‘n roll, por unë e dua shumë!

Intervista e plotë

Post Scriptum

Ata që do të votojnë kopertinën që do të përzgjidhet nga autori dhe botuesi, do të marrin pjesë në një short për të fituar 10 çmime. Natyrisht, ky votim po kryhet pikërisht për të kuptuar preferencat e lexuesve të mundshëm. Votoni dhe ftoni edhe miqtë tuaj të votojnë… mund të fitoni një çmim interesant!

Faqe FB botime Pegi

Faqe FB Darien Levani

Advertisements

Tags: , , ,

5 Responses to “Poetët bëjnë dashuri ndryshe – zgjidh kopertinën”

  1. e Says:

    Tek kopertina numer 3 dhe 4, emri Darien Lenani nuk eshte shkruar me i por me l (Darlen Levanl).

    Ndonje fjale per librin, per çfare flet? Ta kemi idene çfare te perzgjedhim.

  2. darienlevani Says:

    E, shtova një intervistë ku flas edhe për librin.

    Faleminderit shumë për gabimet te 3 e 4, na kishin shpëtuar.

  3. Botime Pegi Says:

    Nuk jane gabime por eshte lloji i fontit qe e nxjerr i si l. Sidoqofte, faleminderit qe i keni verejtur me kujdes.

  4. DK Says:

    Urime Darien!

  5. tiranacalling Says:

    Mua me pelqen kjo kopertina, s’besoj te kete nje me te bukur se kjo qe i pershtatet dhe titullit.(DorinaB.)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: