Pikëpytje përfundimtare

by

Nga Marsel Lela

A mundet njeriu krejt i vetëm

Të dëshmojë hapat e tij

Në pluhurin e rrugës së madhe?

A mundet krejt i vetëm të hedhë gurin e parë,

A mundet krejt i vetëm të harrojë,

A mundet krejt i vetëm të falë e të lutet për falje,

A mundet krejt i vetëm të dashurojë,

A mundet krejt i vetëm të dhurojë një trëndafil

A të thyej një zemër,

A mundet krejt i vetëm të shtrohet në tryezë

E i çmendur të ngrihet,

A mundet krejt i vetëm të dehet

E nën duhmën e përhumbjes të predikojë shpëtimin,

A mundet krejt i vetëm të ketë uri

E prej deshperimit të mbytet ne nje det sysh,

A mundet krejt i vetëm t’ja mbathë nga e shkuara e tij e mundimshme

E në të tashmën e amullt të gjejë shpëtim

Për një të ardhme të rrejshme,

A mundet krejt i vetëm të vërë gishtin në plagë,

A mundet krejt i vetëm të tërheqë këmbëzën,

Apo krejt i vetëm, të jetë njeri a mundet?

Njeriu ka nevojë për njeriun

Për të shbërë programet e xhunglës

Dhe pasionin prej pantere nga shpirti.

Ka nevojë të dashurojë

Që të mësojë të urrejë,

Ka nevojë të poshtërohet

Që të mësojë të reagojë.

Por kjo nuk ka më kurrëfar rëndësie,

Sepse njeriu tashmë është një çështje arkivash.

Tags: , , ,

One Response to “Pikëpytje përfundimtare”

  1. redi Says:

    Filma Me Titra Shqip

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: