Maska e Kllounit

by

Nga Alban Jovani

Sot kam etje për art, për atë ndjesi të ëmbël që di të japë e bukura. Më merr malli dhe për ndjesinë që e kam fshehur.
Kam lindur në fillimet e viteve 90′, një periudhë që na ka ngjitur emrin e një gjenerate të vecantë e cila ka sjellë një brez që ndoshta ka patur me shumë mundësi se brezat para tij. Jam rritur pa pajisje teknologjike, e jeta ime ka qënë e thjeshtë dhe mendja ime ka qënë më e kthjellët dhe e mprehtë. Jam edukuar në shkolla ku mësuesit e dashuronin punën e tyre  dhe me atë pasionin na kanë ngjizur dije brezit tim.
Kemi patur pak televizione, e shikonim atë cfarë donin ato të jepnin. Kam qene femi kur erdhi ai vit i mbrapshtë për të gjithë ne, e im atë shkoi në mërgim, ndonëse për të ishte tepër e vështirë.Një javë ka ecur me këmbë mes shiut e erës, e megjithatë buzëqeshte kur na i tregonte ndodhitë andej. Nëna ime si luaneshë kujdesej per  mua dhe motrën, ndonëse ne nuk dinim se cfarë po ndodhte, por duhej kohë që të ndërgjegjësoheshim se ajo sakrificë ishte shume e madhe. Jam rritur mes librash, ndonëse dëshira per të lexuar më është zhvilluar vonë, megjithate kam qënë fëmi gjithmonë i ndeërgjeshëm për cka ndodhte përreth meje.
Më pas fillova të rritem midis një shprehje që nuk e kuptoja dot: “Në kapitalizëm nuk ka faleminderit.”
Nuk e kuptoja, se punën e kisha qejf, ndonëse ishin punë të vogla dhe me kohë të shkurtër; ndonjë riparim dere apo kesi gjërash, më shijonte ndjenja që njerëzit kishin respekt për mua.
Besoj se jam rritur si shumë njerëz në këto kohë e cdokush me fatet e tij.
Gjithmonë më ka bërë përshtypje kllouni (nëse ky është një përkthim i drejtë i këtij personazhi), sepse ka nje rol të bukur, të argëtoje njerëzit, por valle, ndokush e ka menduar se kush fshihej mbas asaj maske?
Mbas asaj buzëqeshjeje të stampuar, që sido që të jetë fytyra e tij, ai i ka buzët vesh me vesh. Tash nëe këtë moshë e në këtë kapitalizëm që kam filluar të kuptoj e të jetoj, më duken të gjithë si kllounë, vetëm se maskat kanë këmbyer vend. Në fytyrë është stampuar një trishtim, e në shpirt gjendet buzeqeshje. Tingëllon tragjikomike, duket sikur nuk jetoj me realitetin dhe nuk arrij të shoh, por le të më kundërshtojë ndokush kur them se njerëzit duan gëzim, duan të qeshin, të jetojnë jetën në mënyrën më të bukur, e ajo që shoh une në fytyrat e tyre nuk ështe ajo që ka shpirti i tyre, e vuajtja ka krijuar këtë efekt.
Kanë frikë të jenë të lumtur se kane frikë mos rikthehen në trishtim. Kjo është ajo që sheh kur ecën shkujdesur nëpër rrugët e këtij qyteti. Nuk kuptojnë se cfarë po ndodh dhe janë vetem në një fazë mbijetese, të rinj të pasigurtë. Njerëz që punojnë e nuk arrijnë të ngrënë kokën për të shijur diellin. Të moshuar që kërkojnë vëmendje dhe kujtojnë me nostalgji ato kohëra kur kane ditur të jetojnë, dhe të mbajnë me ditë të tëra me ato kujtime.
Ky “Perëndim” qe aq shume kishim degjuar e kishim shpresuar, më në fund e jetuam dhe ajo që na sjell mbrapsht në pjesën më të madhe të rasteve jane njerëz të ndryshuar në pamje, kllounë të buzëqeshur në pamje të pare, por në fytyrën e vërtetë janë po ata; me ato rrenjë të mbetura në lashtësi. Po shijojmë teknologjinë, madje nga ato me luksozet, ndonëse nuk dimë se nga i gjejmë burimet për ti përballuar.
Ankohem shpesh, se ndjej që gjërat nuk janë ashtu sic duhet, e megjithatë cdo ditë nuk arrij të përshtatem me asgjë. Nuk dua ta pranoj këto “cirqe” që më ofrohen.Dikush i ka frikë kllounët,dikush gëzohet e dikush është indiferent …
Nuk perfaqësoj dot askënd më mirë se veten time, e megjithatë nuk jam i vetmi që shoh cdo ditë shfaqje cirku; që nuk shkojmë apo që zgjedhim t’i shohim, por endemi drejt tyre së janë rrugët që na shpien atje …

Tags: , , ,

One Response to “Maska e Kllounit”

  1. Joni Says:

    Po qe me paska shpetuar ky shkrim…Analogjia me kllounet e gjetur..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: