Puthja e famshme, identifikohen protagonistët

by

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/article-2138126-12df065b000005dc-158_636x370.jpg

Fotografia e bere nga Alfred Eisenstaedt ne vitin 1945 ne sheshin Times Square ne New York u be nje nga simbolet e perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, po dhe e celebrimit te fitores me stil alla-amerikançe, ose te pakten ashtu u promovua.  E botuar nga revista amerikane “Life” fotografia u perjetesua duke u publikuar me pas ne mediat e ndryshme anembane botes, por marinari dhe infermierja ngelen anonime per publikun, edhe pasi revista “Life” u perpoq ti identifikoje ata shume vite me vone, ne vitin 1980.

Nje liber i botuar se fundmi pretendon te kete vertetuar se protagonistet e puthjes jane tashme-89 vjecaret George Mendonsa dhe Greta Zimmer Friedman. Historia qe qendron pas fotos eshte gjithashtu alla-amerikançe. Marinari as qe e njihte fare infermierjen atehere, bile as u prezantuan gje me njeri-tjetrin pas puthjes; ishte dicka spontane, e rrembeu ne rruge, e puthi, e me pas secili iku ne pune te vet. Ne fakt marinari Mendosa ate dite ishte ne nje date me te fejuaren e tij Rita Petry (personi prapa shpines se tij ne foto, ne rrethin e kuq) me te cilen me pas u martua.

Por a ka shume rendesi se cilet konkretisht ishin protagnistet e puthjes? A nuk u be fotoja e famshme dhe ikonografike fale simbolizimit dhe anonimitetit te proganisteve, tip ushtari dhe infermierja e panjohur? Po – thote Eric Felton, i cili argumenton se nese protagonistet e puthjes do te ishin identifikuar qe ne ate moment ajo foto do ishte thjesht nje suvenir i dy personave konkrete dhe s’do kishte shans te behej ikona fotografike dhe historike qe u be ne te vertete.

via Daily Mail & The Wall Street Journal

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: