One Day (2011) – Një histori dashurie pa rregulla!

by

nga DENORI

Ema dhe Dexter njihen në ditën e tyre të diplomimit në Edinburg dhe pothuajse e kalojnë natën së bashku, në fakt do ishte më e saktë sikur të thonim që kalojnë mëngjesin së bashku. Ky është edhe fillimi i një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të ndërlikuar, që nuk është dashuri por as miqësi dhe që vazhdon për tetëmbëdhjetë vite me rradhë. Tetëmbëdhjetë vite ku dy personazhet kryesorë të filmit i premtojnë njëri tjetrit se do të takohen në të njëjtën ditë, me 15 korrik.

Ema, një shkrimtare e zhgënjyer, për tetëmbëdhjetë vjet vazhdon të jetë mjaft e tërhequr nga Dexter, i cili vjen nga një familje e pasur, dhe është një personazh i urryer dhe mjaft snob. Vjen momenti që ai pendohet dhe kërkon të ketë vëmendjen e Emës, e cila ndërkohë ka arritur një sukses profesional dhe është “sentimentalisht e impenjuar”. I gjithë filmi karakterizohet edhe nga disa peisazhe të bukura, nga Skocia në Londër e në Francë, një udhëtim në kohë nga 1988 deri më 2011, ku çdo vit tregohet vetëm 15 korriku, dita e Shën Swithin.

Një film i këshilluar për tu parë, me një interpretim të përkryer nga ana e të dy aktorëve kryesorë Anne Hathaway (Ema) dhe Jim Sturgess (Dexter), me dialogje që nuk janë asnjëherë banal, dhe një histori dashurie si shumë të tjera apo si asnjë tjetër. Këtu qëndron ndoshta edhe forca e One Day, një histori që na kujton se dashuria nuk ka rregulla, dhe se çdo moment duhet jetuar në maksimum. Nëse e shikoni filmin do ta kuptoni pse!

One Response to “One Day (2011) – Një histori dashurie pa rregulla!”

  1. Nu Bohemian Says:

    Duket interesant edhe pse pak i trishte. Po e ve per shkarkim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: