Shitja e vajzave, e turpshme

by

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/2633574987_b2c86cc667.jpg

Koplik – Në fshatrat e Malësisë së Madhe sundon heshtja. Pas lajmit të fundit që bënte fjalë për shitjen e nuseve të reja të zonës për burrat e stazhionuar beqarë të fshatrave të thella të Maqedonisë e Serbisë, njerëzit e këtyre trevave krenare janë shushatur. Me kokën e varur dhe krenarinë e lënduar, ata nuk kanë guxim të dalin përpara kamerave dhe aparateve fotografikë. “Marre, marre e pafundme”, thonë ata, “kuku me ne çka na dgjojn’ vesht’”. Dhe me të drejtë.

Denoncimi i gruas së re 25 vjeçare Shkurte Miza, sipas të cilës i ati e kishte dorëzuar tek shkesi për 2500 euro, për të përfunduar pastaj tek burri 53 vjeçar nga një fshat i thellë maqedon, ka bërë xhiron e krejt Malësisë. “Nuk ka ba kurrë vaki kjo ndër ne”, pranoi të prononcohej për reporterin tonë kryeplaku i fshatit Femnas i Epërm, Tefë Lukthi.  “Me u shit vajza e jote për 2500 euro asht fyerje për tanë krahinën” tha ai. Dhe Tefë Lukthi flet me fakte. Ai e kujton si sot ditën kur rregulloi fejesën e mbesës së vet jetime në një fshat serb pranë Pozharevacit. “Plot pesë mijë euro mora në dorë, kur të mos kem njeri”, thotë Lukthi, “dhe kjo nuk është ndonjë trimëri. Unë thjesht ndoqa traditën e vjetër të këtyre anëve, madje mund t’ju gjej njerëz që kanë fituar edhe më shumë. Por 2500 euro është krim, është tmerr i vërtetë”. Kryeplaku është i bindur se shitja e Shkurte Mizës për kaq pak para, sikur të bëhej fjalë për bagëti çfarëdo, do të lerë gjurmë të thella në jetën e këtyre maleve. “Tani do vijnë turma maqedonsish për të kërkuar nuse me kaq para, ose dhe më pak. Çfarë t’u themi, si t’u përgjigjemi? Pazari ka ra përgjithmonë. Hapuni o male, se ndera e jon’ ka mbarue!”

via “Revista Klan”

Tags: ,

5 Responses to “Shitja e vajzave, e turpshme”

  1. A Says:

    Gjithesesi, ceshtja mbetka te vlera e vogel e paguara, jo se kushedi po mendon ndonjeri se turpi eshte te “tregtia” qe u beka!

  2. xhibi Says:

    A e madhe shtypit, eshte satire, nqs s’eshte e dallueshme nga permbajtja e ke me “tags” ne fund🙂

  3. Gezim Deshiri Says:

    eshte per tu mendue dhe per te veprue sa nuk eshte edhe me vone

  4. nusret harapej Says:

    ckm

  5. nusret harapej Says:

    flasim xhibi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: