Krruajtesja e dhembeve dhe maja e gjuhes.

by

nga ISAI Dorian

Reflektime pas-drekore qe ndihmojne tretjen e ushqyeseve.
Shkeputur nga seria e mendimeve anti-hokatare:”te gjithe dhembet pertypin”

A ju ka rene rasti te jeni ndane nje tavoline te mbushur me mbetjet e asaj qe sapo keni ngrene dhe te nderni veshtrimin tuaj ne pafundesi duke shperfillur natyrshem rremujen e atij pejsazhi aestetik?.Patjeter qe po.Te gjithe hame dhe sado qe te fshehim pasionin tone per ushqimin,vjen nje moment kur shtriqesh ne karrige,zgjat kembet poshte tavolines ne kerkim te hapsirave te reja dhe ne rastin me te mire te vjen ne mend Migjeni me “sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun”.Duke lene jashte simbolizmat,ky eshte i vetmi moment kur me nje buzeqeshje te lehte ,ironike dhe moskokçarese ndaj Migjenit une personalisht mund te pranoj te jem nje “derr i kenaqun”,me kusht qe te pranohet nga te gjithe dhe publikisht qe nuk jam nje llupes  i lindur.Megjithate, raporti me ushqimin me intereson pak kete moment.Dua te perqendrohem me se shumti tek personazhi qe pasi ka shtrire kembet dhe pranon kete çast kenaqesie fiziologjike ne menyre paqesore dhe dritshkurter,ben nje sforcim  te permasave legjendare duke patur parasysh situaten prej derri ku ndodhet dhe sterzgjat krahun e tij si nje tentakule kandili deti dhe arrin te afroje me mollzat e gishtave kutine e krruajteseve te dhembeve qe gjithmone gjendet larg ne te tilla raste.Pasi e ka aty prane kutine,”i kenaquri”(qellimisht po anashkaloj epitetin “derr”), e veshtron nje moment sikur te jete nje mace profesioniste ne kapjen e minjve dhe leshon nje buzeqeshje te holle,si fjolla e oxhakut te liliputeve nga cepi i buzeve sikur te donte te thoshte se ai mund te bente çte donte me fatine asaj kutie te pashpirt qe gjithmone e me pak i ngjasonte nje sendi.Ne rast te kundert, nese kutia do te ishte nje mi,me kalimin e sekondave gjithmone e me pak do ti ngjasonte nje frymori.Nuk e di se pse ndodh keshtu,por ndodh.Ben pjese tek natyra e pashpjegueshme e sendeve-frymore qe na rrethojne e qe kane fatin e mire/keq te mos punojne e te mos kene nje ndergjegje,pra te mos jene njerez.Dhe keshtu,i kenaquri i rradhes me kutine e krruajteseve te dhembeve perballe hundes,sikur te kete ne dispozicion kohen e gjithe botes,arrin te nxjerre me pertese homerike nje krruajtese dhembesh, nje te vetme qe pasi e merr ne dore detyrimisht e veshtron me vemendje te pashpjegueshme per te gjetur diferencat mes saj dhe kruajteseve te tjera te dhembeve qe ka perdorur  gjate jetes se tij.Zakonisht interesi perqendrohet tek maja.Te gjitha majat e krruajteseve te dhembeve jane te njellojta por per kete ne duhet te bindemi çdo here qe perdorim nje te tille.Vetem pasi ka futur ne goje kete send gudulises(dhe jo vetem gudulises), “i kenaquri” gjen paqe me vehten,ndjen muskujt ti çtendosen ne nje çtendosje qe me pare nuk e dinte se mund ta kishte patur.Mund te thuhet se ka gjetur nje dimension te ri te shpalosjes se pantallonave te tij,bluzes,kepuceve e tj.Natyrisht, duke ruajtur nje fare etike formale,fillon proçesi i krruajtjes se dhembeve,hapsirave mes tyre dhe vrimave  te paparasikuara qe mund te gjenden ne ‘to duke menduar(natyrisht me pertese) se dikur duket te shkojme tek dentisti me gishta te bardhe.Ashtusikurse te gjitha krruajteset e dhembeve kane maje, po ashtu,te gjithe dentistet kane gishta te bardhe.Nuk e di se pse, por eshte keshtu.Megjithate….duke krruajtur dhembet, asnjehere dhe askush nuk ka mundur mos te leshoje paksa koken mbrapa si shenje siperfaqesore dhe(ndoshta) te padukshme te kenaqesise se tij.Kulmi i situates protokollohet kur arrin te gjeje nje send-mbetje.Atehere,duke pare me kujdes perreth,hulumtojme  pjestaret e tjere te tavolines me levizje rrethore e pa zhurme te bebes se syrit, qe te sigurohemi se askush prej tyre nuk po na sheh dhe fusim fshehurazi nen dhembe kete copez ushqim te prapambetur ne proçesin e tretjes sikur te ishim nje mace gjakatare dhe aspak lozonjare.”I kenaquri” sillet me kete copez ushqim sikur ajo te ishte nje viktima e rradhes qe po mbyll ciklin e saj natyror,sikur te ishte nje gjethe qe detyrimisht do te binte me ardhjen e vjeshtes.Ky eshte nje proçes i dhimbshem per therrmijat e ushqimit,i dhimbshem jo sepse vuajne por nga menyra sesi nuk kursehen nga lakmia e pashpjegueshme e “te kenaqurit”.E megjithate…nuk mbaron ketu….pjesa me e dhimbshme duhet akoma te vije,le te themi pjesa prej gjitari te lindur dhe gjej rastin te them se mbase jo rastesisht dosat u japin qumesht gicave te tyre.
Kur gjithçka ka mbaruar dhe ndjejme kembet poshte tavolines te mblidhen sikur te ishin nje kermill ne kerkim te strehes se perhershme,behemi gati te nxjerrim krruajtesen e dhembeve nga brendesia e gojes.Zeme vend ne tavoline sikur te merrnim pjese ne nje pritje zyrtare dhe ne momentin e fundit qe pergatitemi te hedhim kete send me ane te te cilit dominuam edhe mbetjet e fundit te asaj qe pertypem,askush nuk arrin ti beje balle nje tundimi tjeter,atij me te egrit.Me majen e gjuhes,ne fshehtesi nga te gjithe e gjithçka, me nje nuance hipokrite hezitimi,me majen e gjuhes i japim nje prekje te fundit krruajteses se dhembeve,nje prekje dashamirese qe fsheh falenderim por njekohesisht edhe si nje prove e nje kontrolli te fundit.Ajo duhet te dilte “e paster”,pa njolla te dukshme ose te padukshme ne trupin e saj,ose si per ti dhene nje rrahje te fundit shpatullash,nje forme miqesore pershendetjeje midis dy sendeve,ortakeve a diçka e tille.Ky eshte nje veprim qe behet thuajse ne menyre instiktive dhe edhe pse asnje nga ne nuk ka lindur me krruajtesen e dhembeve prane kerrthizes,arrijme ta perdorim dhe jo vetem kaq,arrjme ti japim ate prekjen e fundit me majen e gjuhes shume natyrshem dhe thelle-thelle nuk dime ta shpjegojme deri ne fund.Mbase ben pjese tek seria a atyre veprimeve te pashpjegueshme ne menyre aritmetike e qe krijojne ne teresi misterin e “pertypjes”.

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: