Një këngë për ty

by

https://tiranacalling.files.wordpress.com/2012/05/mamica_klajdi-haruni.jpg

Thote Koloreto Cukali:

Ka kohë që nuk dëgjoj një këngë që të flasë për problemet e mia, e as të atyre që njoh. Ka kohë që nuk më shijon më muzika shqip, sepse janë po ata 4-5 vetë që prodhojnë me një ritëm uzinash dhjetëra e qindra këngë në vit. Tekstet shqipe rrëfejnë varfërinë e atyre që i shkruajnë e këndojnë, muzika shqipe rrëfen uzinën që nxjerr të njëjtin produkt prej vitesh. Ka shumë kohë, që muzika që na ofrohet është monopol i një grupi të vogël krijuesish ose transmetuesish të cilët na kanë bërë të dyshojmë në identitetin tonë artistik.

Ka kohë ka muzika nuk flet për njerëzit. Lloji i muzikës që na servirin, nuk është ai që na pëlqen. Ne i dëgjojmë, sepse s’kanë lënë hapësirë për asgjë alternative.

Jam dakort me gjysem zeri (ngaqe s’e kam ndjekur kaq shume muziken shqiptare gjate ketyre viteve) per te tjerat, per njetrajtesine dhe njellojshmerine e muzikes pop dhe tek ne, por s’jam aq i sigurt per ate se duhet te kete patjeter kenge qe flasen per problemet e mia, as nuk e shikoj kete si alternative te muzikes ‘mainstream’ shqiptare. Nuk eshte se do ishte keq nese do kishte kenge te tilla, po s’e shikoj si dicka te domosdoshme dhe as nuk me entuziazmon ideja, mbase dhe ngaqe me sjell ne mendje vargjet e disa kengeve ‘country’ qe rrefejne monotonine e jetes se tyre; hipa ne makine, mora qenin me vete, etj. Fundja a nuk degjojme muzike qe te shkeputemi sadopak nga rutina dhe monotonia e jetes tone?

Koloreto flet per disa kenge te Orges Toce te cilat i kane pelqyer dhe te cilat i konsideron si alternative e muzikes aktuale pop-shqiptare. Flet dhe per Mamica-n e Klajdi Harunit patjeter, dhe eshte i dyzuar, si mbase shume te tjere te moshes mbi-adoleshente. Nuk i shpeton ironise ama fakti se vargjet e Mamices jane me gjasa me shume afer problemeve dhe jetes se Koloretos sesa ato te kengeve te Orgesit apo te ndonje tjetri, se ku ka mashkull qe s’mendon per cicat te pakten nje here ne dite fjala vjen? Po a ben kjo sociale apo patjeter te pranueshme kengen e Mamices atehere? A eshte populli shqiptar i gatshem per te bertitur ne publik fjalen “cica” kaq shume here nen rritmin dhe melodine e lezetshme te nje kenge? A i ka ngelur qefi ndnje femre cice-madhe nga krahasimi me lopen ne vargjet e kenges? Po atyre cice-vogla per himnizimin e aspektit sasior te cices? Pertej shakase, reagimet e miletit jane intersante.

Por dhe nje here, pro muzikes se mirfillte dhe asaj pop-alternative. Nuk ka asgje te keqe muzika pop, por kur behen te gjitha kenget njesoj fillojne e tingellojne si nje bisede kinezce.

Tags: , ,

2 Responses to “Një këngë për ty”

  1. Sugel Says:

    Po ajo qe eshte e rendesishme te kuptohet, duke pare zhvillimin e muzikes boterore, eshte se vitet ’90 po shenonin renjen e muzikes rock dhe derivatet e tija, per tu hapur pop-it, boyband-ave dhe muzikes qe po lindte ne Amerike: rap-it. Keshtu qe nuk ka pse pershtypemi qe sot ne Shqiperi muzika me e degjuar (duke mos folur per muziken e lehte, e veshur si pop italian, dhe e kenduar nga vajza me ze engjelli dhe trup gjithnje me te zhveshur) qenka diktuar nga zhvillimet natyrore (ketu po bej ironi) te muzikes boterore. Per t’i rene shkurt, na dhane mbeturinat e dyzet vjeteve te zhvillimit te muzikes boterore dhe mbi keto po riciklojme siper ate qe tani per tani duhet te jete arti me i madh i Shqiperise. Po hoqem shume pak komplekse muzikore te influencuar nga hard rock-u i grupave si Scorpions, Megadeth, Ac/Dc, Rolling Stones etj. (te cilet edhe pse po perendonin, arriten te zvarriten deri me tej viteve ’90 sa per te influencuar nja ca muziçista te rinj qe pastaj ndoqen gjurmat e tyre, ne kontrakst me shijet te zgjedhura nga maxhioranca e Shqiptareve, dhe per kete motiv qene te injoruar), nuk ngelet praktikisht asgje.

  2. White Dream Says:

    Jam dakord me Xhibin, por ketu ka nje problem me te gjere: eshte arti, ne vetvete, qe nuk ndjen me si detyre perpunimin edhe perfaqsimin e realitetit shqiptar. Une kete fenomen e ve re edhe ne kinema, letersi e, natyrisht, edhe ne muzike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: