Buzë lumit Piedra u ula dhe qava

by
 

fragment nga  P. Coelho
perkthimi ne shqip nga D. Taçe

Nganjëherë jemi preja e një ndjesie trishtimi që nuk mbërrijme ta kontrollojmë. Kuptojmë që çasti magjik i ditës ka kaluar dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Jeta e fsheh magjinë dhe artin e vet. Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh.
 Ky vogëlush është në gjendje t'i kuptojë momentet magjike. Ne dimë si ta mbysim të qarën e tij, por nuk dimë të bëjmë të heshtë zërin. Fëmija i dikurshëm është gjithmonë brënda nesh. Lum fëmijët sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Nëse nuk rilindim, nëse nuk arrijmë ta shohim jetën me pafajësinë dhe entuziazmin fëminor, jeta nuk ka kuptim. Ka shumë mënyra për t'u vetëvrarë. Ata që provojnë të asgjësojnë trupin e tyre, shkelin ligjin e Zotit. Por edhe ata që përpiqen të vrasin shpirtin, thyejnë ligjin hyjnor, edhe pse krimi i tyre është më pak i dukshëm për sytë e njeriut. Le të tregohemi të vëmendshëm ndaj asaj që thotë fëmija i ndryrë në zemrën tonë. Të mos kemi turp. Të mos e lëmë të ketë frikë, sepse ai vogëlush ndihet i vetmuar se ne nuk e dëgjojmë thuajse kurrë. Le t'ia lëmë atij për pak frerët e ekzistencës sonë. Ky fëmijë, e di mirë se çdo ditë është e ndryshme. Le të përpiqemi që ai ta ndiejë se e duam prapë. Le t'i japim gëzim duke u sjellë në mënyrë të pazakontë për ne, apo të dukemi të marrë në sytë e të tjerëve. Është mirë të kujtojmë që mençuria e njerëzve është marrëzi përpara Zotit. Nëse dëgjojmë fëmijën që kemi në shpirt, sytë tanë do të rigjejnë shkëlqimin. Dhe nëse nuk e humbim komunikimin me këtë fëmijë, ne nuk e humbim as lidhjen tonë me jetën. 

Tags: , , , , ,

11 Responses to “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”

  1. ehe... Says:

    Sot ka qene nje dite katastrofe. Te pakten persa i perket veprimtarise sime intelektuale. Pas nje zgjimi te mrekullueshem ne mengjes, me nje kenge mjaft te bukur te fqinjes matane, mendova te hedh nje sy ne TC. E hodha. Me kapen syte njefare Koli, Koli, ne braziliançe Coelho. c’ne ky ketu ? thashe me vete. Dhe pasi piva nje gote te mire qumesht soje, u ula para nje laptopi te vockel me i bukuri ne bote dhe paf, paf : shkrova nje artikull qe ç’te te them ! Rralle here kam qene aq i frymezuar. E kam lexuar tre here, dhe te treja heret me shkonin lot nga ngazellimi, aq i bukur eshte teksti qe kisha kaferdisur. Kisha bere vertet nje analize psiko-sociologjike te mbare hemisferes veriore gjate dy dekadave te fundit. Nje mrekulli. As me pak as me shume.

    Pas ketyre perlotjeve, mendova ta postoj per mbare popullin lexues te TC, duke u fergelluar nga ideja e kenaqesise dhe shkllahjes se vertete qe do te ndjenin shoket e mi tiranisto-kollingca. Atehere, me nje buzeqeshje tinzake prej femije çapken, iu afrova butonit “invia il comento”. Pasi e stabilizova mausin mu ne qender te drejtkendeshit, buzeqesha dhe njehere me nje mendim te veçante per vajzat lexuese te ketij uebsajti, mbylla syte ne nje lumturi te paqte, dhe i meshova gishtit tregues. Oh ç’tmerr, ç’fatkeqesi ! “Impossible d’ouvrir la page” !!!!!!!!

    Linja e internetit kishte nja 15 minuta qe me kishte lene shendene, diku ne ndonje cep te Frances, nje Dede nuk e kishte kryer mire punen dhe kishte lene nje tel te pashtrenguar. Atehere, me duart qe me dridheshin siç kur te kapin krizat e gureve ne veshka, bera nje “back” te deshperuar, dhe pasoja qe fatale : nuk pati me asgje, asgje, gjithçka e humbur, e shkaterruar, e shkelur me kembe nga Bouygues.

    I shtangur para ekranit, çova ndermend kenaqesine e paprovuar nga miqte e mi tironcakollingca, u shfajesova ne maje te gjuhes per kete shperqendrim te vemendjes sime te mjere, dhe mbylla kapakun e laptopit. I nxehur ne kulm, u ngrita dhe bera nje dush te tmerrshem, duke u ferkuar me nje lecke te leshte, njelloj si per te hequr gjithe merine apo mllefin qe me kishte pushtuar. Dola, vura nje kische lorraine ne mikrovale, nje shishe vere te kuqe Cazenaves, Bordeaux, dhe u perhumba para nje TV ku shfaqej nje film mbi Luften e Dyte boterore. Cfare tmerri ! Eshte e qarte, kjo lufte s’do te na ndahet asnjehere, sidomos atehere kur s’e kemi mendjen.
    Tungatjeta.

  2. loer kume Says:

    kujt nuk i kujton kjo skene nje tjeter simoter kur njeriu mondan i kollarisur hynte ne shtepi, ferkohej e rripej ne dush, dhe kryente veprimet e tij sakte dhe me perpikmeri e pastaj mr njr mendim te vecante mbi femrat dilte darkave, e asi pinte sasine e cakuar te veres duke diskutuar mbi luhatjet e burses te dites, aplikonte mendimin e vecante ne praktike karshi femrave ?

    kush gjen titullin e filmit AMERICAN… ?
    :)))

  3. Lester_Burnham Says:

    My name is Lester Burnham.

    This is my neighborhood.

    This is my street.

    This is my Iife.

    I’m years oId.
    In Iess than a year, I’ll be dead.

    Of course,
    I don’t know that yet.

    And in a way,
    I’m dead aIready.

    Look at me:
    jerking off in the shower.

    This will be the high point of my day.
    It’s all downhill from here.

  4. Patrick Bateman Says:

    Ncuq, you’re talking about…

    Bateman: Do you know what Ed Gein said about women?
    Van Patten: Ed Gein? Maitre d’ at Canal Bar?
    Bateman: No, serial killer, Wisconsin in the fifties.
    McDermott: So what did Ed say?
    Bateman: When I see a pretty girl walking down the street I think two things. One part of me wants to take her out and talk to her and be real nice and sweet and treat her right.
    McDermott: And what did the other part think?
    Bateman: What her head would look like on a stick. [chuckles]

    Bateman: I don’t think we should see each other any more.
    Evelyn: Why? What’s wrong?
    Bateman: My need to engage in homicidal behavior on a massive scale cannot be corrected, but, ah, I have no other way to fulfill my needs.
    Evelyn: What about the past?
    Bateman: We never really shared one.
    Evelyn: You’re inhuman.
    Bateman: No…I’m in touch with humanity.

    Bateman: You like Huey Lewis and the News?
    Paul Allen: They’re OK.
    Bateman: Their early work was a little too new wave for my tastes, but when Sports came out in ’83, I think they really came into their own, commercially and artistically. The whole album has a clear, crisp sound, and a new sheen of consummate professionalism that really gives the songs a big boost. He’s been compared to Elvis Costello, but I think Huey has a far more bitter, cynical sense of humour.
    Paul Allen: Hey Halberstram.
    Bateman: Yes, Allen?
    Paul Allen: Why are there copies of the Style section all over the place, d-do you have a dog? A little chow or something?
    Bateman: No, Allen.
    Paul Allen: Is that a rain coat?
    Bateman: Yes it is! In ’87, Huey released this, Fore!, their most accomplished album. I think their undisputed masterpiece is “Hip to be Square”, a song so catchy, most people probably don’t listen to the lyrics. [rapidly, as if agitated] But they should, because it’s not just about the pleasures of conformity, and the importance of trends, it’s also a personal statement about the band itself. [raises axe above head] Hey Paul!
    [he bashes Allen in the head with the axe, and blood splatters over him]

    Bateman: TRY GETTING A RESERVATION AT DORSIA NOW YOU FUCKING STUPID BASTARD! YOU FUCKING BASTARD!

  5. el_faraone Says:

    “Cdonjeriu i janë dhënë 2 cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Cdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën.”
    Mendoj se librat e P.C duhet te jepen per tu lexuar cdo shqiptari (qe jeton) ne Shqiperi!
    Une nuk jam i krishtere por ama P.Coelho e lexoj me kenaqesi, te fal momente relaksuese dhe ka fryme optimiste dhe pacifiste!

  6. AL3X Says:

    “Historia jonë është e tillë që njerëzve të zakonshëm u duhet të vendosin për gjëra të rëndësishme në situata të zakonshme, fare të rëndomta me të cilat ata nuk janë mësuar të përballen”
    Ehe..mos u merzit kaq shume! Edhe ajo “kryevepra” qe the qe kishe bere e pati nje lexues, admirues, ishe vet ti! Duhet te ndihesh krenar qe pate kete mundesi!

  7. ehe... Says:

    Patrick Bateman eshte nje nder personazhet me emblematike te viteve 2000. Por do te flasim dhe per te, njehere tjeter, sigurisht

    Ka qene viti 199… kur, per here te pare, pata ne dore nje objekt te çuditshem me kapak te bardhe, nje liber me titull “Alkimisti”. Nje mikesha ime franceze (eshte e rendesishme te theksohet kjo : franceze, arsyeja del me poshte), pas nje dite te tmerrshme ne pune ku kishte pergatitur dhe nenshkruar plot 13 çeqe qe do te futeshin ne llogarine e vet (e thene kalimthi, nje shume e kendshme prej rreth 28 000 frangash franceze, ose rreth 4 200 euro), vjen dhe me le ne dore nje kopje te Alkimisti. Vajta ne shtepi, u shtriva, por nuk e hapa librin menjehere. Ate nate s’lexova fare. Teper i lodhur nga puna. Te nesermen, fillova te lexoj. Alkimisti i Paulo Coelho. Nuk e njihja kete tipin, por mikesha me kishte thene se eshte nje perle e vertete. Madje aty flitej vertet per ca perla, gure ne fakt, ku njeri mbante emrin tim. U habita dhe m’u shtua oreksi. Kur vajta nga mesi, libri m’u keput nga dora dhe ra perdhe, permbys, i hapur ne nje faqe çfaredo. Nuk u perkula ta marr, gjumi me ishte afruar tashme. Ne mengjes, para se te shkoja ne pune, i hodha librit nje sy keqardhes dhe dola. Kur u ktheva, libri ishte ende aty. Pasi hengra njefare darke, mora librin dhe fillova te lexoj. S’kaluan as 5 minuta, dikush trokiti tek dera. I kapur ne befasi, libri me ra serish nga dora, kesaj here i mbyllur, me prapanicen perpjete. U ngrita, ishte nje fqinj nga ishull francez, gjysme i zi, me nje shishe rumi ne dore. Pasi e perzura me ndopak diplomaci, mora librin. Fillova te lexoj. Pas plot 17 minutash, ne oren 20.30, ra alarmi i ores. Kisha harruar ta çkurdis. Nuk e teproj po te them se libri me ra serish. Kesaj here, ballelart.

    Pas shume veshtiresish te papershkrueshme, arrita t’i dal ne fund. Atehere, i lumtur siç isha (te mbarosh se lexuari nje liber eshte njelloj si per nje brigadier kooperative kur realizonte planin e korrjes : nje gezim krejt i ligjshem), u ndala te mendoj : Bien, c’est bien, mais alors quoi ? (Mire, shume mire, e çfare pastaj ?). Asnje pergjigje.

    Ca dite me pas, mikesha me mori ne telefon dhe me pyeti per librin : e kam mbaruar, i thashe. Dhe… ? ia priti ajo si ne ethe. Dhe… s’mora vesh asgje ! Mikesha tha : po joooo de joooo, se nuk e ke lexuar mire. Sepse eshte nje liber qe flet per jeten, per fatin, per kete e ate… per… Stop, te lutem, i thashe, sonte kam pire mjaftueshem. E habitshme, tha ajo enderrueshem, Coelho eshte ai qe kupton çdo zemer femerore, e blablabla. Po mjekren, e pyeta une, me ç’dreq makine rroje e rruan sepse s’i ndryshon asnjehere ? Nuk e di, tha ajo, por sidoqofte i shkon shume. Dale pak, dale, ia ktheva une, ke rene gje ne dashuri me te, apo ç’djallin ka ? Jo, asgje, thjesht ai shkruan per…

    Me keputi gjumi. Neser, ose pasneser. Ose diku nga java tjeter, pas numerimit.

  8. AL3X Says:

    Gjithsesi, librat e tij nuk jane kaq zhvleftesisht te panevojshem!!
    Si nje liber i “lehte” qe mund te lexohet nje dite vere, ne zheg, pa asnje zhurme dhe do te relaksoshesh 2-3 ore! Nje liber per udhetim, Coelho eshte adapt! Nuk po them duhet ta lexosh medoemos, por nese nuk e lexon atehere e para-gjykon! Nese ste pelqen tjeter gje, nuk eshte pune nivelesh letersia! Dmth, ti qe lexon libra “te rende” je nje nivel me lart se te tjere qe lexojne edhe libra si te Coelho, Kongoli etj etj! Nuk besoj se jane humbje kohe! Nuk genjehet njeri nga letersia dhe librat e Coelho-s nuk te bejne me pak te pavemendshem ose me shume euforik nga cduhet.

  9. loer Kume Says:

    heheheh, do flasim nje here tjeter per bateman?😀 eshte shume interesante te shohesh impulsin e brendshem psikologjik per t efolur ne emer te turmave => simbolizohesh me turmen => e drejte per te drejtuar njerezit => per te folur ne emer te tyre => per ti gjykuar => per ti ngrene :P:P
    kidding sidoqofte, me ler jashte liste.
    Mali i Peste dhe Veronika deshiron te vdese mendoj se jane per tu vleresuar. coelho ka vetem nej problem. kur niset te shkruaje mua me le pershtypjen se te muri perballe sheh lulet, elozhet, dashurine e njerezve, femrat e bukura qe e degjojne si profet, autografet, ftesat neper studio, reklamen e helvet pacard, shitjet multimilioneshe, milionat e fituara, e ca ndodh? Coelho haron qe eshte shkrimtar, kthehet ne maratonomak, dhe vrapon aq shume sa i humb shijen subjektit duke i kaluar perciptas jo duke bere zhyt. kjo ia prish punen atij dhe ben te mos vleresohet (me njefare te drejte) nga ata qe e quajne veten lexues te mire. por edhe paragjykim prej kesaj arsyeje ka sa te duash.
    per bateman do flasim njehere tjeter.

  10. ehe... Says:

    Loer,
    Ju mund te flisni kur te doni per Bateman, ska asgje te keqe, perveç qe nuk desha (nga ana ime) ta zhvendos biseden sepse me kane qortuar shpesh se jam digresionist. OK.

    Megjithate, Paulo Coelho, duke gjykuar nga rreshtat me lart (pavaresisht perkthimit shume te mire – e pershendes perkthyesin, si koleg), eshte nje shkrimtar me te vertet i merzitshem. Ky lloj shkrimtari te mbyt me klishe, me perdellime qe te mpijne fare. Po qe se je ndonje lexues i dores se mire, Coelho behet i palexueshem. Por ska gje, edhe ai ka lexuesit e vet, madje te shumte, dhe nuk do te jem une qe do t’ia heq buken e gojes. Nderkohe qe Jim Harrison shitet psh 200 kopje ne France, Marc Levy te çan ballin me nja ca miliona kopje. Merre vesh tani.

    Shyqyr qe shitjet s’do te thone asgje. Perndryshe do te na dilte Ben Blushi shkrimtar me i madh se Kadare apo ku e di une.

    Me duket se shume prej jush ketu nuk e kane fort te qarte profilin e nje lexuesi te zakonshem europian. Do ta shpjegoj nje dite, por kur te jem vertet tejet i pushueshem, sepse tani ne kete çast, gati sa s’po shoh endrra me sy gjysme-hapur, dhe ju e dini se kur filloj te shoh endrra une, aty s’kam te ndalur pastaj…

  11. alfred Says:

    Ky libri ktu per mendimin tim eshte si me qene duke lexu ungjillin e Gjonit sipas Lukes qe ja tregoj Marku i cili ishte i dashuruar me komshien e Jezusit. Eshte shume e rende si histori, tipike e nje gjendjeje mesjetare. Akoma ska lindur dikush i cili do mundet te dal siper skemes se industrise kulturore e cila po e shkaterron tregimin. Ose te pakten keshtu me duket mua.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: