Projekti, Mardit Leki dhe Orkestra e Titanik-ut

by

nga Darien Levani

Shpesh herë pyes miqtë e mi që në ndonjë farë mënyre merren me krijimin : sikur ta dije që mbas një muaji bota do përfundonte, a do vazhdoje më të shkruaje/këndoje/kompozoje/xhiroje? Që të gjithë me përgjigjen “ Po” dhe, edhe pse ata nuk e dinë, në fakt po me gënjejnë.  Çdo gjë që ne krijojmë e krijojmë sepse e dimë që do ketë një spektator, një publik që do përballet me veprën tone e që, shpresojmë, mbasi të përballet me të, do ndryshojë. Edhe ata persona, më së shumti qesharak, që shkruajnë libra për ti futur pastaj në kasafortë ( Salinger p.sh ) thellë thellë shpresojnë që dikush herët a vonë ti lexojë e tu japi vendin e duhur në Pantheon. Po edhe ata që, e zëmë, menjëherë mbas krijimit, e djegin duke përdorur zjarrin e Prometeut apo “delete” të zotit Gates  e kanë pasur një spektator, që është vetja e tyre ( unë¬-spektator shikoj unë-krijues ) e ballafaqohen me të në mënyrën e vetëm që dine : duke dalë nga vetvetja. Pra, për ti rënë shkurt muhabetit, është e pamundur të mos kemi spektatorë, e – ata që akuzojnë modernitetin për çdo gjë të marrin shënime – ka qenë e do jetë gjithmonë kështu, epoka moderne në të cilën jetojmë kësaj here s’ka faj.

Dyshoj prej kohesh ama që ekziston edhe një kategori e tretë, e ndryshme nga gjithë të tjerët. Bëjnë pjese këtu ata artistë që lajmin e katastrofës që po afron do e prisnin me një ngritje supesh e do vazhdonin punën e tyre. Pse? Sepse është e vetmja gjë që dinë/duan të bëjnë, sepse janë lindur për të bërë këtë e, në fund të fundit, sepse nuk kanë rrugë tjetër. Një biçim diktature personale. Për ta krijimi është diçka ditore si frymëmarrja apo dëgjimi, diçka totalisht e pakontrollueshme.  Këta janë të paktët, janë ata që në një kohë tjetër do kishin bërë pjesë në orkestrën e Titanikut. Thonë që orkestra e Titanikut ( përbërë nga George Krins, Roger Bricoux, W. Theodore Brailley, J. Wesley Woodward, P.C. Taylor, J.F.C. Clarke, John Law Hume )  drejtuar nga Wallace Henry Hartle vazhdoi të bënte muzikë derisa i mbuloi uji sepse, nëse duhet të vije fundi, le të jetë fund nga ata me një farë dinjiteti, me një farë Muzike të mire e me Akull, faleminderit.

Po i mendoja të gjitha këto ndërsa dëgjoja këngët e Projekti. Projekti janë Mardit Leki, një person që me sa duket, ka atë dhunit muzikore që i lejon, sot të kërcejë në skenën rock me bas në dorë e nesër të shkruaje kolonën zanore të një filmi eksperimental tip Let me free. Marditi pra, i ndihmuar nga  Elvis Hoxha e nga shumë muzikantë të tjerë që, me sa më thonë, herë pas here bëhen pre e eksperimenteve të Mardit i cili, këngë pas këngë, me një kurim maniakal, u tregon se çfarë duhet të bëjnë e si duhet ta bëjnë. Baza e projektit sidoqoftë vjen nga Supernova. Një mori këngësh gjenden në  myspace, albumin e plotë e gjeni  këtu, në Fb.

Një ditë dua të flas edhe për këtë : për faktin që myspace ka revolucionuar muzikën, e FB po vazhdon në të njëjtën rruge. E me shumë kënaqësi vë re që plot artistë shqiptare i njohin e i përdorin këto instrumente që – le ta themi hapur  e pa shumë keqardhje – herët a vone do zëvendësojnë albumet e dyqanet. Këtë do gjeni nëse klikoni më sipër, tinguj të ndryshëm. Tinguj herë të çuditshme e herë natyror, herë të përditshme e herë të dëgjuar për herë të parë. E gjithë kjo përbën Projekti, album që mund të dëgjoni në këtë link e që  përmbledh esencën e pranishme të Mardit. Eshtë një album delikat, që  duhet dëgjuar me kujdes sepse çdo këngë  fsheh e përbën një thesar të vogël ndërtuar me shumë kujdes. Një album që rritet minutë pas një minute, por që do shumë vemëndje për ta ndjekur e për të kapur logjikën. Nuk mund ta degjosh duke gatuar, do humbasësh pjesën më të vyer. Ka nevojë për një respekt e një hapje mendore jo të zakonshme sepse tingullon ndryshe nga çdo gjë që kemi dëgjuar në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndësishme e dua të jetë e qartë : nuk janë ca këngë të hedhura aty pa kohë e stil, është më shumë një rrugë që mund të bësh me artistin që të merr dorën e të çon atje ku dëshiron! E çfarë rruge! Por s’duhet të humbisni, të ngatërroheni. Ju kërkohet vetëm një sforcim i vogël që ja vlen bukurinë: përqëndrimi!

Mardit LEKI + 00 Genti në koncert

Arsyeja e ngatërresës është e thjeshtë. Muzika, ashtu si edhe mendimet, rrallëherë janë një rruge e drejtë me një fillim-zhvillim-fund. Në shumicën e rasteve janë një rrëmujë e madhe librash, kujtimesh, ushqimesh, ngjyrash, qentë e Pavlov, një udhëkryq në të cilin të katra përgjigjet janë të sakta. Ajo që e bën një këngë pop 3 minuta është edhe procesi me të cilin një muzikant vendos të “përkthejë” vizionin e tij në diçka tjetër, me të kuptueshme për të gjithë. S’ka asgjë të keqe mbi ketë, e ndoshta as asgjë të mirë. Natyrisht, mund ta gjykojmë e biles ta fajësojmë djalin për faktin që gjatë “përkthimit” të ideve të tij ka qene më shumë besnik edhe i pastër se sa jemi mësuar ta dëgjojmë e nuk na e ka servirur në mënyrën që preferojmë, në atë të festivalit. Mund ti themi që këngët janë shumë të gjata, shumë mistike, shumë të ngarkuara ( unë numërova deri në 8 instrumente pastaj u lodha ) shumë të shkurtra, të gjata, shumë katrore, shumë të shpejta apo shumë të verdha. Nëse gjeni dikë që të hedhi gurin e pare do e shikoni se çfarë masakre fantastike mund të bëjmë. Jo aq shumë për atë që është Marditi në vetvete, po për atë që ka bërë. Sepse vizioni i tij na bezdis, sepse nuk duam që të përdorim veshin tone për të kuptuar e preferojmë të përdorim veshin e dikujt tjetër që përtyp e bën gati çdo gjë për ne! S’duhet harruar kurrë që natyra njeh vetëm tingullin, që ne kemi deformuar për ta bërë muzikë, që pastaj kemi ri-deformuar për ta bërë pak a shumë pop. Kthimi në tingullin origjinal nuk është fare i lehtë, edhe pse tingulli është e vetmja gjë që ka rëndësi e është – a duhet të jetë, në preferoni – Shën Graali që kërkon çdo muzikant. Sepse, që gjitha këto këngë në fund që fundit, janë ajo që do kishte ndodhur sikur në një fare pike Brian Eno të kishte takuar Kraftwerk në shtëpinë e Thom Yorke. Janë emra që, të marre veç e veç duan ca vite kohë për tu kuptuar, leri më të gjithë bashkë.

Apo, mund ta marrim për atë që është. Një person që bën muzikën që do të bëjë ndërsa 28 mijë metra katror Titanik fundosen ditë për ditë!

Zë te Penetraying Eyes e Come inside me : Linda Rukaj
Saks tenor : Ermal Rodi
Violin : Olsa Papandilli

DEGJO ALBUMIN!

Tags: , , , , ,

4 Responses to “Projekti, Mardit Leki dhe Orkestra e Titanik-ut”

  1. omonstro Says:

    gjendet ndo1 menyre tjt x te degjuar albumin pervec fb? Flm

  2. Xixellonja Says:

    Duhet te na vije me keq qe keto 28 mije m katrore po fundosen apo se ata qe jane siper po e pershpejtojne ?

    I kam njohur kohe me pare te myspace, nuk arrij ta degjoj pjesen tjeter. Kur me rastis te degjoj kesi gjerash them me vete keta jane te cmendur, duan te vdesin urie ne nje vend ku muzika quhet e tille vec po u kendua neper dasma. E verteta eshte qe te cmendurit jane ata qe po fundosen e nuk dine te bejne Projekte te perbashketa kaq te bukura.

  3. loer Kume Says:

    ka ditare sekrete qe s do lexohen kurre nga askush. ato shkruhen deri ne fund te jetes. dhe pastaj digjen.

  4. Shumë të reja nga fronti muzikor perëndimor « Tirana Calling Says:

    […] Mardit Leki, Projekti. […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: