Historia vazhdon

by

nga Ilda ISUFAJ
Qielli gri mbi shpinë. Librat shfletohen në zymti. Më vinte të shprehesha: “Hijet më janë qepur pa ndonjë shkak.”

Unë të flisja nëpër tym për flokët që helmonin. Bukuritë lëvizninn sinkron me rrotullimin tim. Unë të flisja për ngjarje absurde. Një automobil i ngarkuar merrte frymë me vështirësi. Kisha frikë se mos rrëzohej, unë ecja mendueshëm dhe hijet ndiqnin nxitimin tim. Pemët e ngarkuara me avuj. Zogjtë nuk lodheshin së fluturuari. Të vegjlit shtrëngonin ushqimin në duar.  

Unë të flisja për dheun që shkelej, thërrmohej, puthej. Toka kishte nga pak pluhur për fatin e çdokujt. Aty ruhej heshtur e shkuara, ajo për ç’ka pritej. Balta e përgjumur bulëzonte në ajrin e njomë. Avujt dilnin prej tokës me një ngrohtësi rrënqethëse.

Unë të flisja nëpër tym për lojërat fëminore. Vrapoja me krahët hapur e vetes i këndoja vargje të hareshme. Mollët e kuqe në jeshile qëndronin shkujdesur në pëllëmbët e duarve. Kërcenin britmat bashkë me topat shumëngjyrësh.

Unë të flisja nëpër tym për pikëzat e ujit. Shkëputeshin lotët radhazi për në dyshemenë e drunjtë. Faqja shkëlqente. Diku pëshpëritej, zërat kërkonin të bashkonin ngrohtësinë me të ftohtin e ëmbël. Buzëqeshnin fytyrat e ngopura me gjumë. Mes shkrepjesh të magjishme fluturonim nëpër ëndrra. Dhe uleshim prej së larti, si borë qetësisht.

Unë të flisja nëpër tym dhe flaka hidhte flakë. Zjarri i inatosur kërkonte të shuhej. Ndiehej i detyruar të jetonte gjatë. Mërzia qante mbytur. Qirinj të ndezur preheshin mbi zilinë tonë. Dhjetra, qindra….shumë. Ngadalë shkëputej i shkrirë, dylli i hidhur mbi trupin e gjerë të qiririt. Lulet e bardha e te verdha kishin ulur petalet me ankim.

Nëpër tym flokët e lirë flinin mbi jastëk,… dritëzat hijeshonin mimikën e menduar, teksa kundroja e ndrojtur lëkurën e pastër të pafaj. Pranë e pranë përkuleshin duart. Herë-herë dëgjohej ndonjë faqe që shfletohej.

Në errësirën e vrarë kërkoheshin hijet.

Advertisements

One Response to “Historia vazhdon”

  1. un Says:

    Shume bukur. Dhe mjaft premtuese.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: