Përprapësi arsimore dhe shëndetsore

by

Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përqindjen e buxhetit të arsimit kundrejt PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto). Ajo lë pas  vetëm Turqinë, ndërkohë që është shumë larg mesatares së BE-së.

Qiproja është shteti që investon më shumë nga PBB në arsim, mesatarisht 6.4%.  Pas saj vjen Sllovenia me 5.68% dhe Hungaria me 5.15%. Këto tre vende janë edhe mbi mesataren e BE-së prej 5.1%.

Në një paraqitje tjetër krahasimore me vendet e rajonit, Shqipëria është vendi që shpenzon më pak nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.

Në vitet 2003-2006 pesha e buxhetit të alokuar për këtë sektor, si përqindje e Buxhetit Total, përjetoi rritje, por 2007-a e gjeti Shqipërinë me një rënie 15% krahasuar me një vit më parë. Vitet 2008 dhe 2009 vazhduan ta shkëputin vendin tonë nga pjesa tjetër e rajonit, duke shpenzuar vetëm 8.4% të Buxhetit për shëndetësinë, krahasuar me një minimum prej 10.2% që po shpenzonin fqinjët tanë.

Në kushtet kur shteti nuk paguan një shërbim, individi paguan vetë për të. Nëse studiohet pesha që zënë shpenzimet publike ndaj shpenzimeve totale për shëndetësinë, do të shikohet se Shqipëria është vendi ku shpenzimet publike zënë peshën më të vogël në rajon.

via “Open Data Albania” (1 & 2) nga Blerta Zilja

karikatura pershtatur nga francartoons.co.uk

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: