Evgjitja shtohet me fotoshop

by

Shkolla ilustron harmoninë sociale në albumin e fundvitit

Tiranë – Në frymën e bashkëpunimit dhe harmonisë mes shtresave sociale e grupimeve të ndryshme etno-kulturore të nxënësve të shkollës 9 vjeçare “27 gushti” në kryeqytetin shqiptar, një fëmijë rom u shtua me fotoshop në grupin e disa nxënësve të bardhë të klasës së pestë, me rastin e afrimit të mbylljes së vitit shkollor. Burimet zyrtare të shkollës pohuan se ilustrimi i diversitetit shoqëror është prioritet i shkollës në fjalë. “Ne jemi krenarë që veç fëmijëve të bardhë, kemi nxënës edhe katër fëmijë romë”, tha për mediat drejtori Trung Kërcuri, “ndaj menduam se një fotografi ku mungon fëmija i lumtur rom, do të ishte pasqyrim i pasaktë i realitetit”. Drejtori Kërcuri sqaroi se administrata e shkollës vendosi të printojë një album për fundin e këtij viti shkollor, por “mes dhjetra e qindra fotove me nxënës të qeshur, për dreq mungonte portreti i lumtur i një evgjiteje ose cigani”. Shton Kërcuri: “Na u desh një punë e madhe. Jo vetëm që qe e vështirë të gjenim një fëmijë surratzi mes fotove tona, por u bë dyfish e vështirë ta gjenim të qeshur pizevengen”.

Drejtori sqaroi se një fotografi natyrale nuk do ta pasqyronte realisht diversitetin multikulturor dhe respektin e ndërsjelltë mes fëmijëve të bardhë dhe dorës së zezë. Nga ana tjetër, fëmija i shtuar artificialisht në fotografi, në fakt ka qenë vërtet nxënëse e shkollës për një semestër të klasës së dytë, kur u detyrua të braktisë sepse zgjodhi karrierën e mbledhjes së kanoçeve. “Nxënësja ka qenë vërtet e jona. Quhet Xhairzinja Murati dhe e takoj shpesh edhe sot, në koshat e plehrave të lagjes sime”, tha drejtori. Ai shtoi se edhe vetë Zinja do të gëzohet kur ta marrë vesh sesa mirë shkon me fëmijët e tjerë, e madje do t’i falenderonte mësuesit për këtë nder. “Nuk ka gjë, vajzë, nuk ka gjë, ka qenë kënaqësia jonë”, deklaroi drejtori Trung Kërcuri, “dhe po e them përmes medias suaj, se kur të dalë kalendari i shkollës, katër fëmijët e zinj që i kemi mes nesh, do ta blejnë atë me ulje çmimi”.

Ndërkaq, mësohet se fotoshopimi i fotografive të shkollës “27 gushti” është vlerësuar si i suksesshëm dhe po merret si shembull edhe nga shkollat e tjera. “Fotoshopi po ofron një mundësi të re që duhet shfrytëzuar, për arritjen e harmonisë sociale-kulturore në shkollat tona”, tha specialistja e drejtorisë rajonale të Arsimit, Ana Lfabeti, “tani shkollat tona mund të fusin në broshurat e tyre më shumë fytyra xaxësh, evgjitësh, b…zinjsh e kështu me rradhë”.

pershtatur ne shqip nga revista “Klan”, origjinali nga “The Onion”

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: