Tlidhtetetë

by

Megjithë kritikat dhe kundërshtimet kundër hapjes së Institucioneve Jo Publike të Arsimit të Lartë (IJPAL), universiteti i parë privat u licensua në vitin 2003. Në tre vitet e para, numri i tyre ishte shumë i kufizuar, por pas vitit 2006 ky treg mori zhvillim të menjëhershëm. Kërkesa gjithmonë e më e lartë për edukim e bëri shumë të lehtë lindjen dhe mbijetesën e IJPAL-ve.

Në vitin shkollor 2010-2011 numëroheshin plot  38 universitete private, 3 herë më shumë se universitetet publike.

Në se do të shqyrtohej shpërndarja e studentëve midis Institucioneve të Arsimit të Lartë, mund të shikohet më mirë ndikimi që ka filluar të ketë arsimi privat në Shqipëri. Deri në vitin 2006-2007, pjesa e tregut që ai zinte ishte shumë e vogël, vetëm 4.7%. Shkaku kryesor ishte rritja e kuotave në arsimin publik, por edhe një licensim shumë i shtrënguar i IJPAL. Kështu, deri në këtë vit, numri i studentëve në universitetet publike u rrit në 82.099, 50% më shumë sesa në vitin 2003-2004.

Pas vitit 2006, universitetet private nisën të fitojnë gjithmonë e më shumë tërren. Në vitin 2007-2008, ato zotëronin 10% të tregut dhe një vit më vonë, 14%. Shkaku kryesor ishte rritja e numrit të IJPAL të licensuara dhe ulja e lehtë që pësuan kuotat e universiteteve publike. Viti 2009-2010 u shoqërua me rritje si të studentëve në universitetet private ashtu edhe në ato publike. Tashmë edukimi jo publik kishte 18% të tregut. Ai ishte rritur 55% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që arsimi publik, pas rënies së dy viteve të mëparshme, u rrit me  19.6%.

via “Open Data Albania” nga Blerta Zilja

Tags: , ,

One Response to “Tlidhtetetë”

  1. Opium për popullin « Tirana Calling Says:

    […] Zot e di se si Çiljeta rrezikon ndonje nga te shumtet universitete shqiptare. Gjithsesi, eshte nje truk i mire per te bere humor dhe per pasoje per te […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: