Xhorxh Klunei apo George Clooney?

by

nga Denor MARKU

Ndodh çdo ditë të lexojmë nëpër titujt kryesorë të gazetave shqiptare apo faqeve të ndryshme informative online, emra personazhesh të huaj krejtësisht të shqipëruar. Mund të lexojmë Stiv Xhobs, Xhorxh Klunei, Sharliz Teron apo Anxhelina Xholi. Nuk dihet nëse kjo është një rregull e drejtshkrimit, apo janë gazetarët tonë që bëjnë sipas qejfit të tyre.

Këto qëndrojnë të dyja, pasi në librat e gjuhës kemi mësuar që gjuha jonë e bukur shqipe shkruhet ashtu siç shqiptohet, dhe ky rregull duhet të vlejë edhe për emrat e përvetçëm, megjithatë edhe gazetarët bëjnë sipas qejfit të tyre duke qenë se në një artikull të së njëjtës gazetë mund të lexojmë të shkruar Stiv Xhobs në një artikull dhe Seve Jobs në një tjetër. Atëherë këtu ose kemi një rregull që nuk është i qartë për të gjithë ose ka diçka që nuk shkon.

Unë për vete nuk jam as gazetar dhe as gjuhëtar, por shqipërimi i emrave të huaj nuk më duket shumë normale. Do ta pranoja sikur në një artikull të shkruhej emri i shqipëruar dhe në kllapa emri origjinal siç ndodh në shumë romane të huaj të përkthyer në gjuhën shqipe, por megjithatë edhe kjo ndoshta nuk do të ishte e saktë. Të gjithë ato që mbrojnë teorinë e shqipërimit të emrave të huaj, e justifikojnë atë me faktin që jo të gjithë dinë gjuhë të huaj, kështu që jo të gjithë janë në gjëndje ti lexojnë dhe shqiptojnë ato saktë. Kjo mund të ishte e drejtë para pesëdhjetë vitesh por jo sot në vitin 2012, ku fëmijët studiojnë anglisht që në fillore dhe përdorin kompjuterin pa folur akoma.

Rasti më i thjeshtë mund të jetë ai i gjuhës italiane. Dhe italianët si ne, pretendojnë që gjuha e tyre lexohet dhe shkruhet njëlloj. Marrim rastin e futbollistit të njohur anglez Wayne Rooney, si në gjuhën italiane ashtu edhe në gjuhën shqiptare do të shkruhej dhe shqiptohej Uein Runei, por ndërsa në gazetat sportive italiane ai shkruhet në të njëjtën mënyrë, dmeth Wayne Rooney, në gazetat tona shkruhet Uein Runei ose ndonjëherë edhe Wein Rooney, si ta kapin kompjuteri. A është e drejtë kjo? Mos ndoshta italianët i flasin më mirë se ne gjuhet e huaja? Nuk besoj. Po sikur nesër Xhorxh Klunei (George Clooney) të rregjistrohej në Universitetin e Tiranës, si do ja shkruanin emrin në rregjistër?

Tags: , , ,

4 Responses to “Xhorxh Klunei apo George Clooney?”

  1. loer Kume Says:

    sigurisht qe do ja shkruanin rabindranath tagore, ashtu si shkruhet, gjeje vete si lexohet. s te ka faj george per kete pune.

  2. Anon Says:

    Italianet shkruaje ‘home’ per ‘prima pagina’ ose ‘indice’, cfare mund te thuash me teper. Gjithashtu, te gjithe mbase mesojne anglisht qofte edhe qe ne bark te nenes sot, por ka alfabete te tjera vec atij anglez qe pervecse kane shkronja unike, te cilat duhet te jesh foles i gjuhes qe t’i kuptosh, kane edhe shqiptime unike qe vetem shqiperimi mund t’i percjelle. Me vjen keq por argumentat e tua nuk vlejne.

  3. Albi Dardan xhunga Says:

    Nga te gjithe ato qe shkruan, vetem per dicka ke te drejte. Konstatimi se s’mund te jene te dyja format korrekte eshte i sakte. Ndersa me te tjerat je lodhur kot i dashur. Mqs more qe more mundimin te shkruaje dicka, merrje mundimin edhe te pyesje dike te fushes te pakten.
    Po te them dicka, me shpresen se do te te beje te kuptosh se sa kot ia ke futur ti bashke me pothuajse-gazetaret qe ke lexuar.

    “Po ne rastet kur autori i nje libri, futbollisti, apo aktori te jete kinez, ose arab; si duhet t’ia shkruajme emrin?”

  4. wings Says:

    emrat e pervecem duhen respektuar qofte nga ana vizuale ashtu edhe nga audio. per mua ne kllapa duhet te qendroje shqiptimi, perkrah cdo emri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: