Richey Edwards

by

Richey Edwards, 22 dhjetor 1967 - 1 shkurt 1995 (?)

Duke ridëgjuar Generation Terrorists.

Richey Edwards ka qënë një muzikant britanik, kitarist dhe poet i Manic Street Preachers. Një farë Cobain britanik.
Në një intervistë tashmë legjendare me New Musical Express, mbasi gazetari shprehu dyshime mbi vërtetësinë e Maniacs, Ritichie nxorri një brisk dhe shkruajti në krah 4 Real për te provuar se sa e se si e ndjente muzikën.

Richey Edwards është zhdukur në 1 shkurt 1995 në Londër. Që nga ai moment askush nuk ka më lajme për të. Ne 2008 është deklaruar i vdekur. Ne 2009 Maniacs i kanë dedikuar një album të mrekullueshëm, Journal for Plague Lovers, me tekstet e Edwards.

Më pëlqen të mendoj që Ritchey është lodhur nga industria e muzikës edhe është larguar drejt një jete normale. Më pëlqen të mendoj që ata që thonë se e kanë parë në Indi a në Nepal e kanë parë vërtet, e nuk janë thjesht njerëz pa punë që shpifin sepse dita është e gjatë. Më pëlqen të mendoj Edwards tek jeton në paqe me veten e me djajtë e tij. E sa herë mendoj që fundi i tij është identik me fundin e Cobain, më pëlqen ta rilexoj tek thotë :   “In terms of the ‘S’ word, that does not enter my mind. And it never has done, in terms of an attempt. Because I am stronger than that. I might be a weak person, but I can take pain.



Tags: , ,

One Response to “Richey Edwards”

  1. xixellonja Says:

    ‘Cos I’m really tired
    I’d love to go to sleep and wake up happy (Williams Last Words)

    Ne fillim ishte vec shoferi qe i jepte furgonit te grupit pastaj u be kitarristi i dyte, me skeptiket thone qe bass-i i tij tamam si ai i Sid Vicious nuk ishte i lidhur me amplifikatoret gjate koncerteve per te nenvizuar cilesite e tij mediokre si muzikant. Megjithate kjo nuk e ndaloi te hynte ne muzike,ti binte gjere e gjate e te largohej atehere kur muzika kish me shume nevoje per te. Nje intelektual i marre hua nga Rock-u keshtu me eshte dukur heren e pare qe kam degjuar Manic, tekste te politizuar e te mbushura me citime njerezish te medhenj (vec ata qe kane lexuar mund ti shkruanin), si zile per anglezet e pergjumur te periudhes se tejzgjatur konservatore. Richey Edwards eshte dicka komplekse, ka aftesine te flase me te njejten force si per sistemin shoqeror e si per alkoolin, per anoreksine e per autolesionizmin (gjesti i tij nuk lind nga hici). Ka duplicitetin e te qenit rock-star e ne te njejten kohe te ligjeroje neper universitete studenteve qe te mos humbin kohe kot neper festa idiote por te mesojne, irritohet me injorancen e tyre qe e shikon si nje djall qe i ka pushtuar.

    Radiohead nese mbaj mend mire i kane kushtuar How to disappear completely.

    Ne ca Dvd qe kam pare, neper koncerte pjestaret e tjere e permendin akoma emrin kur thone perberjen e grupit e bile dhe te ardhurat nga te drejtat e autorit derdhen ne nje llogari qe nga zhdukja e tij por deri tani ato si ka prekur askush.

    Zhdukja eshte me e keqe se sa vdekja, te le perhere me dyshim e gati ne te gjitha rastet duket sikur ishte e lajmeruar por te interesuarit jane te fundit qe e marrin vesh.

    Nuk di nese shendeti i tij mendor kish ndonje shprese per te dale nga ai tunel i erret ku kish hyre e qe e bente te rrinte dhe me muaj mbyllur, nuk di nese do kish qene e mundur Edwards do ishte i njejti person. Kam besuar gjithmone se cmenduria (ne sensin me te gjere te fjales) i shoqeron gjithmone keta lloj njerezish e me sherimin e saj (nese do ish e mundur) ata s’eshte e thene qe do ishin te lumtur e me te mire per veten e tyre e te tjeret.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: