Të betohem, për Zotin!

by

nga Eljan TANINI

Në vegjëli, skulptura e rrahjes së një zemre drejt asaj që nuk e njeh, tashmë u bë! Që në kohën e endjes së panjohur për atë që e rrethon, mëson të mirat dhe virtytin. Një fëmijë i rritur mes asaj që ka dhe që nuk ka, fillon të edukohet. Në kujdesin e tij të parë, fëmija duhet të nisë një rrugë, ose më saktë e kanë nisur drejt një rruge të adhurimit në besim. Një vizitë e shkurtër drejt një vendi adhurimi, do të bënte shumë mirë. Ishte e dielë mëngjesi e klasës së katërt, kur fëmijën e veshën me kollare dhe kostum, madje i leu vetë këpucët nr 35-sa; dhe Zonja Pa, e mbërtheu në dorë për ta çuar atje ku nuk e njihte. Në vizitën e fillimit nis ajo që nuk është parë, heshtja, qetësia, dritë e pakët, bukuria e ndryshme e mjedisit ndaj qëndrimit adhurues. Të gjitha këto e ndihmuan fëmijën të fantazojë. Në përgjithësi kjo është një harmoni e shoqëruar nga ngjyrat dhe herë – herë edhe nga muzika. Frytet shihen më vonë, nga ku nuk do të mund të ndahet më, ose edhe po u nda do të kundërshtojë më shumë. Sepse mes miqsh do t’i referohet shpesh shkrimeve të shenjta në moralin e parë. Në Katekizëm! Edukata e ndjenjës së mrekullimit, mjedisi i natyrshëm, fenomenet natyrore, ndërrimi i stinëve janë shkaku më i mirë për ta ndihmuar fëmijën që të njohë botën me shkaqet e krijimit. Çdo zbulim i ri shton dëshirën për të njohur mrekullinë, se si çdo gjë rrjedh në këtë mënyrë, si dora nis të lëvizë dhe si unë fëmija, erdha në këtë jetë. Si mund të ndodhë ndryshe? Fëmija sheh simbole lëvizjesh, sheh figura të pakrijuara më parë. Të tjerë nuk mund t’i shohin. E unë për këtë krenohesha, më pas përpiqesha t’i vizatoja ashtu siç ishin, nga aty ku më dilnin: mbi apo anës mureve! Çdo situatë e parë nga fëmija në krijimin e një fillimi në intelektin e tij do të lërë pasoja më vonë, që as ai e as të tjerë nuk do të mund të kuptojnë zgjedhjen e një rruge të caktuar prej tij. Shpirti fëminor tashmë kërkon të gjejë një krijues! Por aq shumë u mrekullua fëmija për imagjinatën ndaj Zotit, sa në klasë të gjashtë, linte orët e mësimit për të shkuar në kishen ku mendonte se besonte! Hapte librat, ndonjëherë ishte koha më e mirë për të lexuar edhe Biblën! Qëtësia e kishës pa njerëz, e ndihmonte të lexonte më shumë për frymën që nuk e njihte, për Zotin, por edhe të përfundonte detyrat në kishë. U rrit, me gjetjen e stilit të tij, po harronte frymën që njohu sepse dyshimet mbi Zotin dhe informacionet e marra për të, e bënë më shumë dyshues. Humbi “identitetin” e tij në lidhje me fenë, sepse i gjithë ky informacion në lidhje me kishën, e çuan në dyshime të mëdha për krijimin, fetë, njerëzit dhe vetë Zotin : por jo dinjitetin e parë. E gjitha kjo aktivizoj tek femija ndërgjegjen dhe dinjitetin e tij, sepse përgjigjet ishin dyshimet prej saj. Megjithatë, edhe format nuk ekzistojnë, edhe identiteti nuk mund të shfaqet kurrë në formën që është. Mos ta ngaterrojmë dinjitetin me identitetin sepse kjo e fundit është një fjalë që nuk është. Identiteti nuk thotë asgjë në lidhje me atë që mbart si fjalë, as e shkuara e as e tashmja. Duke i qëndruar kështu më shumë idesë se koncepti mbi njeriun nuk gjendet më, se njerëzorja tashmë po humbet dhe është bërë më shumë plastike se mendore, nuk ka më identitet njerëzor (nuk është së më parë ka patur) por vetëm dinjitet personal. Si kategori kohore, më shumë identiteti dhe me pas dinjiteti, kanë të bëjnë me rrjedhën e dijes që njerëzit marrin, dhe si nën shtresa morale, vlerësojnë subjektin drejt informacionit. Të kuptosh të tjerët nga ana e identitetit, për mendimin tim, është fragment kohor që nuk është kurrë i saktë. Fëmija nga besimi vajti në reflektim, e më pas në dyshim. Çështja është, pse në gjithë këtë mori vlerash fëmija nuk beson më? Cili është Zoti tjetër që kërkon? Apo nuk e kërkon?! Teknologjia, një Zot tjetër më i lrishëm, përgjigjet prej dyshimeve, agnostiku, apo thjeshtueshëm ajo që nuk kërkon të besojë dhe vetëm përton?!

Shkëputur prej kohës në Oborrin e Takimit 14 Nëntor, 2011

Tema: Identiteti e dinjiteti i personit në rrjedhën e informacionit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: