Ku punojnë shqiptarët

by

Sipas sektorëve të punësimit, në 2010 rreth 18.1% e të punësuarve punojnë në sektorin shtetëror, 26.6% në sektorin privat jobujqësor dhe 55.3% në sektorin privat bujqësor.

Historikisht punësimi sipas sektorëve ka ndryshuar si më poshtë:

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pesha e sektorit privat jobujqësor ka ardhur në rritje, dhe kjo është shoqëruar me uljet të peshës së sektorit privat bujqësor dhe sektorit shtetëror.

Ajo që vihet re është se sektori privat bujqësor, në të cilin punojnë rreth 55.3% të totalit të të punësuarve në Shqipëri, siguron rreth 18% të PBB-së, ndërkohë që pesha e këtij sektori të rëndësishëm në shpenzimet e buxhetit zë vetëm  2.1% (për vitin 2010).

Fshati përkundër qytetit

Në vitin 2009, pensioni mesatar në qytet rezulton 12,032 lek, ndërsa në fshat 6,656 lek në muaj.

Përsa i perket shpërndarjes historike të popullsise fshat/qytet, ndryshimi i raporteve ka qënë dhe mbetet dukshem drejt zhvendosjes së një pjese të mirë të popullsisë nga fshati në qytet. Kështu, në vitin 1950 popullsia urbane ishte vetëm 25% e popullsisë rurale, në vitin 1990 ky raport arriti në 57% dhe në vitin 2010 raporti përmbyset, bëhet 107% (shifrat bazohen tek te dhenat e skedarit excel).

via “Open Data Albania” (1, 2, 3 & 4) nga RE dhe Blerta Zilja

Tags: , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: