Dashu-çoko-ri

by

Duke nenvizuar faktin se nje apo dy luge te tjera nuk do te benin asnje qeder keshtu si kane ardhur punet, nje depresion klinik akut ne kryeqytetin shqiptar deklaroi me bindje se ende kishte mbetur pak çokokrem ne kavanoz. Sipas ketij grumbulli simptomash qe lidhen me ankthin e perhershem dhe vetevleresimin e ulet, nje sasi e vogel nga kremi i shijshem kishte mbetur edhe ne buzet e kavanozit.

“Aq me teper qe eshte Nutella”, tha depresioni, “eshte gjynah te shkoje dem, keshtu qe perlaje dhe ate per te mbledhur mendjen, perderisa i hyre kavanozit me luge dhe e mbarove per pese minuta”. Ai qe u klasifikua nga mjeket si depresioni i shkalles siperore, shtoi se kremi i çokollates i perzier me sasine e duhur te kremit te lajthive jo vetem qe ishte i parezistueshem, por gjithashtu ishte “e vetmja gje qe ta largon dhimbjen e kokes”. “Mbaroje dhe ate qe ka mbetur”, kembenguli depresioni, “s’ka kuptim te ndalosh tani”. Me tej sindroma totalisht e nenvleresuar nga njerezit shtoi: “Asgje nuk ka kuptim, gjithsesi”.

Pak caste me pas, ulja e nivelit te serotonines, dopamines dhe norepinefrines beri qe depresioni te vriste mendjen se ç’perfitim do te kishte nga ky cikel i pafundme vetemeshirimi, dhe si ka mundesi qe nje qenie njerezore te katandiset ne kete derexhe saqe te mbaroje nje kavanoz plot me Nutella brenda pak minutash. “E tmerrshme, çfare mungese dinjiteti! Ç’ngeli per t’u bere tani? Vetem t’ja futesh nja tre ore gjume ne mes te drekes. Fli, fli si idiot, tek e fundit askujt nuk i plas per ty”.

Teksa grimcat e fundit te kremit te shijshem po merreshin nga fundi i kavanozit, çrregullimi afektiv beri me dije se ndoshta ajo qe ja vlente te behej tani ishte “te zhdukej pergjithmone”. Gjendja kronike perjetoi menjehere me pas nje ndjenje turpi dhe vete-urrejtjeje, qe u pasqyrua ne renien e luges ne dysheme. “Mire, mire, mblidhe veten”, tha semundja mendore, duke reaguar ndaj rritjes se nivelit te oksigjenit ne gjak teksa perseriste me vete se nuk e kishte fajin luga. “Puna ka qene keq edhe me pare, apo jo? Por pastaj gjerat permiresohen. Gjithe ceshtja eshte qe mendja te mizoteroje ndaj trupit: Ke kaluar kohe te veshtira? Pune e madhe, plot te tjere kane perjetuar trishtime ne jete. Çohu dhe perballoje si burre!”

“Mos, mos bej keshtu”, vazhdoi neuroza me ton te ulet, duke ndezur serish procesin e prodhimit te loteve, “ndihu me mire, te lutem”. Burimet bejne me dije se gjendja klinike multi-simptomatike ne vijim sugjeroi qe te kontrollohej edhe nje here kavanozi i Nutella-s, se mos kishte mbetur ende diçka.

shfaqur si “Depresioni: Paska ende çokokrem” tek revista “Klan”, perkthyer nga (por pa e permendur) artikulli i “Onion”

Advertisements

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: