Tinguj neper Totalitarizem

by

 

nga Behemot

Karakteristika kryesore e sistemeve totalitare eshte ndryshimi rrenjesore dhe i pakushtezuar i shoqerise, i individit, dhe i raportit te ketyre me pushtetin. Tre subjektet mbizoteruese te kultures perendimore, e cila e pati nisur kalvarin e saj qe me iluminizmin , behen objekti kryesore i eksperimenteve pseudoshkencore te arsyes se verbuar qe duke mos gjetur dot pikat e saj te referimit ne menyre pragmatike kerkon legjitimitet ne pseudoringjalljen e ideve te medha te vetehumbjes njerezore . Keshtu pergjate formimit te ketyre ideve rivolucionare dhe shpesh kunderrivolucionare(pesimiste) shikojme tek bien nje e nga nje te gjitha format e besimit kulturor qe shoqeria kishte krijuar me shume mund pergjate historise se saj. Bien vlerat kulturore, bien virtytet e pasterta republikane, bie identiteti i pandryshueshem i individit arsyetues. Shembet mbi te gjitha, si nje Titan i mposhtur, demokracia liberale e cila bie ne gjunje perballe imperializmit hiperagresiv qe kishte prodhuar kolonializmi europian. Format klasike te letersise behen arkaike dhe te pafuqishme perballe hyrjes ne skene te subjektit te ri te “masave”. Personazhet nuk kane me histori, nuk kane as prejardhje, kane vetem nje identitet te shformuar e ta pasigurte, sikur do bien nga casti ne cast nga piedestali i individualizmit te ideve liberale. Pas shume e shume viteve lulzimi te kultures iluminite edhe romantike individi dhe format e identitetit te tij jane te pasigurta, kontradiktore, te dyshimta. E kontradiktorja e kesaj kulture te re letrare eshte fakti se personazhet jane te pafuqishem per te shikuar te tashmen nderkohe qe jane vazhdimisht te kthyer me fytyre nga e kaluara edhe nga e ardhmja. Nje ferr i tmerrshem dantesk qe pershkruan ankthin e humbjes se vlerave, sikletin e nje shoqerie qe therret ndihme ndaj dekadences se arsyes qe nuk eshte me ne gjendje te luftoje kete irracionalizem shpresesjelles. Njeriu mekatar dantesk eshte i denuar per te mos pare cfare ndodh perreth tij. E ne fakt do shikohen shume shpejt efektet e kesaj verberie.

Pra kemi nje ikje nga e tashmja qe nuk eshte me triumfale, eshte e palavdishme, nderkohe qe nuk ka me vend per te kaluren racionalisht te perceptuar. Mbetet e ardhmja, koha per te cilen duhet luftuar. Vendi ku njeriu i ri do marre forme e ku do ndertoje mbreterine e tij te lavdishme. Lavdi qe duhet fituar me gjak, me flijimin e cdo pragmatizmi te panevojshem. Cdo gje duhet bere duke mbajtur frymen. Keshtu cdo gje ndryshon forme: letersia, muzika, arti, format qeverisese, individi, shoqeria. Cdo gje luhet mbi bazen e rregullave te lojes te nje njeriu te vetem karizmatik weberiane, nen skemen e brishte te nje sistemi totalitar qe ka gjithnje frike nga e ardhmja nderkohe qe do te ndertoje nje te ardhme. Kotradiktore por e vertet, sepse irracionale. Kontradiktore sepse e e rrezikshme e nxituar, veprim i shtyre nga padurimi, nga ankthi i progresit.

E ja qe konstantja e vetme pra behet ndryshimi. Ndryshon muzika klasike e lindin format e para te muzikes bashkohore. Notat blu behen te kuqe, gri, te bardha e te zeza. Jazzi behet muzika e shpetimit, e hedhjes tutje te frikes ndaj vdekjes qe rikthehet here pas here ne imazhet kolektive dhe individuale. Jazzi shnderrohet ne swing ne te njeten kohe qe rrahjet e zemres pershpejtohen nen efektin e industrise kimike. Deshira per te rijetuar shnderrohet ne ankth per te ardhmen, deshire per ndryshim te domosdoshem, deshire pengmarrese si nje enderr e frikshme. Zhvillimi teknologjik sjell rugen ne shtepi nderkohe qe tingujt dalin perjashta ne kopshtin te gjelbert. Notat e muzikes se vajtimit dhe te vuajtjes zezako-cifute tranformohen ne tinguj cjerres e defryes, ne riff-e te pafundme qe sjellin ne mendje perjetesine. Cdo gje duhet te kryhet me ritmin e duhur. E ardhmja duhet te ket notat e saj, te zeza apo te kuqe qofshin ata duhet ti pershtaten njeriut te ri. Smund te jene me blu. Strumentet e reja muzikore shkundin materien perreth, transformojne akordet ne britma shurdhuese , lendojne qetesine e shpirtit romantik te njeriut te zgjedhur nderkohe qe ledhatojne me shprese njeriun qe i ka shpetuar vdekjes. I kendohet humbjes e i thuren vargje kryelartesise e mosbindjes. Vajtimi kthehet ne gezim ndersa endacaket se shpejti do krijojne shtetet e tyre. Te bardhet urrejne akoma te zinjt e te bardhet urrejne akoma te bardhet europian pak te bardhe por per fat te mire jemi ne Amerike. Nazistet urrejne jazzin e duan akoma Wagnerin sepse, sic do shprehej Goebbels : nese nje forme muzikore nuk rrespketon harmonine e tingujve dhe ofendon qetesine e pastert te shpirti arjan atehere ajo duhet shtypur me cdo kusht. Fatmirsisht nuk do ja dalin dot. Nderkohe qe me miliona hebrej groposeshin nentoke e nderkohe qe gjysma e tyre ishin akoma mbitoke duke u qelbur notat e laramane te blues-it zezako-cifut ritingellonin papushim neper dhomat gjysem te ndricuara ne rrugicat e Prages dhe Varshaves. “St. James Infirmary Blues” kendohej ne dasma, ditlindje, ne funerale edhe per synetllik. Askush nuk kuptonte se cthuhej ne ato vargje te trishta por te gjithe njihnin Armastrong edhe Duke Ellington. “The unfortunate rake “ versioni amerikan i kenges ( çuditrisht amerikaneve u pelqen me i bastardizu konceptet eurpiane e ne fakt na kane shpetu dy here nga veteshkaterrimi) shnderron njeriun e thjeshte ne marinar, vajzen e semure ne spital e ben prostitute. Ne versionin europian vdes vajza ndersa ne ate amerikan vdes marinari. Kur ushtria e kuqe ben hyrjen allasovietike neper rruget e bohemise dhe te moravias keta te fundit ishin tashme te infektuar deri ne palce me swingun e rock’n’rollin e rivolucionit progresisit te masave. Tingujt ishin aq elektrizues sa zhurma e tanqeve sovietike ngjante me nje nga kenget e Cohenit kur i binte kitares si nje komunist, kur kitara ishte simboli i komunistave e ky i fundit nuk e dinte. Ushtria e kuqe nuk njihte muzike. Per ata bluja ishte thjeshte nje ngjyre si te tjerat ashtu sic ishte e kuqja per disa te rinje çek. Sovietiket i ngjanin asaj maces se ushtarit te mire Shvejk e cila duke mos pasur asnje edukate te mirefillte muzikore urrente tmerrsisht tingujt qe leshonte kanarina. I miri Shvejk duke dashur ta edukonte me notat e muzike e mbi te gjitha qe te kishte me teper rrespekt per kafshet e tjera nuk bente tjeter vecse e ushqente. Keshtu sovietiket perfunduan duke degjuar tinguj e Bass saxophone e Dixieland music ne vend qe te kontrollonin principet e marksizem leninizmit.

Si perfundim as ushtria e kuqe, pak me teper gazmore se ajo naziste nuk do e mposhti Jazzin zezako-cifut, madje mendohet se eshte ky i fundit qe sundoj te paret.
Sistemet totalitare kane ndryshuar rrenjesisht pothuajse te gjithe shoqerine e bashke me te kane ndryshuar dhe individin , por te vetmen gje qe nuk kane ndryshuar ka qene tingulli, vibrimi i lendes. Ka qene me teper deshira dhe nevoja e njeriut per ti bere thirrje se ardhes qe te paraqitej ne kohe ne takimin me historine, thirrja ndaj nje ndjenje, nje ideje, nje imazhi, nje shprese, qe e ka ndryshuar muziken edhe kulturen ne pergjithesi por kurre nazistet dhe as ushtria e kuqe. Progresi nderkohe i ka dhene nje shtyse te forte qe nuk po e kuptojme se ku po e con. Nje progres qe nuk e kthen dot koken mbrapa derkohe i influencuar nga nje karakteristike thelbesore e njeriut qe i pelqejne traditat e perkohshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: