Pronë publike

by

https://i2.wp.com/i42.tinypic.com/2lcxthv.jpg

nga Virgjil Muçi

Që spitalet e kryeqytetit shqiptar, e përsëris të kryeqytetit dhe jo të ndonjë rrethine të humbur, janë krejt të zbrazur dhe ty të lypset të blesh gjithçka te njëra prej farmacive që kanë mbirë si kërpudha para portës hyrëse të spitalit, nuk është ndonjë gjë e re, thjesht u bë e tillë se u përjetua in persona; që turmat laramane vërshojnë korridoreve të spitaleve dhe në dhomat e të sëmurëve, ku flasin e tymosin si pa gjë të keq, edhe kjo nuk është ndonjë gjë e re dhe për këtë jam i vetëdijshëm; që korridoret gëlojnë nga fëmijët romë që lypin dhe gjithfarësoj tregtarësh ambulantë që shesin ç’munden, edhe kjo nuk është ndonjë gjë e re, ndaj jam i vetëdijshëm se nuk trondis askënd duke e thënë; që shpesh e sheh veten në pozitën e korrierit, duke ngarendur nga një pavijon në tjetrin për të kryer punë që në një spital normal duhet të kryejnë infermierët, gjithashtu nuk është gjë e re; që në spital nuk kryhen kurrfarë analizash dhe ty të duhet të shkosh t’i kryesh ato te një privat që për një çudi gati-gati të pashpjegueshme ndodhet brenda territorit të spitalit, s’përbën risi për kurrkënd.

E pra, le t’i hidhemi pas krahëve të gjitha këto si pjesë e “normalitetit shqiptar”, por, ndërkohë, ajo që më tronditi ishte Taksa e Gjakut. Thënë me fjalë të tjera, haraçi që ti, si i afërm i të sëmurit, duhet t’i paguaje spitalit para se njeriu tënd të hynte në sallën e operacionit. Dhe kur qëllon që mund të kesh kaluar botkinin, ndaj dhe gjaku yt nuk është i pranueshëm, atëherë e sheh veten në pikë të hallit dhe duhet të dalësh e t’u lypësh gjak të njohurve e të panjohurve.

P.S. Sinqerisht tingëllojnë cinike 12 rekomandimet e BE-së për klasën politike shqiptare, kur në realitet duhet të ishin për spitalet, shkollat dhe gjithçka tjetër që ka mbetur publike në një vend ku, po të zunë veshët fjalën “publike” bën mirë t’ia mbathësh nga sytë-këmbët si para diçkaje të gërbulosur.

shfaqur si “Albanicus Erectus” tek revista Klan
ilustrimi nga Rex Hicks

Tags: , ,

One Response to “Pronë publike”

  1. Irma ttbmlj Says:

    Taksa e gjakut?? :O

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: