Të bësh apo të mos bësh fëmijë?

by

Pse pridërit urrejnë prindërsinë

https://i0.wp.com/i41.tinypic.com/do6mbl.jpg

Duke u kthyer per ne shtepi para disa ditesh vura re se djali im dy vjeç e gjysem ishte ulur ne shkallet e pallatit duke me pritur. Ai me pa tek e mora kthesen dhe çka vijoi me pas ishte nje nga ato momentet e lumtura te cilat e ke veshtire ti pershkruash me fjale, ishte nje skene idilike fiks si ato te filmave qe xhiroheshin ne fantazite e mia para se te kisha femije; djali im qe shkeputet nga krahet e dados dhe turret me vrap per te me perqafuar. Ky moment ne fakt nuk do zgjaste shume; pare ne retrospektive pas ngjarjeve qe vijuan ky moment i ngjet me shume nje intermexoje te qete ne nje film horror. Kur hapa deren e shtepise pashe se djali kishte thyer nje pjese druri te garazhit, te cilen m’u desh me shume se nje ore per ta rregulluar ate mengjes. Nuk se u be qameti thjesht nga kjo, por ndersa po perpiqesha per t’a rregulluar prap, djalit po i humbiste durimi dhe filloi t’i flake copat e drurit neper mure, bile njera per pak desh me fashiti syrin. Ndersa une po ja perserisja rregullat e sjelles (ej, nuk lejohet te hedhesh gjera dhe te godasesh te tjeret) ai mori nje cope te madhe druri dhe e flaku. Une u ula qe te mos me gidiste druri, nderkohe ai perlau kaçaviden. Episodi u mbyll me djalin ne djep si mase disiplinore.

Me nje paragraf te tille e fillon Jennifer Senior artikullin e saj ne revisten “New York” publikuar ne 4 korrik 2010, me titullin (e pershtatur) “Shume lumturi por aspak kenaqsi: Pse prinderit urrejne prinderllekun” (All Joy and No Fun: Why parents hate parenting). Autorja fillon duke folur per menyren si njerzit marren vendimin per te bere ose jo femije. “Nga perspektiva e species eshte thjeshtesisht e kuptueshme pse njerzit lindin femije, por duke e pare ne aspektin e indivitit eshte me pak e qarte nga c’mund te duket ne pamje te pare” thote ajo. Me tej autorja me se shumti rreket te qartesoje ndikimin qe femijet kane tek prinderit e tyre, tek cilesia e jetes se prinderve. Ajo ben nje pune te mire per te qene githepershfrise, si ne kendveshtrime dhe ne nje sere studimesh te cilave i referohet. Fundja nese do akuzohej per anesi kjo do ishte ne anen e te paturit femije, meqenese si vete, ashtu dhe shume studiues qe ajo citon jane gjithashtu prinder (ne fakt si shumica e njerzve aktualisht).

Nje nga keta studiues eshte Daniel Gilbert, profesor psikologjie ne Harvard, prinder dhe ai, bile dhe gjysh. Sic thote autorja, Gilbert thote se njerzit nuk jane parashikues te mire ne percaktimin e faktoreve qe do t’i bejne ata te lumtur ne te ardhmen. (Eksperiencat e jetura—dhe jo imagjinata per te ardhmen—jane parashikues te mire, thote autori. Njeheresh ai pranon qe njerzit nuk e zbatojne kete keshille githsesi.) Keshtu ndodh dhe me idene per te patur femije, sipas tij. Femijet te sjellin momente te nje fare epersie metafizike (transcendence) por jo nje jete me te mire, sipas Gilbert.

Zonja Senior vazhdon te shtjelloje idene se prinderit besojne qe femijet do t’i bejne (me te) lumtur ata, por qe studimet nuk e suportojne dhe aq kete ide, bile shumica e studimeve suportojne idene qe jo vetem femijet i bejne prinderit te jene me te stresuar dhe me te pakenqaur, por dhe se sa me shume femije te kene me keq eshte ne kete aspekt. Artikulli ja vlen te lexohet i teri per studimet dhe diskursin qe ofron mbi kete teme, e cila tashme nuk eshte me tabu, te pakten jo ne Perendim, ose jo aq tabu sa ishte me pare, gje e cila suportohet dhe nga perqindja e larte e njerzve te cilet me deshire vendosen te mos bejne femije. Nje studim nga “Pew” p.sh. veren se ne Amerike perqindja e grave qe nuk kane femije tashme eshte dyfishuar ne krahasim me vitet ’70, eshte diku tek 20%, dhe ne disa vende te tjera si Gjermania eshte akoma me e larte, afro 30% ( ne keto shifra kuptohet qe perfshihen dhe ato qe s’bejne dot femije per arsye biologjike).

Ne pamundesi per ta perkthyer te gjithin, ja disa nga ceshtjet qe cek artikulli:

– Femijet dikur ishin ndihmese ekonomike per familjet e tyre, per punet e shtepise, etj. Tani ata jane kryesisht lodhje dhe shpenzime. Thote autorja: “Sociologja Viviana Zelizer e pershkruan kete transformim duke thene se femijet tashme jane per prinderit ‘Pa pike vlere ekonomike, por ama te paçmueshem emocionalisht’. Pra ata u shnderruan nga te punesuarit ne pronaret tane” thote Jennier Senior.

– Nenat tentojne te jene me te pakenaqura (si pasoje e kujdesit per femijet) sesa baballaret, nderohe qe prinderit e divorcuar jane dhe me te pakenaqur.

– Prinderit tani shpenzojne me shume kohe me femijet se me pare, megjithate ata ndihen se nuk bejne aq sa duhet per femijet. Njekohesisht, prinderit ndjejne me shume mungesen e ‘kohes vetiake’. Gjithashtu koha qe ata shpenzojne me njeri-tjetrin eshte reduktuar ndjeshem. Ne Amerike prinderit shpenzonin mesatarisht 12 ore ne jave ne vitin 1975, nderkohe qe tani shpenzojne 9 ore ne jave.

– Mardheniet e shendetshme padyshim i bejne individet me te lumtur. Nga ana tjeter mardhenia midis prinderve/partnereve perkeqesohet me lindjen e femijeve, ndikuar progresivisht nga numri i femijeve. P.sh. shumica e grindjeve jane argumenta per femijet, pa permendur grindje te tjera qe vijne indirekt nga lodhja dhe stresi qe shkaktojne femijet tek prinderit.

– Tashme njerzit kane me shume opsione,  por me pak lumturi gjithsesi, pasi kane bere femije. Mbase, thote autorja, ngaqe njerzit tashme jane me koshiente per koston e te paturit femije, por dhe jane me te rritur ne moshe kur behen prinder dhe keshtu kane me shume opsione per jeten, por dhe me shume gjera per te humbur, si kosto oportuniteti. Kjo ndryshe nga me pare kur te berit femije ose jo nuk ishte opsion; thjesht beje femije. Plus qe atehere njerzit kalonin nga nje ambient familjar si femije ne nje ambient familjar si prinder (ne moshe relativisht te re) pa perjetuar pra kohen e te qenit ‘vete’, jo domosdoshmerisht ne vetmi, por dhe te qenit me nje partner a bashkeshort(e), pra kohen si te rritur por pa femije.

– Femijet jane nje burim i madh lumturie, por ama ata e çojne per lesh cdo gje tjeter qe te sjell kenaqsi – thote nje psikolog qe citon autorja. Ndersa shprehjen “Shume lumturi por aspak argetim” ajo e ka huazuar nga nje mike e saj, prinder e dy femijeve ne moshe te re.

– Faktoret financiare padyshim kane nje ndikim ne streset e prinderve si pasoje e kostos se rritjes se femijeve. P.sh. ne vendet skandinave rritja e femijeve shkakton me pak pakenaqsi sesa ne Amerika pasi politikat sociale i ndihmojne me shume prinderit aty, si p.sh. leja e gjate me pagese per nenen pas lindjes, subvencionimet per siguracionet shendetsore te femijeve dhe per kopshtet e shkollat, etj. Por studimet tregojne qe stresi dhe pakenaqsia qe sjell rritja e femijeve nuk anullohet dot thjesht nga parate, pra egziston dhe ne rastet e prinderve qe kane me shume mundesi financiare per te perballuar kostot e rritjes se femijeve.  Ne fakt nje metastudim veren qe pakenaqsite (nga te paturit femije) rriten proporcionalisht me te ardhurat e prinderve.

Jennifer Senior e mbyll artikullin sa me paraqitjen e anes tjeter te medaljes, aq dhe me nje fare kendveshtrimi emotiv, ose me mire te themi qe, pasi ka paraqitur argumentat per te kunderten, ajo si shumica e njerzve te tjere i nenshtrohet anes emocionale te çeshtjes se femijeve. Autorja e perserit faktin se te dashurosh femijet dhe te dashurosh te qenit prinder nuk jane e njejta gje.

Por pavaresisht streseve dhe pakenaqsive ne nivelin peronal, apo ne nivelin e mardhenies me partneri(e)n, te paturit e femijeve ka shperblimet (rewards) e veta, jo dhe aq ne dite-pas-ditshmerine e jetes, por kryesisht ne te parit e jetes tende ne retrospektive si dicka qellimplote.  Me shume sesa te te sjellin kenaqsi dhe argetim, femijet te bejne ta shikosh jeten si te jetuar me nje qellim dhe kuptim, thote autorja, duke shtuar se per disa njerez qellimi ne fakt perben lumturi. Ketu ajo ben dhe diferencimin e lumturise si kenaqsi apo argetim i momentit me lumturine si shikim retrospektiv i ketyre momenteve, pra se si ndihesh me pas per ato qe  ke bere nje dite apo nje jete me pare.

Fundja nese femijet nuk t’a bejne jeten me te lumutur do te te bejne te kesh me pak pishmanlleqe ne jete. Senior citon nje studim i cili konkludon (ashtu si ne fakt mund te merrej me mend) se njerzit tentojne te behen pishman me shume per rruget qe s’i shkelen ne jete, pra per gjerat qe s’i kane bere, jo dhe aq per cka kane bere, duke nenkuptuar ne kete menyre qe edhe nese rezultati neto do jete me shume stres e lodhje sesa kenaqsi, te pakten nuk do te jesh pishman nese vendos te besh femije.

artikulli i plote ne anglisht

Advertisements

Tags: , , , , ,

One Response to “Të bësh apo të mos bësh fëmijë?”

  1. Dusty Says:

    “””SIETE TUTTO PER ME…sarete per me TUTTO…e di questo TUTTO io vivro’
    Siete pace..siete amore…siete silenzio..a volte confusione..ma meravigliosa confusione….siete la mia vita adesso..adesso che qua tra le mie braccia mi accorgo che senza voi io potrei solo MORIRE

    VOI mi avete cambiato la vita, io ho deciso di viverla con voi……per voi….amando amando voi…

    E vi amo prima di amare tutto il resto perche’ amare prima voi mi fa amare tutto il mondo intorno..

    E sara’ grande il nostro amore in spazi cosi’ stretti, nessun orizzonte sara’ mai abbastanza quando sogneremo il NOSTRO futuro””””

    Dedicato alle mie splendide figlie

    –credo di aver’ detto tutto quello che potevo dire dopo aver’ letto l’articolo,che era molto interessante comunque.
    Tanti saluti (greeneye anobii)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: