Ti Kant e une Hegel.

by

Ja ku po te them qe nuk rri dot me pa menduar ate qe ka ndodhur mes nesh. Ate pjese te jetes sime dhe tendes, te fundosur dhe te harruar e cila nuk po arrine dot te dal ne drite, edhe vetem per nje çast, edhe vetem per te na dhene sadopak vetedije mbi ate qe jemi, ishim, do te jemi, duhet te ishim, do donim te ishim. Mendoj e ndersa mendoj nuk bej gje tjeter vecse risjell ne jete te gjitha ato gjera qe ndodhen ndersa ishim bashke, vetem ne te dy, asgje tjeter, secili ne veçantine e unitetit te botekuptimit te tij. Keshtu nuk bej tjeter vecse ripercaktoj serish, me te njejtin zell prej zbuluesi mesjetar, fjalet, xhestet, nderthurjen e mendimeve, ndjesite, dhe perçartjet e dikurshme. Riperkufizoj cdo mendim, gjykoj qendrimet e tanishme, bie, ngrihem, perballem.. Me sakte mendimi perkufizon serish mendimin, e dobeson, e pastron, e rikthen ne vetevete. Pra sbej tjeter vecse rifutem ne historine tone, e le ta dhjes pak muhabetin: “ne ate te njerezimit me n te vogel” te cdo njeriu te veçante, te cdo qenieje qe perpelitet ne menyre dialektike me objektin, qe shqyhen per pak sundim, me subjektin tjeter. Nje koncept qe rikonceptohet, nje gjykim qe merr forme, nje perceptim dhe nje pasqyrim qe shtremberohen, qe s’jane me te tille. E si perfundim cdo gje mbyllet me gjykimin, (sa na pelqente gjykimi!) pergjithsimin e detyrueshem te premisave karromboleske te arsyetimeve tona te perdala, te shthurura, perhere afer se vertetes por asnjehere te tilla, si ekstremet e kembanes se Gausit.

Nihil est

Objekti i luftes sone dialektike, ose mbi perse ziheshim kaq shume, nuk interpretohet lehte nga kategorite e njohura dhe te tarajtuara nga spekulimi filozofik. Nuk ka as hapsire dhe as kohe qe e percakton, as e pjesa dhe as e tera, nuk eshte as ide, as ndjenje, as pasqyrim, as deshire. Ngjane po me antinomite qe vetelinden vazhdimisht, perberje aporish qe ngjiten ne rangjet e arsyetimit te se perditshmes dhe kerkojne legjititmitet. Ndajne cdo gje ne mes. Pa asnje veshtiresi objekti i luftes sone ndertoj perendorine e vet mbi shpatullat e idese absolute qe flijohe vazhdimisht per hire te vazhdimesise dhe e largoj nga esenca e te qenurit. I shpalli lufte obskurantizmit mesjetar te deshirave dhe i dha forme iluminizmit te nevojes duke na kthyer dymije vjet mbrapa, kur te menduarit ishte nevoje, pragmatizem.. I kerkoi ndjese racionales dhe i dha shqelmin cdo intelekti qe tejkalohej nga arsyetimi spontan, instiktiv, i pallogaritur. Mekat te kalohet intelekti. I pastroj rrugen shuarjes se nxitimit te epokes bashkohore, pasigurise se konceptualizimit te fenomeneve. I dhe fund kufijve qe pengonin njohjen e se ardhmes, cdo gje mund te njihet, e pafundshmja eshte racionale. E pafundshmja e panjohur eshte vetedije. Ti ne pavetedije ndertoje keshtjella prej rere, hapje tunele ne mendimet e menjehershme, te papjekura. Keshtu u ndam ne qenie dhe ne asgje pa u bashkuar kurre, vetem shkembenim rolet.

Keshtu eshte Hiçi. I pa kohe, pa hapsire, i paperkufizueshem, ndryshe c’Hiç do ishte. Hegeli i mori leje arsyes e paster, dhe me ane te llogjikes, mendimit te paster, u perpoq ti ngjesh nje kuptim, nje levizje rrethore, vajtje ardhje, nje pafundesi rikthimesh dhe ikjesh. U mundua te rikthente asgjene ne vetevete, te tregonte rrugen neper te cilen cdo gje rikthehet ne vetevete, ne konceptin e paster te mendimit qe mendon veteveten.. Asgjeja, gjeja, mendmi etj etj. Ja keshtu Hiçi merr forme. Ne nje cast ai eshte, ne nje moment te caktuar cdo gje ka kuptim, me pas asgje, humbet, rikthehet ne vetevete.

Ti ishe per teorine e njohjes, kritiken e arsyes se paster e une isha per feomenologjine e shpirtit dhe mendimin e paster. Dallimi eshte i thjeshte: ti kishe nje qellim qe vetem ti e dije, ndersa une nje qellim qe doja te ndanim. Ne mes Hiçi i asaj qe ti dije dhe asaj qe une doja qe te dinim. Ne mes te Hiçit dhe qenies asgje. Hiçi ndante cdo gje ne mes duke na ridhene fytyren qe kishim (hiçin fillestare) pa ndaluar ne ate momentin thelbesor qe eshte njohja.

Cdo gje qe dinim, ngaqe e dinim, nuk mund ta njihnim. Ja nje antonimi. Hiçi nderkohe bente punen e vet. Ndante ne mes cdo gje. Ne mes asgje, bosh. Keshtu objekti i luftes sone ishte bosh, asgje brenda. Genjeshtrat e radhes merrnin forme, ngjiteshin ne fronin e lavdise. E keshtu i premtonim njeri tjetrit perjetesine nisur nga virtytet e paqena. Siç bejne te dashuruarit. Premto njeqind e mbaj nje te qindten. Kishte te drejte Shekspiri.

Ti ishe Kanti e une isha Hegeli. Per ty objekti i njohjes ishte bota e ndjeshme, pasqyrimi i saj, cfare prekje, cfare nuhasje, cfare shijoje. E vetmja gje e Hegelit qe kishe ishte puna, ajo qe krijon koshiencen e njeriut e te largonte pak nga interesi ndaj njohjes se asja qe kishe perreth. Ajo qe ne luften mes skllavit dhe pronarit i jep vetedije te parit. Une kisha shume Hegel. Nisesha nga premisa te tjera. Objekti i mendimit ishte i ndar nga mendimi. Kanti qe ishte brenda meje ishte transhendenca, loje fjalesh. ; mund te shkojme larg me mendimet por kurre nuk do e njohim te verteten. Por e verteta ishte tjeter gje, ishte dicka qe duhej te vinte, te rikthehej, ndersa tek ne nuk kishte ku te rikthehej. Kontradiktore por te lutesha per te vertetat e vogla te jetes duke hedhur poshte qenien.

Une te thoja shpesh se tjetersimi ishte vetmia me e kulluar e njeriut, e nese kishte dicka te kulluar ajo nuk ishte arsyeja. Te thoja se ideja absolute duke dashur te njohi veteveten tjetersohehej, merrte tjeter forme, shnderorhej ne dicka qe ne te vertet ishte por qe nuk e dinte se mund te ishte. Ti jo, doje te ishe ajo qe ishe, qe kishe qene. Nuk pranoje tjeter te vertet veçse ate qe vinte nga parsyrimi i realitetit. Une perpiqesha ti ndjaj gjerat. Ti beja njemij copash. Te teren doja ta ndaja e te ndaren doja ta ndaja. Cdo pjese ishte nje e tere si perfundim e ne kete menyre asgje smbaronte. Nese une mendoja dicka ne nje cast te caktuar ishte sepse ai mendim ishte rrjedhoje e se teres, ishte nje fragment i te qenurit. Nuk ishte e tera qe vihej ne rrezik, vetem nje pjese e saj. Me pas cdo gje mohohej duke u rikthyer ne pohim. Mohoja mohimin e nderkohe nje tjeter koncept me perfekt kishte marre forme. Lartesohej ekzistenca. Nderkohe qe Hiçi bente punen e vet. Ndante cdo gje ne mes, cdo koncept, cdo ndjesi e pasqyrim. Behej themel. Boshlleku i ndarjes dhe mungeses se plotesise shnderrohej ne varrin e cdo koncepti. Kete e bente objekti i luftes sone. Luftonim per dicka qe nuk mund te luftohej duar bosh. Hiçi shnderrohet ne perbindesh duke nxene cdo gje. Principi i vetem qe e ve ne levizje eshte vetembushja, veteplotesimi. Shnderrimi ne mekanizem ruajtes, konservues i asaj qe me teper na mundon, qe na nxjerr syte me ekzistencen e saj. Hiçi merrte sa andej ktej. Pak nga Kanti yt e pak nga Hegeli im dhe i groposte ne xhepat e tij te thelle. Ne xhepat me te thelle te harreses siç do thoshte dikush. Cdo gje, dhe asgjeja, do e gjeje rrugen drejte vetevetes. Ndarja, tjetersimi, pamundeisa e njohjes, vetedija, te gjitha duan te riktehen ne themel. Eshte principi levizes i asja qe leviz, i dialektikes se jetes. Te dy e pranonim kte gje. Ti me Kantin e une me Hegelin perpiqeshim ti jepnim forme kesaj lufte, te ngjallnim ate qe po fundosej me cdo kusht. Ti me teorine e njohjes ndersa une me mendimin e paster, ate mendimin qe pjell prej vetes, qe rikthehet ne vetevete. Ty ste interesonte kjo gje. Ti vetem mohoje e keshtu procesi i dialektikes ngecte ne mes. Nuk shkonte me perpara. Me pas te zinte frika. Empirizmi i sjelljeve te tua te fundoste thelle e me thelle duke ta larguar nga e verteta. As per ty e verteta nuk ekzistonte.

Ja keshtu morem fund te dy. Kanti dhe Hegeli s’arriten te ndryshonin asgje. I dyti do ndryshonte cdo gje po te mos pranonte se e verteta ekziston, qe ideja universale, shpirti universal plotesohej ne perfeksionin e mendimit, te atij te paster. Do jetonte ne perjetesi po te mos i jepte fund dialektikes. Por si cdo qenie njerezore, duhej ti jepte fund mendimit, duhej te haste nje fund, te prekte dicka, te ndjente idene e tij qe plotesohej. Kur mendimi te pjellte mendimin duhej te ndjehej ne shtepi dhe jo jetim. Ja qe deshira per ti dhene strehe mendimit eshte e vetmja gje qe i intereson njeriu. Deshira dhe instikti per te plotesuar nje cikel, nje rikthim i perjeteshem. Nje rreth qe mbyllet. Rrethi eshte i mbyllur.

Ja qe gjerat e ditura ngaqe dihen nuk mund te njihen. Ja qe premtimet ngaqe jane te premtuara nuk mund te premtohen. Nuk mund te pohohet dicka ne ekzistencen e saj. Mund vetem te mohohet. Ja qe dashuria, ngaqe eshte e dashuruar, pra eshte dashuri, nuk mund te dashuroje. Dhe ne, qenie te vdekshme, luftojme kunder Hiçit, kunder boshllekut te fatit te percaktuar. Ja atje Kanti e ketu Hegeli.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: