Kisha e të çmendunit (pjesa e tretë)

by

nga I Humburi Në Kohë

Mirëmbrama të dashtunat e mia. Ja ku erdha dhe sonte, i dehun me gogsimën e mrekullueshme që këndon së bashku me mue kangën e dehjes. Te jesh i dehun, e kam thenë, e mrekullon njeriun si unë, sepse e bën në hetues të gjithçkase, deri edhe tek era e mirë e seksit. Seksi, si do kuptohej njeriu pa të. Gjithmonë ai e ka fshehur këtë dëshirë. Mos vallë gjykohet bota sipas punës që bëhët? Sonte, nuk mendoj kështu, njerezit kanë të drejtë në gjithçka, kur mendojnë në të mirë të tyre. Edhe seksi një e mirë âsht, po të mos gjykohej si e tillë, njerëzit nuk do hiqeshin si shejta vetëm ditën, por edhe natën. Unë dhe ju s’do zhgërryheshim në lëkurët e njâni-tjetrit, në këtë lagje të braktisur, s’do mendonim fare, si kafshët por ja për dreq i përligjem ata sepse mësuam të shtiremi, të gënjejmë, të vrasim pse kështu na e don trapi, të prrallisim krejt në tym për ide e ideal, ndershmëni, deri sa zbuluam së nuk ishim lloj qânieje që lind në majë të malit. Duket qesharake? Më duhet të pranoj se kjo nuk âsht pak për aq sa mundena, apo jo. Sonte të dashtunat e mia jam i turbulluem, gjâna të çudshme ma sulmojne trunin, e zvarren pastaj, duke ia leshue vendin gjânave edhe me të çudshme. Jam pa qëllim dhe po flas si në tret’ vije. Nuk ndihem aq i dehun, dua të pi, dua ta pi dhe këtë natë, që qoftë e bekueme si ju; të bekoj o natë në emën të dehjes dhe në emën të gjithckaje që bie ndesh me norma morale të tredhuna, të tabuve dhe të keqinterpretimeve. Edhe ju u bekoj o zana toksore, plagë tokësore, mëkat pa peshe e tepër vrases. Në fund të fundit, s’jeni veçse vargje të trishta të nji kânge. E megjithatë ju jeni aq të gjalla dhe mua më mrekullon ajo jetë qe vibroni.

Të dashurat e mia, gërshetza të natës, u kam folur dikur për Kamynë. Një nga ata shpirtrat e trazuar që e ngacmonte absurdja, e pamundura. Edhe ai hapej natën, shprishte magji dhe shpirtra të këqia retorish , nën një dritë të dobët dhe dëgjonte kângën e hânës që i depërtonte rebelisht nga dritarja.

Po Sizifin? U kam folur dhe për te, për gurin, mohimin që u bënte ai perëndive. Kamyja-ndriçofte gjithmone shpirti i tij. Të mohoni thërret. Të mohoni njerëz gjithçka që fsheh parimin thelbësor, na tremb shpirtin dhe na turit dashurinë duke na lene lakuriq në një dimën shtirjeje. Sizifi ashtu bânte, edhe ne të tillë duhet të jemi, mohues, ta ngremë gurin majë paganizmit dhe të ulerasim, të kërkojmë maja me të nalta pa e perfillë rrokullisjen dhe gryken e zeze të teposhtes. Të ngremë gurin e mohimit në majë dhe natës ti japim të shtyemen, por jo kaq mëkatare. Kështu si jemi nâ, të harruem këtyne kthinave të zeza, kafshë tëndërgjegjshme të nevojës tonë të kuptojmë veteveten, sidosi, gjithësesi, moskoçarës karshi të vërtetës. S’them të mohohet seksi, por as të qiftohemi si kafshët. Qânia fillon që aty, trajtohet prej seksit. Veset, ato të mohohen. Të lirohet ndërgjegja e rënë në kome të pazgjim, të ngrihet e të dalë mbi ato perëndi, si Sizifi, majë malit dhe të kryqëzoje duart duke veshtrue për mâ nalt.

Jemi qânie të dobta nga natyra, vetëm në idealizem i arrijmë gjânat. Por ç’të besh, na duhet të veprojme shpesh jashtë, pikerisht, kësaj qânieje. Edhe pse shpesh përpiqemi ta shmangim, edhe pse kjo e vërtetë na shtyp, sërish duhet të ngrihemi. Sizifi nuk sheh kot nalt. Ai kërkon një mal tjetër, kërkon të mohoje. Dhe lumturohet në fatkeqsine e vet ndërsa shikon gurin të rrokulliset teposhtes.

Ai e di se do i duhet ta ngjise përsëri majë malit dhe kjo i duket thjeshtë një lojë. Asgja ma shumë, një lojë. Kush mund të flase per utopinë? Idetë patetike? Të dish të prrallisesh për ide e ideal, e sa e sa llokoçitje morale, e në fund të fundit të jenë vec prishje të parakohëshme të boshësise të tone të varfër…këtë nuk duhet të bëjmë sonte. Kurrë.

Pse them kështu. Të andrruemit në tym nuk na len të lirë. A nuk u duket e vërtetë, pra, që duke jetue andrrën joshëse të lehtëbesimit, mësojme të harrojmë kush jemi e kush mund të bahemi; a të mbetemi këta që jemi. Vazhda jonë nuk asht utopi, nuk qe e nuk mund të jetë. E ardhmja asht në të sotmen. Ç’dua të them, gërshetzat e mia. Do punë duhen ba që të mos shkojmë shumë larg nevojes tonë dhe, jeta e pasosun, ç’ka mundet të jetë, pa jetue këtë toksoren? A e dini se jemi qanie të pamendueme ma parë? Shpirt, ide, jete në mirëkuptim të plotë mes tyne? Ç’ka rrjedhon âsht brumë i nevojes. Veç kur na i plas sytë e ballit nji bark i xânun, fillojmë e mendojmë se nji femije po plazmohet në barrën e grues. Asht djalë, vajzë, shejt a djall, kuedi unë çfarë tjetër. Por sa e vërtetë mundet të jetë kjo?

Ja nji gur, një skulptor. Dhe e gjithë maza e vegimeve të tij; nga fillesa e deri tek trajta përfundimtare. Thelbi? Landa s’do jetë gjâ tjetër përvecse patrajtë e pakapshme. Ky asht shpirti.

Na ka mbyt padija, sepse gjykimi, arma jonë e vetme për të mos u quejtë kafshë, na tejkalon në botë të pashkelshme ku harrojmë se shumë gjana janë te thjeshta që në Burim. Ne i thithim ashtu si janë, pse ti zbërthejmë, pse të mendojmë se shpirti jetoi me parë me idenë, pastaj u trupzue.

Gërshetzat e natës teme, mjaft asht lamsheli bota, por asht ba edhe ma lamsh nga kërkimet për nji qartësi që te shikohet ma përtej se qania jonë, që kane ba njerët të cilet po të gjykonin me kambë në tokë, do të kuptonin së urtësia si ushtrohet nuk asht dije në kërkim,por largim nga dija e vërtetë.Duam të dimë por harrojmë cfarë kërkojmë. Dhe më duhet të pranoj se ky qorrshteg eshte nji kalim nga burimi i ujit, tek etja në shkretinë që të shterr por që nuk të vdes asesi.

Unë vi pernatë tek ju, i dehun; dhe flas. Vetëm unë flas. Sikur ta bëja ditën, s’do mujsha, sepse njerëzia âsht e veshun me nji shtresë të padukshme shenjtimi. Na jena njerëz terresh, kjo âsht jeta jone, edhe pse kshtu siç asht. Por edhe Krishti jetonte të tilla netsh. Hangër e piu me hajduta. U foli për shpirt e jetë të pasosun, për Atë,parajse e ferr. “Unë hyj aty ku me hapet dera dhe shoh se mund të hyhet me Driten teme.Ai eshte i biri i Zotit.N uk e mohoi Maria Magdalenen. Mohoi shejtat e fshehun në fytyrat prej të pasunish e zhvatsash, nën petka të qëndisuna me flori, e kryqa të artë, njani ma i randë se tjetri.

Ja ku jam mes jush, të dashtunat e mia. Aspak Krisht, por dashamirës, frikacak të dal mbi veten, e mos të vras mendjes për kurrsend. As për fjalën. As për takatin e saj me mujtë me e lumturue robin e mrrolun prej harrese, e shfrytëzimi. Nuk âsht mëkat jeta që jetojmë, ta gjykojmë si të tille; ma e pastër se priftave dhe e politikanëve âsht.

Ju me bani te lumtur, si pija. N.q.s dehem me pije që të flas, ju me dehni që të ndihem i lumtur. Në fund të fundit, në jetofsh me dhimbjen, ajo bahet gezimi yt. Marrëzi,në dukje, por kena ndigjue për njerëz që lumtnimi ma i madh âsht vdekja; për të jetue jetën e pasosun. Të jetosh do të thotë të jetosh e jo të kërkosh. Të kërkosh cfarë, kur unë frymëmarr, jetoj?

Nuk ma merr mëndja se ndonjâna prej jush ka ndie gjykim ta shtypë. Unë nuk jam ju, e ju nuk jeni unë; as mund të përpiqemi ti mendojme gjânat, unë duke i mohue ashtu si i mohoni ju, e ju duke u ngaterrue në rrjete pikëpyetjesh ashtu si baj une. Po ti nështroheshit nji shkaku të tillë si gjykimi, do ngriheshim e do marshonit përgjate qytetit, do thyenit paragjykimet, do të grisnit thashethemet me gjokset tuaja që klithin si drita në nji natë të vranet dhe do ti coptonit kokën botkuptimit të sotem, atë kore të ngurtë shtirjeje. pastaj do shejtnoheshit. Por jo, ju nuk i dorëzoheni arsyes ashtu si e bâjne “te ndershmit“. Nuk po flas ma gjatë për ju e për si u gjykon njerzia, sepse ju jeni nen tutelën e nji detyrimi të vetimponuem, e krejt rretherrotulli tregojnë me gisht qimen në synin tuej, e nuk e shohin gungën në shpinën e tyne. Të vullnetshëm, keqdashës, kushedikush të shmangin çfare. Nuk ka shkak për askând, askush nuk don me e ndie pyetje “PSE, tek ia turbullon ndëgjegjen. Duan të jenë ashtu si janë, dishepuj paragjykimesh dhe keqinterpretimesh dhe e dinë vetëm ata. Për ne, e rândsishme âsht të mbetemi njerëz sesa predikues te nji ndershmënie që ma shumë ka mangut, se sa ofron. Gjoja të yshtun me jetue si i ka hije robit. Më ban me qesh e me vajtue njiherit vetgënjimi.

Të jesh njeri, do të thote të perbuzësh, kështu mendojnë. Ah kjo skâmja psikologjike që i zvarr në qânien e tyne. Fatkeqi âsht njeri,nuk them të jesh fatkeq. Mjaft me ditë ç’ka don, kaq e asgjâ ma tepër. Unë ju due fort, jo për seksin ma fort se për ngrohtësine që gjej mes jush. Këtu jam thjeshtë i lumtur, lumturi që të tjerët e kërkojne me qiri. Ku ka lumturi ma të madhe se të qânurit i mirëpritun!

E kuptoj heshtjen. E pranoj heshtjen, si atë gotën e mbushun, pak pa u derdh, i dashuruem me ketë lumturi që më dhuroni; dhe une u mbetem borxhli, ashtu si i kam mbet borxhli nânes teme e cila më mësoi se jeta na jepet me e jetue dhe jo me e braktisë. E pra, e kuptoni që gjithçka e ka nji shkak. Ne jemi shkak. Krijojmë një varg shkaqesh që kanë lodh e do lodhin rrughumbur si puna eme, të cilët të vungjumë nga e gjithë kjo qânësi e plotë shkaqesh që kishin si rrjedhoje të tjera shkaqe, por edhe të friksuem nga kjo përballje pazgjidhshmënie që u zinte rrugën, në vend të pikëmbërritjes, duke mos mujtë me dhan nji vlerë, krijuan shkakun absolut, si shakun shkakues të shkaqeve të tjera. Unë nuk e pranoj. Ose kërkoj të mbërrij deri tek ndërthurja; dhe të mbetem brenda së mundshmes. po të mos ishim të ndërlidhur, do të ishim gjithësecili të ndarë. Krejt të huaj për njâni-tjetrin, të ngurte. Unë s’do ia dija për nevojen tuaj, e ju për nevojën time. Nuk âsht i domosdoshëm shaku përfundimtor. Nuk âsht joshës krijimi i botës, ma tepër se vazhdimsia e saj. Apo kush mbetet e pandryshueshme kur pema i nënshtrohet zjarrit, zjarri ujit, uji avullimit, avullimi ftohtësisë. A nuk u duken se janë të ndërlidhuna shkaqet me njana-tjetrën. E gjithë kjo përsosmëni nuk ka nevojë të na tundojë; që të ndihemi kësisoj; sepse âsht e përkryeme.

Pse ta qartësojmë ma teper. Nuk kam pse të mendoj ma parë, e pastaj të jetoj ashtu. Pse them kështu nuk pohoj se jetoj. Jetoj, kjo s’kerkon ma shumë se të marr frymë, të ha të pi, të pembush nevojat biologjiko-psikologjike në harmoni me rretherrotullin biologjiko-psikologjik; të bëj jetë të shthurun, çarkue prej epshit që fle në buzet tuaja, në qetësinë që fle në gjokset tuaja. Të dish të jetosh dhe jo ta braktisësh për një ideal absurd si kërkimi në një tunel të errët për pleshtin që të shpëtojme shtromen e djegun të qëllimit tonë. Eh,çuda nuk ka fund të dashtunat e mia. Kam lexue shumë, kam jetue shumë jetë personazhesh, ngjasash e gojdhanash që i krijuem më mujte me u ndie, pak ma tepër se pak, gjallë. Kam ngjize sa kam mujte edhe une jetë, por nuk qe veçse nji rrem uji që humbi në kapzerrin e pangpshem të të qanurit i vdekshem; nga çasti në çast. Kjo asht jeta, këtu ajo âsht e pasosun, në përkohshmënine e vet; Dhe asht e kote të më tregosh qiellin, gjasme diku atje në pafundshmënine e tij, âsht ai kufini i prekshem që do mund ta prek vetëm pasi të kem mbyllë pa zgjim sytë. Asht e kote të më predikosh se si mundem me qan njeri ma i mirë, e jo shtëpi gjihapun për mekatin, që ta meritoj me çdo kusht, pa kushte jetën e pasosun. Ç ‘ka asht kushti me meritue diçka qe nuk kërkon asgjâ më e meritue, atë jetën e pasosun për shpirtpastërin. Ta braktis jetën, ky âsht mëkat; dhe jo ta jetoj atë me sa ma pak kufizime.

Jam! Mendoj!!! Kjo ka vlerë në ide, por sa e mundun âsht e gjithë kjo? Doni tu them të vërtetën? Ashtu si e përthith unë? Jemi të ndërvarur. Qytetërimin e krijojmë nâ dhe atij i nanshtrohena, e s’na mbetet veç me e pranue ashtu si e krijuam. Ç’vlerë ka arratisja që bâjnë njerez si unë dhe jetojne në utopi. Ç’përputhje mund të gjesh tek vrima në uje. A âsht vetgënjimi,përsosmëni? Sigurisht që jo. Pse të shkojmë aq larg, kur mundena me iu përgjigje tue pohue se âsht nji përkedhelje që i bâjmë vetes duke pohue sërish qe mendojme atë c’ka jo shumë vetë munden me e mendue.

Flasim për shpirt. Dëshirën e mirë me jetue në perputhje me te. Perpiqena me i hap rruge, tue e mëdyshue ne te kundërt. E ç’ka âsht Shpirti pra? Trupi tham unë. Jam një me të. Nuk e kuptoj veten të ndamë prej ti. Më paraqet dhe e paraqes. Ka lindë me mue, e do vdesë me mue. Asht në çdo vlim gjaku. Në çdo frymëmarrje dhe âsht e pamujtun të jetë diçka që une nuk arrij ta përfjaloj. Shpirti âsht çdo qelizë e trupit, çdo organ imi që s’bân dot pa nji organ tjetër. Ai âsht trupi thashë, nji permbledhje e persosun. Zemra nuk rreh pa gjak dhe gjaku nuk shkon në zemër pa mushknitë, të cilat nuk pulsojnë pa qenë oksigjeni. Eh gërshetzat e natës teme, kam ndesh gjithëfarë lloj përkufizimesh për Shpirtin dhe mund të them që të gjithë plotësonin atë ç’ka i mungonte tjetrit e të gjithë bashkë plotësonin shpirtin e vërtete.

Njâni thosh se shpirti âsht ndârgjegja. Tjetri e mendonte si atomin absolut, e të gjithë bashkë, në shtrat të vdekjes kishin vetëm një shpëtim;rrâfimin tek prifti, apo në shumë zota.Askush nuk e përkufizoi shpirtin, çoç e peshuan dhe i dhane vlerën 21g. Si thashë ma nâlt, kërkush nuk e përfoli Shpirtin, veç si Fjalë. E në të vërtetë, âsht nji landë që i nanshtrohet trupit, duke qan vetë trupi. Nuk kish qan mâ parë. Shpirti lindi me trupin. Nuk mundet me dalë jashtë ligjeve të natyrës. Ashtu si lindi do të vdesë. Do trashëgohet brez mbas brezi; por nuk ka me qan larg, ku gjithçka kâ me qân mekanike, s’do ti nânshtrohet lehtëpërkuljes së shpirtit. Do jena kafshë të tejzhvillueme, që nuk kanë me mendue për dëfrim. Bota do jetë nji pulari moderne ku do pjellim votë e sllukuna të neverisë tonë. Dhe kjo duke gjykue aftësine që ka njeri për me krijue e thur ndodhina, ashtu si bana unë, pikërisht tani. Në të vërtetë jemi shumë të djallzuem, por nuk bâjmë për profetë. S’dimë me e genjye veten. Të jemi largpamës, në të kundërt. Ta pranojme njâni-tjetrin ashtu si jemi dhe të përpiqemi që nesër të jemi mâ të mirë. Të jetojmë ç’ka lëmë përgjysëm. Të menduemit âsht armë e fuqishme që nuk njeh cak. Plasmon gjithçka ,jemi mâ se të bindun. Përderisa mendojme deri edhe “pertej,nâ pohojme atypëraty se tejkalojme vetveten,duke mbetun vetvetja.Me pak fjalë, ashtu si mund të bâjne ndonjâna prej jush që, në të nesermen që po gdhin e mendon veten ndryshe, në nji vend me mâ shume dritë, larg përbuzjes. Megjithatë te menduemit, kjo armë kaq e përparueme që zotnojmë âsht edhe nji vetvrasje, ashtu si mund të jete për nji miushe, barku i saj i frymë, të cilën nuk e xen vrima nga ka dalë.

Nuk kërkoj me çdo kusht të them dicka. Pak gjâna thonë shumë në të vertete. Gjykimi larg âsht i padobishëm, humb aftësine e të pamit qartë e ashtu si janë gjânat në të vërtetë.

Po ecen nata. A e keni vu re që nata âsht nji filozofi që flet. Janë yjet , pemët, bulkthat, njerëz si nâ që vetem naten i josh ajo jeta që fle ditën. Asht gjâ e bukur të shikosh ciganet që fshijnë gjurmët e së djeshmes ndërsa e nesërmja gdhin. Dhe kjo filozofi nuk shumë ta gjykosh për tia shpjegue shkaqet, ajo do vetëm të ndjesh. Te ndjesh. Frymëmerrni. Në ajrin që mbush mushknite âsht jeta. Ndërsa âsht kështu, pse duhet të pyes ç’ka âsht gjoni i mbasmesnatës? Fare mirë mund të mendojë edhe zogu që kotet i lodhun se ç’lloj frymëmarrsi jam . E në të vertete nâ kemi një ideal, jetojmë natën, të dy këndojme natën, përzihemi në heshtjen e saj, të mbushun më gjâsa të çudshme, si mendimet që të pushtojnë. Lene veten të lire kur âsht natë. Fluturo me te, ândrro. Jepju krahëve te saj, ti i dha forme; ndjeje qânien tânde tek të thotë se jeta pulson në duert tuaja. Unë jam atomi absolut dhe i kulluem që përsëritet sa herë. Askush s’më ka në dorë përvecse unë. Jam farkëtori, e fati s’âsht vecse hapi qe hedhim. Nuk jemi pre e tij. Teksa mendojmë se na ka në dore, s’bâjme kurrsend tjetër veçse gënjehena në vetdije të plotë; tue iu largue kësisoj në menyrë të vullnetshme pushtetit që kemi mbi fatin.. Krejt e pakapshme kjo tërheqje, megjithatë as ju gërshetza të dashura të ngarendjes time nëpër natë nuk jeni pre e fatit. Viktimë e rrethanës, mund të ndryshohet. Ndryshohet.Ndërsa fati jo. Ai âsht ashtu si bjen, i pandryshueshëm. Të jetosh âsht fat; edhe të vdesesh âsht fat. Këto dy largësi quhen fat.

Nata sonte po më pëlqen. Dhe kjo qetësi për halabakë si puna jeme âsht e nevojshme. Ajo më qarkon me hirplotësine e saj te pashpjegueshme. Edhe ju pjesë e saj jeni, nji tanësi mrekullie dhe nën pafundësine e saj njeriu si une veç lumnohet. Këtu fati nuk hyn aspak. Jena, si thashë, robën të rrethanës, që për ne âsht nevoja të ndjejmë se jetojme. Nata âsht shpirt, e nâ shpirt i natës. Ndodhin gjana të panjoftshme sa âsht natë. Pabesia i vjedh të ndershmit nderin, nji prostitutë zhvishet nga mëkati, një tjetër i shtohet rrugës. Dikush vret, me jetue, një tjetër lind; nji rremujë e shpjegueshme krijue prej nesh që i japim jetë natës, paganë të verbër që kemi arritur të përparojmë por që jemi shumë larg njeriut; e jo ma larg mbinjeriut. Kemi tejkalue largësine që na lidh me robin dhe mbinjeriun, në të kundërt.

-Une u mësoj MBINJERIUN– thotë Niçe, njeri terresh.-Si âsht majmuni për njeriun objekt talljeje, ashtu duhet të jetë njeriu për mbinjeriun. Majmuni âsht kafsha ma afër njeriut, le të jetë asisoj njeriu pranë mbinjeriut.

E Niçe nuk thoshte vetëm kaq. Kjo nuk âsht asgjâ. Kërko ma shumë nga ç’je. Ai nënkupton shumë tek njeriu; nuk mundet të jetë vetem kaq; të tallet me majmunin. Ne mund të tallemi me veten kur mendojmë majmunin si hap përparimi, e po ashtu njeriun, drejt mbinjeriut. Por ma parë se kaq duhet të dimë ç’kërkojme dhe çfarë jemi në gjendje të bajmë. E në të kundërt veç largohena, e braktisim këtë pikëmbërritje tue andrrue dëshiren në paqe te plote me rrethanën, duke ia ndryshue krejt qorrtashi drejtimin. Të mendosh ,të veprosh. Të mendosh duke veprue. Gjithmonë ndërthurja si zot i padyshueshëm ka ndërtue botën. Gjithçka ka nevoje për gjithçka.Tek gjithësecili trajtohet nji zinxhir jetsor, gjithësecili asht nji botë si ajo që na shtrihet para sysh. Tejkaloje vetveten, rri vetvetja duke ndryshue, nën duert e nevojës me qan i lumtun në ndryshimin tand! Dhe nuk âsht e nevojshme me msue mâ shumë se duhet. Dija e tepërt âsht e dâmshme po ashtu si padija, kur ajo nuk âsht e barabartë me ty.

Unë të mësoj MBINJERIUN!!! Niçe na kerkon dhe s’na kërkon shumë. Mbinjeriu âsht larg dhe largësia na kthen në robën të adhurimit. Mos kërko mbinjeriun,mos u tall me veten. Gjithçka përseritet,sa mâ shumë të arrish, aq mâ shume kërkon. Gjithçka âsht në perplasje. Cdo fitore ndjell nji betejë tjetër. E gjithë kjo, luftë mbas luftë, përplasje mbas përplasje, të çon në humbje. Nuk duam të humbim, loja jonë le të jetë nji humbje që barazpeshohet nga fitoret dhe nâ të ndihena të lumtur në këtë larteposhtje. E çfarë âsht robi? Peng i seksit, e di.. Në fund të fundit të mbetesh peng i seksit âsht i pashmangshëm, sepse âsht i vetmi instikt të cilin vetdija nuk ka mundur ta çmitizoje, por prishet si fillestar. S’mundet me iu përball as asketi ma endacak. As Krishti. Por robi në të vertetë âsht nji ndërgjegje urtëdashësese që nuk âsht zgjue dertash. Nji gjumë harrese e përkund. Asht dimen e ai pashpjegueshëm e end edhe mâ tepër e mâ dëndun terrin në shpellën përtace të dorheqjes. Por mbetet thellëthellë qânie e vetdijshme. Nuk i kemi shpëtue tundimit me gjykue një njeri, asesi. Edhe në perpjekjen mâ të dobet, ky perafrim nâ ka prue edhe mâ afër me njeriun, ose nâ ka largue, por nuk âsht ky njeriu. Ai âsht tek gjithësecili prej nesh, por âsnjani nga ne nuk âsht njeri. Rrëzimi dhe largimi nga ky mur ndarës âsht rruga për tek vetja. Tek njeriu. Tek Mbinjeriu!!!

Beso-Do të ndjesh!

Njeriu âsht Krishti, jo në të djathtën tonë, âsht brënda nesh. Njeriu asht Shpirti, nji pemë e palulzueme në pritje të rrezes së parë të dritës me iu dhân pa kushte shpërthimit.

Ne e shfaqim pak nga pak dhe kurrë sa duhet e si duhet. Çfarë na shtyn të veprojme kësisoj…Askush. Jemi të pandergjegjshëm dhe kaq. S’ka forcë të mshehtë, as shpirt të keq. Thjeshtë harrojmë se ajo masë e squllët që quhet tru ti rreshtojë fjalët në një fjali dhe ne të mendojmë se nuk jam ai që dua; të na urdhnojë të jemi ai që duam. S’ka vend të pyesësh se si. Të pyesësh do të thotë të harrosh. Le të harrojmë të harrojmë. Kemi arsye dhe të jesh i arsyeshëm do të thotë të njohësh vetveten. Nuk jemi veç kaq sa japim. Në eshtnat tona përgjumet çdo mundësi për tu bâ ai mbinjeriu që âsht vete ne. Ne jemi mbinjeriu, jemi dhe majmuni. Pse të pyesim. Mâ parë se te pyesim, të rishikojmë c’kâ bâme, të shohim nga erdhëm të kuptojme ç’ka duam. Godet pamëshirshem pyetja “pse”, dhe nuk na lë te qetë në atë ç’ka jemi. Kërkojmë të dimë, por çfarë. Në cdo zbulim arratisena nga e vërteta. Lindëm për të qënë vrasës? Jo! Mësuam të vrasim, që në fëmini, tue u rrit përditë, ia njohëm erën gjakut si bisha që nuk e zgjat nji ditë pa e njom buzën në gjakun e prese. Kjo âsht vrasja, luftë që nuk duhet më e lujtë as kur jena fmijë. Çdo përparim në këtë shteg, âsht largim nga ana tjetër. Pse të ndodhë kështu fundja.

Ç’kuptim ka të filozofosh. Do të thotë Urtësi, po përdreq nuk âsht e urtë. Asht e egër qânia nën zhelen e mustaqeurtit. Kërrkush nuk të kupton ashtu, jo të gjithë mendojnë se zgjidhja âsht karteziane, arsyetikisht matematike. Mâ shumë se kurrë thjeshtësi tham unë. Të pranohen gjânat si janë dhe i gjejmë. Të gjykojmë sa na përshtatet. E sa jemi përpjek? As ma të voglën lëvizje.

Nuk ma merr mendja se po u lodh. Për ju filozofi do të thotë seks, për ju nuk ka atom absolut, as arsye te kullueme, as zot, as natyrë, sistem apo trashendence; ka vetem seks. S’ka as Niçe, as djall, as mbinjeri, as shpirt filozofik. Për ju ka orgji, natë, shpërthim, orgazëm, gjoks. Filozofi për ju do të thotë argëtim, dëfrim pa fre pa ia ditë për moral e shtirje. Ju doni të qeshni e të lodroni, pak u prekin fjalët që them e gjithë rretherrotulli. Unë jam rrughëmbun, asgjâ ma shumë. Po, po. Nji rrughumbun që gjen veten tek e rëndomta; dhe unë e njerëz si unë që i mundon një pike e vogël e vetdijes, mëdyshojmë gjithçka e gjithmonë, kërkojmë të dimë nga vijmë dhe kjo asht ajo çmendina pa kulm, ku prehet vetdija e fjalëkërkuesit, nji gojdhâne bashkëkohore e ardhun me pamjen e gurit prej shpelle; por që unë nuk di me e tregue. jam i lodhun, si mbijetesa.

Duam të qeshim, le të qeshim.

Peshkonte njâni në vaskë, në nji çmendine. I dhanun, i harruem në lumninë e tij të cungueme. Doktori, si ma i shmangun ndjekte tâna levizjet e tij, duke dashtë me kuptue se ç’mendonte i s’muni e pyet-Nuk ke frike se të hanë peshqit?

-Doktor, nuk e shikon q

ë asht vetem nji vaske?

E si mund ti përgjigjesh atij të harruemit prej vetes, pas asaj përgjigjet? Çdo kërkim që të dijme, nëse âsht i tejkaluem, na bân të ndihemi si ai mjeku i cili e mbyti veten në një filxhan me ujë, gjysemplot. Nuk kemi nevojë të tëjkalojmë veten deri në mohim. Kjo nuk âsht andrra që na fle, në pjesën e pafjetun të trunit. Edhe parajsa âsht larg, po ashtu sa zoti dhe nâ i krijuem ti kemi si qellime, por u kthyem në sklleven të tyne qyshkur shpikëm kushtin. Asht gjâ e mbrapshtë, poeti. Urtësidashësi. Vetdije që theqafet lojcake në toka të premtueme, e jetë të pasosuna. Mbrujtëm shumë gjana. E tesh, jena si ai fmija në nji vitrinë me lodra. Kërkon të blejë nji prej tyne e nuk din ç’më zgjedh. Herë don arushin, herë pushkën. Herë Piter-Panin, herë Krishtin mes femijësh. Edhe nâ kerkojmë aq shumë sa nuk provojmë asgjâ.

U fola për mbinjeriun, filozofe e filozofi, e asgjâ nuk kam thanë. Une s’jam veçse pika ma e parëndësishme e ujit ë etjen e këtij NJERIU të ardhun që nga nevoja e tij e parë me iu shmang territ. Nuk mjafton âsnji hapmbyllje sysh që unë të përpihem prej rânës së përparimit.Por më besoni,të dëgjosh do të thotë të mesosh gjâna që nuk i din.Kështu të bani gjithmmonë. Dëgjoni,të mësoni, por mos humbni pafajsinë e virgjën. Shpirti i atij që kërkon me qân gjithcka âsht si kurva, ju mos kërkoni ma shumë se mundëni. kjo njollë u ka prish emnin fshihet, por pafajsia nuk shenjtohet kurrë ma.

Kaloi mesnata, hâna humbi dhe pak nga pak po ngjizet agimi. Nana âsht e pergjumun në gjumin e saj që nuk besoj se ka fjetë. Më ka kujdes. I dukem edhe sot, femijë; dhe jam fmija i saj, por ajo nuk e di ku ndodhem.

Kurrë nuk kuptuam asgjâ edhe pse rrahëm gjoksin në të kundërt. Dhe predikojme zot, e Krisht, e jetë të pasosun. Nji sy i shpejtë në të përditshmen tonë e do kuptojmë sa jashtë nevojave tona ndodhemi e sa na kushtëzue nevoja e dikujte. Na dhe pakica. Te kushtezuemit, te flijuemit dhe pakica, në fronin e padrejtësisë lëpijnë gishtat e zhytun në djersën tonë. Në gjakun tonë. Në trupin tonë. Si mund të rrenjosim hyjnoren kur nuk mundena me dhan atë ç’ka na kërkohet. Prandaj thue ngrejmë idhuj, bahena dishepuj të përtejmes.

Familja në përplasje, nevojat e përditshme, rritja e nji fëmije, ndarja, braktisja. Dhuna, tradhtia. Keqtrajtimi. Kjo rrëmujë infekton të parë e të mbrame. Mjaft të hyjnë perçarja në themel, e gjithë kulla gllabërohet nga plasaritjet të cilat ia rrëzojnë qëndresen. Dhe ç’bajmë në të vërtetë. Fajësojme të tjerë për pafuqinë tonë. Ky çorrshteg na mundon gjithmonë,gjithmonë gënjehena nga dëshira për mos me u quejtë fajtorë. Asnjeri nuk ngrihet me brit ‘Mjaft“. Ta çjerrë lodhjen psikologjike, ta shtypë barkun dhe ti shtrydhëeshtnat, kafkën atij kërthini të padëshiruem që veç na e ban jetën tonë të padurueshme. Mbeten në pamundësinë që u ka lidh sytë me nji ylber shumëngjyrësh besimi. Në pamundësi me i shkue tejpërtej asaj mjegulle të rreme, atje ku asht vetja jone bardhezi.

Duhet të ndjejmë. Ky asht çelësi.

Nuk ia vlen të veshim të tjerët me vyrtytet tona, kur na vete nuk ia saktësojme vetes ma parë. S’na duhen as idhujt, as priftat, as morali. Janë të tâna maska me mshehë fytyrat tona prej kriminelësh, zhvatsash, keqdashsash.

Une hyj aty ku me hapet dera-thote Krishti

.

Po për ju, për ne, e për shume si ju e si nâ cila derë do hapet? Ajo e moskoçarjes? E përbuzjes? Harrimit? Jo, ana e mbrapshtë e medaljes nuk na shkon, ndaj unë ma mirë ndigjoj kërcitjen e zingjirit të mëkatit se sa predikimet shterpa e të tredhuna për jetë të pasosun. E para më jep me kuptue shumë, ndërsa e dyta ma parë se të me tutë, më lodh. Nuk asht quejtë pa qëllim ameshim ajo botë e përtejme që na ofrohet. Të kërkosh në perjetsi, dmthn të braktisësh. Pse të mësojmë si të jetojmë. Kaq të dobët jemi mos të dime të ecim në këmbët tona. Unë them jo.

Të tejkalojmë kushtin, normat, rregullat që na kushtëzojnë. Të mos harrojmë njâni tjetrin. Asht e mundshme, por nuk duam ta kuptojmë. Na ka ngërthye nji ândërr e keqe të mbetena me këtë bark të frymë dhe të mos lindim veten, sa e zgjasim kohëzgjatjen duke i vesh aftësite tona dikujt tjetër të cilin e krijuem vetë nâ. E ai na mëson të jemi i miri, i keqi, i drejti, i urti. Që të më meritosh ji si unë!- na thotë.

Të na mësojë pjella? Thue nxânsi harroi që mjeshtri nuk ia mësoi sekretin e fundit???

Kisha dhe feja fallxhore të shejta. Ata mund të jetë gjithcka e çfarëdo, vec Pjetri e Simoni, Mateu e Luka nuk fle nën strehën e predikimit të tyne. Kur një pemë nis e thahet, krasite e ujite që nga rrânjët.

Mendohet se besohet. Mendohet se predikohet. Në të vërtetë ç’të besojme ma parë? Të besojmë qânien tonë, apo paqen që shtrihet shtatpash gjânëgjate përtej luftës tonë të përditshme me i shkue tejpërtej mjegullës se veshtullt të mbijetesës.

Qyshkur kisha braktisi malet e u lshue vrik teposhtë fushave; dhe e ngriti kullën e vet në balticen e nevojes ta bindë robin gjithësesi, për të mirën e vet, pak mbetet me besue.

I paftyri

,që përgjumet në neverine e vet të pakohe, e vrau të birin, nâ quejti fajtorë për këtë flijim në të mirën tonë. Mot mbas moti,nji natë të ftohtë dimni e lind, mot mbas moti, nji ditë plot dritë e flijon, vjetë për vjetë përsërit të njajtin rit; e pse? Nâ të bahena ma të mire. Nâ të ndryshojmë. Nâ të meritojmë jetën e pasosun.

Ku âsht ajo kisha e thjeshtë. E ftohtë, por me flakën e besimit që na ngrohte krahnorin. Ku âsht ai robi që nevojen ma të madhe e kishte për veten e vet, për nâne për babë, vllâ e motër. Për shoshoqin. Ku âsht ai njeri që nevojën e kishte shejt?

Ai gur mëkati i hedhun në ajer nuk ka për të râ në ftyrën tonë. Ajo shurrë fajësimi, e hedhun në ajër prej fesë nuk ka për të râ në ftyrën tonë. E ka gjet ballin që duhet më ndâ dysh. E ka gjet ftyrën që duhet me ia çorrue dy sytë e ballit. Ka ardhë koha ai gur të bahet drië për sytë tonë, me pa vetin pa frikë ndër sy,me i buzqesh tân shpirt me mirëdashjen e mirëpritjes së atij ikanaku të strukun në frikën e vet; që âsht e mbeten nevoja jonë me u ndie për të paren herë e gjithmonë ç’ka na takon tash sa kohë. Zotën të vetes!!!

Dikur majat e maleve qenë strehë për zotat. Pastaj ata zotat u bânë nji, e ky muer qiejtë i neveritun prej pjellës vet. I humbi ftyra. U bâ plak e mjekrra e urtisë iu nxie prej zhgënjimit. E dyshoi pjella e vet. E vrau e preu, e vret e pret tash sa mot. Ia harruem ftyrën. Nuk ia lejojmë vetes me ia kujtue ftyrën. E lusim në ag të ditës, e lusim në perëndim të ditës. Ia sakatuem dishepujt, por na besojme prap n’te, e ai jo.

Tesh, vetëm në jetën e pasosun do ia shohim ftyrën. E humbëm të drejtën qyshkur flijoi birin e vet për ne të pagdhenshmit. Tesh jemi vetdënue me e kalue terrin e kësaj jete plot tortura që të meritojmë ardhjen ballë për ballë me krijuesin. A nuk mbetet të braktiset besimi? S’do mundena kurrë me ia plotsue vetes atë dëshirë revoltuese, as në jetën e pasosun. Ajo âsht nji dhuratë që hapet e na del nji pus i thellë. Lodhja na zbeh guximin. Të mbetena pakkërkues,të mbetena poet për kush e kupton poetin, të mbetemi predikues për kush e din për ç’ka predikon dhe jo pse âsht mënyra ma e mirë me ia mbulue ftyrën e vërtetë zhvatjes dhe shfrytzimit. Të qanurit predikues të nji tuneli të pafund nuk na shkon. Kundërshtojme veten.

Më jepni të pi, m’âsht tha kapzerri. Nuk po ndigjoj muzikë sonte. Bjeruni kitarave të fjetuna, zgjojeni gjumin që fle në telat dhe gishtat tuej. Më predikoni qetësine. Këndoni. Kjo âsht jeta. Të ndjesh se jeton. tek gjâja mâ e rândomtë âsht ajo, mjaft ti marrësh erë gurit do të ndjesh se ai frymëmerr në atë gjëndje të ngurtë. Edhe nata frymëmerr, ashtu si pemët na japin frymë ne. Kjo gjithcka âsht jeta jonë.

Gërshetzat e mia të dashtuna, u jam borxh sepse mes jush jam, ndihem, e unë s’mund me iua shpërblye ndryshe veçse me këto fjalet e mia të dehuna. Unë kështu puth. Nëse nuk u pëlqejnë do të mesoj ma mirë. Gjithmonë në kerkim jam dhe nëse sonte nuk u zhgërryem në nevojat tona, paska qân natë për gjithçka e vetëm për zhgrryerje jo.

Nesër do vi sërish, sigurisht ju duke ndigjue e unë duke fol.

Natën e mirë!!!

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: