E duam Shqipërinë si gjithë Las Vegasi

by

https://i1.wp.com/i40.tinypic.com/2n806tc.jpg

nga “Tirana, kryeqyteti i kumarit dhe i lojërave të fatit” i Hajro Limaj, shfaqur tek Start

Në Shqipëri vitet e fundit ka marrë një rritje galopante, të paparashikuar dhe me pasoja të rënda për shumë qytetarë dhe familje në të gjithë territorin e vendit, hapja e kazionove dhe të gjitha lojërave të tjera që në gjuhën popullore quhen kumar. Në krye, qyteti i Tiranës, i ndjekur nga të gjitha qytetet dhe qytezat e tjera….

Sipas të dhënave të fundit, në Shqipëri janë dhënë leje dhe funksionojë 1500 kazino me 2220 makineri. Pra kumari në Shqipëri është kthyer në një industri reale, e cila llogaritet në 500 milionë dollarë në vit, ose  5 për qind e prodhimit vjetor kombëtar. Pra i bie që çdo shqiptar mesatarisht të harxhojë çdo vit 178 dollarë në kazino.

…Krijimi kësaj industrie lojërash të rrezikshme në shumë vende të botës është mbyllur fare, ndërsa tek disa të tjera është zvogëluar shumë dhe janë larguar nga mjediset e qyteteve duke i lejuar veprimtaritë e tyre vetëm në  hyrjet dhe periferitë e tyre. Ndërsa tek ne, veçanërisht në Tiranë, të gjitha katet e para të pallateve të reja janë kthyer në kazino, ku shumë familjarë kanë humbur deri edhe shtëpitë e tyre. Shumë të rinj, mbas humbjeve të papërballueshme kanë përfunduar në vetëvarje apo vetëvrasje. Prindërit janë në alarm për të ardhmen e fëmijëve të tyre, të cilët në vend të studimit në biblioteka apo shikimit të filmave edukativë, kohën më të madhe e kalojnë në kazino dhe lojërat e fatit.

Advertisements

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: