Më pëlqen shumë ky dokumentar sepse (për herë të parë?) tregon, çfarë ndodh kur ngrihesh nga Rinasi. Si shumë të tjerë urrej arrogancën e gënjeshtrës të shqiptarit që çan kudo, aq më shumë të artistit shqiptar që mahnit skenat ndërkombëtare,ndërplanetare e më tej akoma.
Më magjeps kalimi brutal nga kënga në playback në festivalin e këngës shqiptare e lokale të dyshimta në York-un e ri.
Më pëlqen sinqeriteti i Gëzim Nikës, rrudhat në fytyrë e Merita Halitlit, arroganca idiote e Simakut, ironia e Aurela Gaçes e Anita Bitri si nënë me shpresa që, profetike thotë, ” Unë nuk kam kohë!”, apo mallëngjyese kur këndon me vajzën e vogël.
Advertisements
Leave a Reply