Pikturë në kalendar

by

nga Ilda ISUFAJ

Pse shkurti ka gjithmonë të njëjtën ngjyrë:
është i bardhë dhe violet
është një degëz e tharë pa gjethe
me një lule të vetme katërpetalëshe
të harruar në majë,
që vështron si një kotele e braktisur.

Shkurti është stoli:
bizhu me gurë të ftohtë
që skuqin nën erën prerëse e të hidhur
e mbulohen me frymë
ashtu, si akull në shkrirje.

Rrugët janë bosh,
vetëm njerëzit-vagonë,
rrëshqasin ngadalë në shina acari,
largohen përmendësh nëpër stacione,
me tymin e cigareve në mbarim,
në cep të buzës se rrudhur,
me shikimin drejt, me mendje udhëtare
lëkunden urtë ndërsa
agimi-muzg zbardh e nxin.

Shkurti i pandjerë,
si trupi i një violine
u flet ditëve me zë të shuar,
e kur do, shpërfill ndonjërën,

merr frymë thellë
një herë në pesëmbëdhjetë ditë

e mbetet gjithnjë me të njëjtën ngjyrë:

Ai është i bardhë, i kuq, violet.

Advertisements

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: