Nën flamujt e melankonisë

by

nga Migjeni

 

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme…

… dhe askush s’mund të thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

diçka të re.

Aty këtu në hijet

e flamujve

mund të shifet

një mund, një përpjekje

e madhe përmbi vdekje

për të pjellë diçka të madhe,

për të qitë në dritë një xhind!

Por, (o ironi)

nga ajo përpjekje

lind vetëm një mi.

Dhe kështu kjo komedi

na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit

pëlcasim.

Në prakun e çdo banese

ku ka ndoj shenj jetese

valon nga një flamur

melankolie të trishtueshme

Tags: , ,

3 Responses to “Nën flamujt e melankonisë”

  1. xhibi Says:

    TiranaCalling asnje shkrim per Tiranen ne pervjetorin e kryeqytetarise?😛

  2. Irma ttbmlj Says:

    A nuk perjetohet kjo vjershe e Migjenit cdo pervjetor pavaresie !!

  3. eridjon Says:

    Ne kushte te tilla po kjo kenge eshte simbol i nje pavaresie te cenuar.Simbol i nje sovraniteti i cili shitet per 5 pare, shqiperia eshte ende nen flamujt e melankolise..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: