nga Leviathan
U përshëndetem,
me një gjysëm zëri të perënduar
siç përshëndetet bukëshitesi
Cdo gjë do shkojë mirë – belbëzove
me sy të përdalë e kokën anash
Ishin të ngratat fjalë… të fundit
të virtyteve të paqëna, të një copë jete
të dashurisë së përjetshme… bla bla bla.
Të harruarit nuk ka nevojë për premtime
Vërdalliset si i pastrehë, këmbë zbathur,
mbi iluzionet e humbura pështynë indiferent
faren e pabesisë,urrejtjes,frikës, nevojës
përpara se të lëshohet mbi ty
skllave e pashpresë
që nuk kepute dot hekurat e së kaluarës
Advertisements
03/02/2012 at 15:57
ja gezuar Leviathan, me fund do ta pime kete dhe gotat pasardhese! Derisa sa deti te na zere…dhe formen e shiut do te marre e do te bjere mbi te tere…pastaj…do te presim qiellin qe yjet te na tregoje…ndoshta ata pergjigjet i dine…do te jete shume vone…dielli do te na jete ngritur mbi shpine!