Të luash mirë, të shkruash mirë

by

Shpesh herë nëpër konferenca të ndryshme ku prezantoj librat e mi apo ata të ndonjë miku, arrin një pikë, aty nga fundi, kur dëgjuesit bëjnë pyetjen e vjetër në forma të reja ( e në gjuhën e kaurit )  : çfarë duhet të kesh për të shkruar?
Është e çuditshme edhe se si nuk më pyesin kurrë “çfarë duhet të kesh për të shkruar mirë?”, fakt që më bën të mendoj se mendojnë që unë nuk di të shkruaj mirë ose që ata kanë një koncept tjetër mbi të “shkruarën mirë”, shumë ndryshe nga unë.

Mendojnë ndoshta – ata, jo ti, kuptohet, ti e di fare mirë se çdo të thotë të shkruash mirë, s’ke nevojë për këto rreshta që biles të fyejnë   – që për të shkruar mirë duhet të përdoresh fjali të tipit “ Loti i saj u formua në brendësi të shpirtit të lënduar nga betejat e jetës dhe rrëshqiti pa zhurmë mbi mozullat e konsumuara. Kush do e dëgjonte atë lot në atë natë të zeze, kush vallë do e fshinte nga faqet e saj të brishta bla bla bla…?”

Për dikë – jo për ty pra, e morëm vesh – kjo do të thotë të shkruash mirë. Për mua jo, për mua ky është versioni letrar i “ Shiko ma, po i jap pa duar, pa duar ma…!”, siç them duke vjedhur David Foster Wallace. Të shkruash mirë për mua nuk ka të bëjë me sa fjalë përdor, me sa mirë e përdor metaforën apo sa e pasur është shqipja jote. Të shkruash do të thotë të transmetosh një ide tek lexuesi. Mund të jetë një dialog, një imazh a një rrugë. Të transmetosh do të thotë të gjesh kanalet e duhura për të mbërritur diku, nga një imagjinatë të tjetra. Çështja është që askush nuk e ka idenë se cilët janë këto kanale e se si hapen, kështu që për siguri përdorin kanalet e vjetra të lotit të lënduar që zbret mbi shpirtin e brishtë.

I sprovuar nga vite përgjigjesh pa kuptim, ditë e fundit kam arritur të perfeksionoj përgjigjen time. Që s’është e thënë të vlejë për ndokënd tjetër, e ndoshta s’do vlejë me as për mua pas ca javësh. Po për momentin më kënaq.

Të shkruash mirë do të thotë edhe të tregosh një histori të mirë. Historitë e mira nuk rriten nëpër pemë e shpesh here as nuk shpiken, janë copëza jete marrë andej këtej, përpunuar e ripërpunuar, që zhvillohen pak a shumë ashtu si ua ka qejfi atyre. E konceptoj punën e shkrimtarit si puna e arkeologut – këtë e kam vjedhur nga S.King – i cili nuk krijon histori, por thjesht i nxjerr në dritë. Punon, ku me kazëm e ku me furçë – në njërën dorë kazmën, në tjetrën furçën –  për të nxjerrë qytetin e harruar dhe detyra e vetme që ka është që t’i qëndrojë sa me besnik arkitekturës origjinale, pra asaj që ka menduar, imagjinuar a edhe thjeshtë perceptuar në një nivel në të cilin as vetë shkrimtari nuk mund të hyjë.

Por meqë mundësitë e kësaj historie janë të pafundme, autori ka edhe detyrën më të vështirë: të eci në një territor të errët duke u munduar të gjejë labirintin që do e çojë drejt fundit të historisë.

Për këtë arsye them se që sot e tujte kur të më pyesin do përgjigjem se gjëja më e rëndësishme që duhet për të shkruar një histori të mirë është të dish të luash mirë shah.

Një shahist, qoftë edhe një pak a shumë mesatar si puna ime, kur luan llogarit me mijëra mundësi. Në çdo beteje të fortë shahu – që nuk është e fortë sepse lojtaret janë të mirë por sepse janë të të njëjtit nivel, pra mund të jenë edhe të dy goxha të këqinj – llogaritja dhe gjetja e një shtegu mund të të siguroje fitoren. Për të fituar duhet të kesh një plan të caktuar, e ky plan duhet të llogarisë lëvizjet e 16 gurëve që ke përballë. Variantet qe do vendosin lojën që po bën janë të pafund, por ti duhet të kesh kontrollin e situatës në çdo moment. Në çdo sekondë mendja duhet të llogarisë, deri diku edhe për hesap të vet, të gjitha mundësitë e mundshme që të çojnë drejt fitores. Në të njëjtën mënyre lëvizin edhe personazhet e librave. Deri diku mund t’i kontrollosh por vetëm deri diku sepse personazhet pastaj kanë një jetë të tyren dhe shpesh here janë ata që shoqërojnë shkrimtarin deri në fund, e jo e kundërta. Këtu qëndron edhe problemi më i madh që ka edhe shahu: kundërshtari, i cili po ashtu bën lëvizjet e tij. Kështu që nuk është e mjaftueshme të bësh vetëm lëvizjet e tua, është e nevojshme që të llogarisësh edhe lëvizjet e kundërshtarit. Ky mund të lëvizi gurët në një mënyre apo në një tjetër pasi ti ke bërë apo nuk bërë një lëvizje të caktuar, e kjo pastaj krijon qindra lëvizje të tjera hipotetike, e këto krijojnë mijëra lëvizje të tjera. Si mund ta kontrollosh diçka të tille?

Nuk mundesh, e në fakt nuk duhet ta kontrollosh, por mund ta ndjesh si një i verbër ndjen  objektet. Të shkruash shkon përtej kontrollit tonë, e duhet vetëm të lejosh ca ide të dalin. Të jesh besnik e të tërhiqesh mbrapsht për t’i lenë personazhet të luajnë të lire: t’i shqyrtosh, por jo t’i ndalesh. T’i drejtosh, por jo t’i çosh.

Si në shah.

Tags: , , ,

7 Responses to “Të luash mirë, të shkruash mirë”

  1. Bubi ,,, Says:

    E drejte ,,,

  2. mercadeo Says:

    “Arti është mjet në ndryshimin e jetës; vjen si një dëshmitar të vërtetojë marrëveshjen në emër të së “mirës, harmonisë”, pas ç’do ndryshimi. Shoqëritë njerëzore kalojnë faza të ndryshme. Një stinë e keqe është kur ka krizë ekonomike dhe njerëzit interesohen më shumë për bukën e gojës, shtëpi edhe punë. Kur ti ketë vënë këto në vijë kthehet e krijon, bën art dhe qytetërim. Qytetërimi është si një shtëpi që vazhdimisht e përshtatim; në një anë prishim, në anën tjetër njëkohësisht ndërtojmë. Tani që po kalojmë si tërë bota një fazë të vështirë, mund të themi, “kush e ka mendjen për art”. Por si njerëz të “mendjes” jemi të detyruar të parapërgatitim, “shtëpinë” e nesërme, ku do të banojnë të rinjtë, të cilët kanë nevojë për vizion. Për këtë jemi përgjegjës e duhet të punojmë me këmbëngulje e durim. Dhe jam optimist se ata do t’i kthehen asaj. Mbi të gjitha i besoj njeriut dhe zemrës së tij. Megjithëse zemra është e mbuluar, nuk ka ndonjë xham përpara për ta parë, ajo ka një veti që e bën atë të tejdukshme. Mbase kjo më bën të besoj te kjo materie filozofike, te njeriu, i cili, që kur lind e deri sa vdes, përpiqet të mësojë. Këtë e kam thënë edhe para studentëve të Universitetit Amerikan dhe është bërë pjesë e reklamës së tij”.

  3. kuki Says:

    Ne fund te fundit dhe guret e shahut s’jane gje tjeter vecse personazhe ne nje jete-loje-lufte me e madhe se ata ,,,,

  4. loer Kume Says:

    ore une kam nje mik te ngushte, nje shahist qe s di me shkrujt, dhe eshte alamet shahisti kshu, kampion e, mjeshter I MADH NDERKOMBETAR i shahut e, nje nga 500 ne bote e… po per qamet se di me shkrujt😛

  5. loer Kume Says:

    PS. gjeni emrin e shahistit

  6. Alket Bushi Says:

    M’pelqeu mjaft shkrimi Darien! Loer, mos quhet Ergys ai? Apo Ermal? Mbiemri s’me kujtohet.

  7. Loer Kume Says:

    jo, me E fillon sidoqofte, po mund te themi se eshte krenari kombetare madje dhe europiane perballe kampioneve ruse.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: