Hapat e saj…

by

nga Albi Dardan Xhunga

Ajo po largohej. Po largohej për të mos u kthyer më. Dhe unë, fare i trullosur, s’mund të bëja gjë tjetër veçse të shihja hapat e saj që rrisnin distancën mes nesh. Bulevardi ishte i gjatë dhe në atë pasdite të bukur vjeshte ishte shumë i zbrazur. Kështu që dhimbja ime, teksa shihja hapat që largoheshin, ishte e destinuar të zgjaste. Ato hapa që trokisnin mbi trotuar më shkaktonin një ndiesi që është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Ishte si një muzikë që të pëlqen shumë, por njëkohësisht të shkakton shumë dhimbje. Koha kur unë ndihesha krenar për ato hapa elegantë kishte mbaruar. Situata ishte përmbysur. Ajo po largohej. Po largohej për të mos u kthyer më.

Ndërsa i ulur e i tronditur vështroja hapat që largoheshin më vërshuan në mendje (si një film me xhirim të shpejtë) kohët që kishim kaluar bashkë. Ishte si të shikojë një ëndërr të mrekullueshme, të shoqëruar nga një sinfoni në sfond. Nuk ishte një ndarje e zakonshme. Ishte e trishtë dhe mizore. Nuk kishte akuza për tradhëti, nuk kishte argumentime për mospërputhje, nuk kishte dyshime për mungesë ndienje. Ajo më përqafoi, më puthi dhe me lot ndër sy më tha se më uronte gjithë të mirat e kësaj botë dhe shuuumë fat. Gjithashtu m’u lut ta harroja. Në fakt më shumë se lutje (ajo e dinte mirë se kjo nuk ishte e mundur), m’u duk si një dëshirë drejtuar zotit. Të gjitha këto e bënin shumë mizore, shumë të trishtë atë ndarje.

Teorikisht nuk duhet të ndihesha i suprizuar. Që në fillim të kësaj historie ne e dinim se s’do kishte “happy end”. Tek e fundit vetëm përrallat mbarojnë kështu. Botët tona ishin shumë të ndryshme dhe përveç kësaj kishim njëmijë e një arësye për ta ditur që në fillim se s’mund të ishim aq egoistë. Ishim shumë të vegjël përballë një bote me tradita e zakone shekullore…

Megjithatë bota ime po më shembej nën këmbë. Ishte si fundi i një magjie. Rikthimin në realitet s’mund ta përballoja dot.

Në ato çaste përpara meje po kalonte një nënë e re me dy vogëlushë. Të voglin e shtynte me karrocë, ndërsa një vogëlushe 4-5 vjeçare e mbante përdore. Megjithëse e ëma e tërhiqte nga dora, vogëlushja kureshtare e mbante kokën pas. Dhe kur ajo i tha të ecte, se kështu po e lodhte, vogëlushja ia ktheu: “mami, ai xhaxhi po qan”.

Eh, s’bënte ftohtë që të më fshihte të dridhurat, s’binte shi që të më fshihte lotët…

Tags: , , , ,

4 Responses to “Hapat e saj…”

  1. xhibi Says:

    Shume e ndjere🙂

  2. DorinaB Says:

    edhe mua me pelqeu, e ndjere🙂
    Te percjell vertete ate ndjesi.

  3. 3ras3rh3ad Says:

    Shume e dobet!

  4. Albi Dardan Xhunga Says:

    🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: