Po ju z. Lushi, ç’mendoni?

by

Jean Jarvaise, Man in the Room

Nga Arti Lushi

Si me thënë,

Sendet e dhomës nuk janë ashtu sic duhet;

Ato janë pa trajtë, pa thelb, e sidomos pa prani,

Megjithatë, ato janë aty.

Gjendja është troshitëse, mbytëse:

E parëlindur se brendshmi,

Së brendshmi e fatëzuar.

Dhe këtë e them me bindje,

Sepse unë e njoh absurdin tim,

Besoj tek ai.

Kurrë mos qofsha pjellë e një mirëkuptimi çastesh.

Kurrë dhe kurrë.

Etika, teologjika, filozofia, epistemologjia, ontologjia,

Dhe gjithë këto dhe ato degë të panjohura për kamarierin

Që më shërben kafen e mëngjesin,

Në ç’teh e lexojnë të palexueshmen.

-Po rrënja???

-S’ka rrënjë!

Rrënja s’ka rrenjë.

Askush nuk besoi në përjetësinë e së tashmes,

Përfshirë edhe zotat e krijuar,

Ata të rikrijuar,

Apo të Vetëkrijuarin.

Dy plus dy bëjnë katër;

Kendi i drejtë është 90 gradë;

Diktaturat janë të egra dhe shtypëse;

Femrat parapëlqejnë të pasurit, ose zezakët;

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Rriten në përpjestim të drejtë me numrin e jetimoreve.

Mirëpo ketu s’ka asgjë të vërtetë

Zbulesë, jo e jo.

Mos vallë po kërkoj ndonjë mrekulli !?

Mjafton të shkëmbehem rrugës

Me dikë që qesh me vete.

Advertisements

Tags: , ,

One Response to “Po ju z. Lushi, ç’mendoni?”

  1. xhibi Says:

    “Femrat parapëlqejnë të pasurit, ose zezakët;”

    Pse kaq te kompleksuar nga zezaket? Me shume mit eshte gjithsesi, kshu flitet lol

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: