Mbi muzikën

by

 

nga Behemot
C’eshte muzika? Cfare jane ndjenjat qe e prodhojne? Cfare marrdhenje ka mes muzikes dhe njeriut? Cila eshte esenca e saj ? Cfare ka universale ne kte forme te te shprehurit te njendjave, cila  eshte e vecanta e saj?
Ne pergjithesi pergjigjet e mundshme dhe me te peraferta vijne nga ajo pjese e sferes se artit qe merret me muzike, qe ben muzike, qe eshte ne marrdhenie te vazhdueshme me tingujt qe dalin nga te vibruarit e materies. E vertet eshte se ne te njejten menyre raportohet dhe ai qe e degjon, pra edhe ai qe nuk prodhon e degjon. Ndaj mendoj se nuk duhet te ndalemi vetem tek interpretimi i atij qe e prodhon por te shtyhemi me tej.

Disa interpretime vijne nga ata njerez qe gati me pavetdije jane ne gjendje te nxjerrin tinguj nga hapsira e tyre e brendshme duke na dhene pershtypjen e unitetit te pandashem te ndjenjes dhe tingullit. Keto lloj njerezish qendrojne si te fshehur nga esenca e vertet e asaj qe prodhojne apo kan arritur ate shkalle te procesit dialektik te te krijuarit ku ajo cfare prodhohet eshte ne rritje te vazhdueshme, ne ndryshim te perhershem, saqe kane arritur te behen nje me dialektiken e artit e tyre? Per keta njerez ajo per te cilen flitet ketu, muzika, sic e quan Hegeli ” shpirti qe luan(nxjerr tinguj) ne çast per veteveten”, eshte vertet esenca e tingullit, absolutja universale qe riprodhon veteveten, apo eshte nje fenomen i veçante, nje vecanti per te cilen nuk vlen asnje forme percaktimi i veçante?

Te tjera interpretime vijne nga bota e jashtme, nga rrethi i atyre qe duke mos nxjerre asnje tingull perpiqen ta interpretojne dhe ta shpjegojne ate.
Nder shekuj  filozofet i jane pergjigjur pyetjes se c’eshte filzofia. E kane bere ne forma te ndryshme. Dikush ka perdorur metoden e deduksionit e dikush duke Induktuar ne menyre qe te arrinte tek ideja kryesore, thelbi i trajtimit te tij. Keshtu jemi gjendur perballe mijra traktatesh mbi filozofine, mbi te verteten. Rruge te ndryshme per te arritur ne te njejtin vend. Nje pafundesi konceptesh te veshura dhe te futura ne te njejtat kategori te perhershme, te interpretuara mbi bazen e ketyre. NJeriu perpiqet qe te interpretoje, te shpjegoje, ate qe i ngacmon shpirtin, arsyen. Mundohet ti jape nje pergjigje veprimeve te tij, kerkon te gjej vendin ku duhet te qendroj, menyren se si duhet te arsyetoje, si duhet te zhvillohet dhe te arrihet tek nje gjykim sa me i sakte: me nje fjale kekron te njohe boten perreth, fenomenet qe ndodhin ne te. Nje fenomen i tille eshte muzika, sepse muzika eshte kudo, ne cdo pjese te natyres, e nga kjo e gjendur kudo lind dhe imitimi njerezor i saj.
Te njeten gje qe mendimtaret kan bere me filozofine, me te verteten e ideve, kane bere dhe me muziken. Madje shpesh here kane qene filozofet ata qe jane munduar te interpretojne dhe muziken. Keshtu kane bere Aristoteli, Kanti, Hegeli, Shkolla e Frankfurtit me vone, po ashtu Benjamin dhe etj etj deri ne kohet e sotme. Dikush i ka dhene perparsi ndjenjes qe prodhon keta tinguj e dikush tjeter e ka fokusur analizen ne ate qe muzika dhe tingulli ngjall tek te tjeret, qellimi e saj. Nje marrdhenie e vazhdueshme mes shkakut dhe efektit. Greket e lashte mendonin se qellimi i muzikis duhej te ishte ai te shkaktuarit te ndjenjave, keshtu mendohej se duheshin perdorur disa forma te vecanta muzike ne menyre qe te ngjalleshin tek njerezit ndjenja te larta etike. NJe tjeter teori interpretuese, dhe kjo vjen nga Greqia e lashte, me sakte nga shkolla e Aristotelit e cila influencoj shume traktatet mbi estetiken pergjate shekullit XVIII,  qe e konceptonte muziken si imitim i ndjenjave. Po ashtu kemi dhe rrymen Romantike te Sturm und Drang e cila bazohej mbi idene se muzika eshte shprehje e eksperiences sentimentale te kompozitorit.
Hegeli , si perfundim, themelon nje interpretim te ri mes muzikes dhe ndjenjave duke hedhur poshte te gjitha ato te mesipermet: ” ajo cfare i jep muzikes karakterin e saj te vertet nuk eshte “brendesia” si e tille por shpirti i nderthurur ne menyre intime me ritingellimin e tij, te konfiguruarit e kesaj shprehie muzikore “. Ketu flitet per nje proces dialektik qe merr forme ne castin qe lind tingulli. Ne kete cast te ndjerit emocional nderthuret me kete tingull duke i dhene tjeter vlere e cila e ben shprehi ne rritje te vazhdueshme ne procesin e te krijuarit. Ky tingull, dhe pse e ka origjinen brenda krijuesit, ne ate qe kompozon, eshte i fshehur prej tij, eshte si i strukur ne erresire. Ne castin qe nis dhe merr forme nje tingull, i cili eshte i fshehur pra edhe ndaj krijuesi, te ndjerit te dickaje per shkak te ketij tingulli ben te mundur nderthurjen e shpirtit qe ndjen me kete tingull, duke bere te mundur kalimin ne nje tjeter shkalle te te krijuarit. Per Hegelin muzike do te thote “dridhje” e shpirtit, dridhje akustike e cila ben te mundur nderthurjen e shume gjerave dhe vazhdimesine e saj ne nje dicka me siperore. Ne kete menyre tingulli ne castin qe nderthuret me brendshmerine e njeriut sherben si pike ndryshimi i natyres se tij. Tingulli si dridhje, si produkt i vibrimit, eshte momenti qe tregon se ka ndodhur nje ndryshim i rendesishem dialektik, te dridhurit si nje tejkalim nga e hapsirshmeria tek koheshmeria materiale. Ky tejkalim ndodh nepermjet nje dopjo mohimi thote Hegeli, sepse nuk eshte e mohuar vetem mbivendosja e qete e materies por dhe mihimi i rikompozimit te saj ne gjendje te qete qe eshte vazhdmimesia dhe riprodhimi i muzikes. Pra te dridhurit e tingullit eshte ne fillim nje mohim i qetesise e me pas vazhdimesia e tij neperpjet mohimit te rikthimit te gjendjes se meparshme. Eshte vazhdimesia, trasfomimi i vazhdueshem, epiqendra e marrdhenies dilaketike mes tingullit dhe shpirtit emocional qe e shnderron ne dicka me te larte.

Duke lene menjeane keto dy intepretime qe nisin nga shkaqe te ndryshme, njera nis nga interpretimi i krijuesit te tingujve ndersa tjetra nga interpretimi i atij qe qendron jashte kesaj forme te te prodhuarit, mendoj se e verteta , me sa mundesi ka te ekzistoje nje e vertet, qendron diku ne mes. Ne asnje forme arti objekti i krijimtarise, vendi nga ku nxitet te krijuarit, nuk mund te njihet nga subjekti qe qendron jashte tij, jashte procesit te te krijuarit, jashte marrdhenies qe qendron krijuesi me nxitesin. Nje forme e larte interpretimi eshte gjithnje e pranishme ne te gjitha format e artit e keshtu ndodh dhe me muziken, keshtu ndodh me kritiket e muzikes me pak fjale. Ne kete rast interpretuesi, ai qe perpiqet te njohe eshte nje i huaj ne prodhimtarine muzikore, eshte nje parazite qe ushqehet me ushqimin e te tjereve. Kjo forme e te qenurit “dy here i huaj” eshte demi me i madh qe i behet muzikes, eshte shkaterrimi te tshprehurit lirshem te nderthurjes mes shpirtit qe ndjen dhe tingullit qe tingellon brenda tij. Kjo forme e kufizimit te artitit muzikor eshte demi qe prodhimtaria muzikore ne kohet e sotme i shkakton muzikantit, sepse ai qe vlereson eshte dy here i i huaj. Ne rradhe te pare eshte ai shpirti i te cilit nuk eshte ne marrdhenie dialektike me tingullin qe tingellon brenda tij duke bere te mundur shnderrimin e tingullit ne dicka me te larte, pra eshte i huaj me produktin. Ne rradhe te dyte eshte i huaji i cili e ka te pamundur te njohe nxitesin e tingullit, objektin e krijimtarise, vendin nga ku ngjizet frymezimi, e ne kete rast eshte i huaj me fillimin e cdo gjeje, me gjenezen e krijimtarise.
Ne kete rast ajo cfare do te krijohet eshte e huaj dhe per vete krijuesin. Merr forme vetem ne castin qe ky tingull ritingullon brenda muzikantit. Pra nuk eshte thjeshte njohja e tingullit qe ben muziken por eshte ritingullimi i saj brenda subjektit dhe ky ritingullim krijon, ben te mundur vazhdimesine, mohimin e qetesise se materies.
Por dhe vete artisti nuk mund te jete gjykues i drejte i krijimtarise se tij. Interpretimi i tij eshte nje percaktim i asaj qe ka vazhdimesi, qe eshte ne zhvillim. Ne procesin dialektik te te krijuarit materia dhe ndjenjat nuk kane qetesi, jane ne shnderrim te vazhdueshem. E njejta gje dnodh me tingujt, me muziken. Percaktimi i kesaj si dicka qe ndalet ne nje cast te caktuar, perkufizimi i saj si nje e tere qe ka nje kuptim te caktuar, eshte kontradikta themelore e kritikes muzikore, e prodhimtarise muzikore te kohes se sotme. Muzika eshte e vetmja forme arti e cila nuk nxitet nga pasqyrim material, objekti i saj nuk ka pasqyrim, nuk ka intuite qe e vetme mund ta kapi. Ajo cfare lind eshte pjelle e takimit mes shpirtit dhe ritingullimit te tingullit brenda tij. Po te mos ishte ritingullimi do kishim vetem disa tinguj te thate, te pakuptimte qe ndodhen ne natyre, tinguj te zhveshur nga cdo lloj karakteristike krijuese. Muzika eshte ajo forme arti e cila duhet lene ne rrjedhen e saj universalisht individuale. Duhet pasturar nga percaktimet moderne mbi te miren dhe te keqen e tingullit, te poezise, te zerit. Kritiket e muzikes duhen djegur ne barren e druve sepse eshte anshmeria e kritikave te tyre qe ka bere te mundur percaktimin e muzikes ne zhanre te caktuar. Rock, jazz, blues, r&b sjane vecse shkarje te gjykimeve te gabuara te arsyetimit njerezore. Muzika , tingulli eshte dialektike, zhvillim, tranformim i universales qe merr forma te vecanta pa qene kurre e tille. Eshte nje gje sot dhe dicka tjeter neser. Deshira e njeriut per te njohur ka bere te mundur qe kjo forme arti kaq e paster dhe kaq sublime te shnderrohet ne disa forma banale purkifizimi. Keto perkufizime jane keputje ne mes e tingullit, jane kufizimi i vazhdimesise se tingujve, jane dehsire per te ndalur kohen dhe epr ti dhene kuptim. Muzika eshte kohe e pakufizueshme, eshte shnderrim i hapsirshmerise ne koheshmeri te materies qe do te thote tinguj te prodhuar nga dridhja e materies, dalje nga gjendja e qetesise se materies qe ndodhe ne hapsire dhe shnderrimi i saj ne kohshmeri ne dicka qe esencen e ka ne kohe, ne vazhdimesine e tingujve te saj ne kohe.

Tags: ,

3 Responses to “Mbi muzikën”

  1. alfred bushi Says:

    TC- nje korrigjim i duhet ketij artikulli, si per shembull, thuhet tingellim dhe jo tingullim. falemners!

  2. Santi Says:

    Nuk e kuptova sensin e ketij artikulli! Zhurma, tingulli, foneja kane ndonje gje ter perbashket!?

  3. alfred b Says:

    Sigurisht qe kane te perbashket: mohimin e qetesise se materies, e ne te njeten kohe mohimin e rikthimit, riperberjen, rikompozimin e saj ne gjendjen e meparshme.
    Kuptimi mund te riformulohet ne nje fjali: Muzika eshte rrjedhje, vazhdimesi brenda nje procesi te vazhdueshem qe ecen mbi principin qe permenda me siper. Nje nga gabimet e arsyes njerezore, antidialektike, eshte nevoja per te percaktuar, per te kufizuar dicka, nje fenomen, nje pasqyrim. Mbi muziken eshte shume e gabuar te behen percaktime dhe te jepen definicione perfundimtare (shembull:sic mund te jene tasonomite e naturalisteve).
    Shpresoj te kem ndihmuar sa do pak.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: