Në pavionin e orës 18

by

nga HALILAJ Suada

 

-I shikon ato kampe Rud? Pertej ketij qelqi nga nje shi i krisur rrahur,shihen te zbehte,tek mbushin stomakun e pangopur me mermeritjet e renda te kepuceve,trotuaresh sterpitura.Jane te njejtet kampe,vetem se koha padashur u ka prishur balluket.Mos u genje nga penelet.Jane te gjitha te inventuara.Ata jane te inventuar dhe nuk bejne gje tjeter vecse mbrohen ne cadra te zeza nga disa te lehta pika qe pastertisht nga qielli shkepen.Mbrohen nga te voglat gjera qe luhasin sikletin dhe harrojne te luftojne kucedrat me nje tufe krenash,qe i shoqerojne kinse ne valsin e tyre hap-gabuar.Si mund te jene te tille Rud?Kaq ndryshe,kaq te pakrehuar,kaq te vegjel ne mohime…

Rudi cliroi pullat e kemishes me nje force qe nuk mbahej as ne kembe,as ne gjunje,as ne brryle.E dinte qe ajo kishte te drejte,kishte pasur gjithmone,por vetem ne nje moment apokaliptik monologjet e saj mund te uleshin ne preher te fitores e krahet e saj te holle,te lene pergjysme nga nje piktor plak,mund te ngriheshin lart,lart ne ajrin e saj,ne gjykimin e saj,ne kohen e saj…

Kafja ish ftohur mjaftueshem per te mos u pare me sy.

Dollapi shihej nga aty qe ishte i hapur.Nuk mbante mend nese kishte ngelur i tille kur ai kishte nxjerre prej andej te fundin pallto apo Eliza…Shkundi koken e bashke me te ne dysheme nuk rane floke,as pluhur,as mendime.Ra i fundit premtim.Ai duhet te vazhdonte te jetonte mes te gjalleve e ajo duhej te conte kete rrefim deri ne fund vetem.Rudi nuk ia dilte dot.Nuk e dinte nese e kishin bindur kabarete e dy neteve te shkuara,Maria me qafen e shkurter,valixhet ere-renda apo hekurudhat tek te cilat here pas here dorezohej,por dinte se ne fund lapsi i kishte rene nga duart dhe ai qe nisur…po e braktiste sic braktiset nje buke vetmie,ne nje tryeze ku vetem hahet,pihet,dehet,dashurohet nje i mjere burre,pa mjeker e pa seder…vecse pa dike…

Eliza ishte veshur ne te verdhe sot,nje fustan i verdhe,i gjate,rreshqitur mbi ato te fundit hire qe i pagezonin profilin mrekullisht te sakte.Nder duar cuditerisht shtrengonte nje pale urate qe nuk dihej ku mund te kishin qene me pare…ndoshta aty,ndoshta atje,por kurre prone e gishterinjve te saj.

-Ti nuk beson ne Zot,Elize.
-E di.

Ajo e veshtroi duke drejtuar qafen nga kendi ne te cilin ai po narratonte ne heshtje nje skene te fundit.Nuk kishte frike,i saji veshtrim,,,as dhimbje,as lutje,as kembengulje.Nuk e tradhetonte asgje.Lekura dhe shpirti kishin distanca marramendese e asnje diell nuk mund te ngrohe nje hene.
-E di qe nuk besoj ne Zot,por di qe keto nuk jane gje tjeter vecse urate.Nese nje dite do te shoh pranga ne kycet tuaja,nuk do pandeh qe je i burgosur manjakerisht i arrapuar,do injoroj detajin dhe do te shpenzoj me shume kohe duke te te pare…nese shkelqimi te ka rene apo nese me mban mend si te njejten Tende…
Kemba e tij e djathte nuk pipetiu…
-…e nese me sheh me cigare mbi buze,si nje te vdekur kercell mbi nje te katarsur perrua,dije se nuk jam nje duhanpirese e crregullt por nje tymosese qe thith neverine e te tjereve dhe nxjerr neverine e vetvetes.Eshte e cuditshme,Rud,sesi ende cmendinat kane koridore te ngushta dhe aereoportet jo.Eshte e cuditshme sesi bordellot jane kaq te lire,dhe mengjesoret jo.Eshte e pakuptueshme sesi ne kohe kolere behet dashuri dhe ne kohe triumfesh percudnohen harqe koordinatash shpervjelur.
Ai iu afrua me dy hapa.Te dy,ne milionat e viteve qe do pasonin,nga gjithcka do te ruanin vetem ate cast…
-Elize,vogelushe,e mban mend kur jemi takuar per here te pare?Kur ti,veshur me vello dhe opinga gjigante lexoje biografine e Bethovenit,ne parkun e Avenuse.Une tu afrova shkujdesshem,si nje vagabond i shkeputur nga banda e premtimit.Bindte shi,shiu yt i krisur,si sot,,,,por ti ne mes kallabellekut cehre-muzguar buzeqeshje dhe lexoje.Lexoje shkronjat e lagura e deri diku te shperhapura,te stermedha te atij libri pa kopertine.Ishe ndryshe.Ndryshe isha edhe une.Ti doje Parisin,une Londren.Ti doje poezine,une kabarete.Ti flije lakuriq,une me corape.Nuk thame asnjehere ” te dua”…ti sepse thjeshtesoje fjalet e medha,une sepse nga ”njehere ne jetet” kam pasur perhere frike.Nuk takove asnjehere prinderit e mi,sepse u pelqente mishi.Nuk takova asnjehere prinderit e tu,sepse nuk dije ku banonin.Por te dy urrenim te dielat,radion,cajin.Logjika e fundit mbijetonte mbi cdo ”kufome” shekulli.Derisa ti nje dite shkruajte per Londren,dhe une fluturova mbi Paris.Shah.Mat.U beme te njejte…
E fundit shtellunge tymi nga goja e saj mjergullou syte tij te rralle.
-Sikur historia te mos kishte njohur kuajt,ndoshta mbi kurrizin tend mund te kisha qendruar me gjate por ja qe bota sot ka gjithcka,per te deshiruar dicka tjeter…Une kam shkruajtur epose,nuk kam si te mos di ti degjoj.Sikur te kishe ardhur 101 vite me vone,nuk do te kisha lexuar Bethovenin,nuk do kishte rene shi i krisur dhe ti do te kishe qene kalores.Asnje kalores nuk ndalet perpara nje Jashtekohesoreje.Sikur te kisha ardhur 101 vite me heret,nuk do te kishe qene vagabondi i Avenuse,nuk do te kishte qene mot i keq e une do te kisha qene nje dame.Asnje dame nuk vesh opinga gjigante.Ate dite ka qene e diele.Sot eshte e marte.Shah.Mat.U beme te ndryshem…
Rudi rrezohej,rrezohej gjithmone.
Eliza mbahej ne kembe,gjithmone.

Ora 9.
E merkure.
1974.
Vendqendro.
Posta.
Kafeja.
Kampet…

-Nuk mund te kete dromca te mjaftueshme ne kete beteje.Duhet rene.Dikush nga te dy.

Gishti i saj tregues ravijezonte symbyllurazi kurbat e abazhurit ne te majte.
Per te vrare kohen.
Per te nuhatur  pershperimat.
Per te qene ajo….

-Reniet nuk tregojne fundin Rud,jane vetem disa jashteqitje te mjera malli qe rreken te shkruajne historine.Nese bie une,ti mund te dalesh nga ajo dere,te mos kthehesh me,te martohesh me te paren e kabarese se fundit,te dashurosh floket,kembet,hapat e saj dhe ne valsin e heshtjes,nates dhe cikerrimave te nje pasioni nen lekure mekur,te duash krahet e mi mbi tenden koke.Nese bie ti,une do te tymos neverine e rradhes,te merzis te njejtin te kalbshem dollap dhe te mos fle naten per vitet qe do te pasojne ikjen tende.Nese qendrojme ne kembe te dy,do te deshirojme si i cmenduri nje dritare gjysme te hapur,arratisjen drejt vetes.Jeta,e jona,nuk eshte nje shumatore zgjedhjesh,as endrrash,as motivesh.Eshte vetem nje mekat casti,nje klik momenti,te cilit mund ti vraposh nga pas e te mos ta prekesh kurre.Nese nje dite dielli do te me ngrohe poshte kesaj pulovre rraskapitese,une do te di te them te verteten.Nese ti qendron aty ku je,nuk do jesh njeriu qe kam dashur ose qe sdo dua me,pervecse nje rropatje e mundimshme per te kuptuar ku mund te kisha qene neser,pasneser,,,,nje tjeter dite!!!
Rudi deshi te qante.Te ulej ne preherin e saj dhe te mos pushonte per ore te tera.Pastaj te zhdukej,ne nje kercitje gishterinjsh te katapultohej ne ato kampe te shemtuara qe do vazhdonin gumezhitjen e tyre edhe pa dy te vdekur te tjere.Tek e fundit askush nuk i ndalte me turmat e te gjalleve,ishin nje karvan i fuqishem qe nuk mund te besohej pa lypesin,borgesin,kepucetarin apo sovranin,por mund te kaleronte per bukuri pa dy te vdekur qe perballe nje pasqyre fryma me fryme nuk puthej me.
Rudi deshi te qante.Fort.Harrueshem.Keqazi,ne te akulltin,te papritshmin preherin e saj por nuk e beri.Do lagej fustani….i verdhi fustan mengeholle…

Ora 13
E premte.
1987.
Supa.
Rruzaret.
Tymi.
Ashtu…

-Elize,ke menduar ndonjehere si mund te zbuten egersirat qe grimcojne nder mijevjecare zinxhiret e gjakut tone?Si do te ishim po ti linim te lire?A do ngopeshim me mishin e nje lope te ngordhur,te nje derri te zene ne pabesi?….
Nuk foli me gjate.Pushoi per ore te tera sikur cdo reticence qe fluskohej ne hamendesine e tij te kishte nevoje per kohe,kohe per tu arrnuar ne nje te huaj trup.
Ajo e priti.
Gjate.
Dikush tjeter do te merzitej,do ndryshonte vend,do ngrihej per nje shetitje  mes te shumteve…dikush tjeter nuk mund te ishte mbi to.Ishte suspansa,respekti per heshtjen e tjetrit dhe luften per ta thikuar ate,qe i mbante njerin ne karrige e te dyten ne poltrone.Sigurisht qe u fshine ledhatimet,xixellonjat e  nje korriku flake,bohemat e nje ninulle qe mallkonte gjumin.
Bente ftohte mes atyre mureve me thinja.
Nuk kishte zhurme per shtypshkronja.
Nuk kishte uri ne kafshata,as etje ne gllenka.

-A do ti bindnim te pafete te rrefeheshin?A do tja dilnim te guxonim qe nga kembet deri ne gjoks,te rroknim te nesermen duke pandehur se e djeshmja nuk ishte e jona,ishte vetem nje post scriptum,e shkruajtur nxitimthi?Ne…kemi qendruar nje hap larg folese,nje hap larg humneres…nga frika per te rene apo deshira per tu mbrojtur?Nese na ka ushqyer nje gjakperzier,ka rrembyer te vetmin dimer qe do doja te mos humbja e nese qe gjakpaster,une smund te ndyhem vetem…Ah Elize…sa do doja qe gjithcka te mund te ishte si me pare…te te puthja,perqafoja,merzisja me keto duar te kallura gjate…
-Nuk mund te godasesh me guraleca te gjetur tutje,nje shkemb qe i di mire rrenjet e veta.Ne ishim te lumtur,dikur.Ti deshe te ikje dhe nuk e bere.Sma the kurre pse-ne dhe sdua te ma thuash tani.Nuk e bere.Nese do te kishe qene i lumtur sot pa kete te perditshme te papijshme,sigurisht qe do te kishte qene jeta jote pa mua ne te,por nese do te me kishe deshiruar nje dite,do te kishte qene jeta e dikujt tjeter.Rud,te pergjithmonshem jane vetem maskarenjte.Premtimet,dashuria,pasionet,sjane gje tjeter vecse klishe shekulli.Me te mbaruar njeri,degjohet tjetri…thashetheme rradhe…asgje me shume!
-Mund te kisha ikur por e dija se do te rikthehesha perseri….sdoja te isha nje i panjohur per komshijte dhe nje i ri i ardhur ne qytet.
-Nevoja.Eshte ajo qe te ka mbajtur mberthyer aty…dhe mua me vjen te qesh,si rendomtasi ne nje kohe batutash,kur te shoh aty.Nuk ke ndryshuar Rud,,,,fle akoma me corape,kemishat i blen te kuqe dhe derdh qumeshtin mbi mjeker.Jane keto zakonet qe ste lene te vdesesh,as te arratisesh e as te vish prape.
Qeshi ai.
Qeshi ajo.
Rudi dhe Eliza qeshen.
Bashke.

-Je me e lumtur sot.
-Nuk po bie shi.Nuk eshte e diele dhe caji ka mbaruar.Me ne fund.
………………………………………….

-Je me i hijshem sot.
-Kam fjetur pak.Nuk eshte e diele dhe ti je krehur.Me ne fund.

Ora 18
E diele.
1999.
Darka.
Lapsi.
Kampet.
Dicka…

Rudi dhe Eliza qeshen.
Bashke,,,jo me…

Shkruar nga SUADA HALILAJ

Advertisements

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: