Qukapiku magjik dhe i famshëm

by

Para disa vitesh, aty nga fundi i 2005 – fillim 2006, kam shkruar një roman që titullohet Il magico famoso Qukapik.

Në ato vite isha më i dobët dhe me i shqetësuar për të ardhmen e njerëzimit në përgjithësi. Në ato vite dukej normale që mund të vdisnim të gjithë për një sëmundje që vinte nga pulat. Diktatori Hussein ishte nën proces nën Irakun e çliruar. Ishte edhe viti i botërorit e, mbi të gjitha, viti i Wolfgang Amadeus Mozart. Diku nga shtatori Benedetto XVI beri një fjalim shumë të ashpër në Ratisbona. Waits nxori në shitje një kryevepër që quhet Orphans: Brawlers, Bawlers & Bastards.

Unë luaja shumë shah, lexoja shumë Orwell e Vonnegut. Ajo që më pëlqente te këta dy autor ishte fakti që kishin arritur – më mirë se askush tjetër – të lidhnin simbolet, propagandën dhe historinë. Simboli bën propagande, propagande bën lëvizje që bëjnë histori, dhe e gjithë kjo lojë ngelet pak apo shumë në sfond. Natyrisht nuk është kaq e thjeshtë, por nuk është edhe aq shumë e koklavitur.

Në të njëjtën periudhë po studioja, me një pasion që nuk e prisja as nga vetja ime. Në radhë të parë, historinë e vendit tonë. Dy periudha , mbi të gjitha : Shqipërinë e viteve 800, pra mbi të gjitha lindjen edhe vdekjen e pashallarëve, dhe pastaj luftën e dytë botërore në përgjithësi.  Disa aspekte nuk i njihja, apo nuk i njihja shumë mirë, si psh pushtimin e Polonisë nga komunistët e nazistët që veprojnë për një qëllim të përbashkët : ndarjen e shteteve baltike. Pakti firmosej në datë 23 gusht 1939, nazistet sulmonin në 1 shtator e komunistët në 17 shtator. Polonia binte në datë 6 tetor. Historia nxitonte.
Pastaj luaja shume shah. Besoj se gjëja e vetme që duhet për të shkruar mirë është të luash mirë shah.

E megjithatë, nuk më bindte ky libër. Kishte disa gjëra që nuk shkonin, ca mekanizma që nuk xhironin ashtu si duhej. Disa personazhe nuk ishin të besueshëm, disa ngjarje duheshin gdhendur më mirë. E lashë të prehej në të njëjtin vend ku dergjen kujtimet, dhe e korrigjova pas disa vitesh, kësaj here i pamëshirshëm. Preva, shtova, hoqa, shtova. Fshija një rresht pastaj e rishkruaja. Identik ashtu si ishte më parë.

Në mes gushti, në një hotel diku në Vysocanska, Pragë, një letër më informonte që do bëhej një libër, pra që do botohej.

Romani flet për të gjitha këto gjera : për shah, simbole, propagandë e cinizëm, luftë, gjak, trena mbushur me ushtarë që këndojnë, simbole, superdyqane, muzikë. Pastaj për shërbime sekrete që quhen Oper – dhe disa nga ju e dinë se pse – , për diktaturë mediatike, për Evropën e atdheun, për për iluzionin e demokracisë, për aventurë e kërkimin e te vërtetës, për prindër etj etj. Mbi të gjitha për të vërtetën : të vërtetën e Orwell, Fante, Wallace e Dumas. Sepse, dhe këtë nuk guxoj t’a përkthej, “the truth will set you free. But first, it will piss you off”.

Il magico famoso Qukapik ka dale këto ditë për një shtëpi botuese që quhet Odoya/I libri di Emil. Jam mjaft i kënaqur sepse është e njëjta shtëpi botuese që boton, mbi të gjitha, biografi apo libra për njerëz tip Dylan, Marcus, Knopfler,  Zappa, Curtis e shumë të tjerë.

Tani, pjesa më e vështirë, që po them me fjalët e bardit.

The working was way beyond this book. I see this now. I am ashamed to ask for your money. Not that you have not paid more for less. You have. You do. But I need it to keep my different lives apart. Otherwise I will be crushed when they join, and I will end my life in art, which a terror will not let me do.”
apo, më sakte
Puna shkonte përtej këtij libri.  Sot e kuptoj këtë. Më vjen turp të kërkoj lekët tuaja. Jo se nuk keni  paguar më shumë për më pak. E keni bërë. E bëni. Por unë kam nevoje për të për t’i mbajtur jetët e mia të ndara. Ndryshe, kur të bashkohen, do ngelem i shtypur dhe do përfundoj jetën time ne art, gjë që një terror nuk do me lejojë të bëj.”

Kaq për momentin mik i dashur. Tani për tani mund të porositet  në Amazon, IBS e site te tilla .Nëse dëshiron e nëse jeton në Itali, nga Janari mund ta blesh praktikisht në çdo librari a, në rastin më të keq, ta porosisësh e mbërrin brenda pak ditësh.

Sinqerisht.

Darien LEVANI

P.S,
17 dhjetor 2011
Shtesë : këto ditë të ftohta dhjetori një shtëpi botuese shqiptare po mendon të blejë të drejtat për një botim në shqip.

Tags: , ,

2 Responses to “Qukapiku magjik dhe i famshëm”

  1. DK Says:

    “Qukapiku…”! Tingellon mjaft bukur ne keto funddite Dhjetori!

    Urime Darien dhe pac sukses ne te dyja gjuhet!

  2. Natalie Says:

    “Qukapik o qukapik
    te kam shok e te kam mik
    pik, pik, pik…”

    Urime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: