Dy te tjere….

by

 

nga SUADA Halilaj

…Ndryshonin vetem korridoret.

Ndryshonin vetem dyshemete.

Ndryshonin vetem kurrizet…-Ajo eshte pianiste.E di.Ma kane thene.Ndersa une jam nje e cmendur e dalur nga nje shtellunge e panjohur,nga nje shekull i shemtuar.Une nuk di te luaj me pentagramet,as me kukullat…e as me te tjeret.Une di te luaj me veten dhe sa here clirohem nga shalli,palltoja,kepucet…jam e lire te humb.Ajo eshte pianiste,Goft.Notat e veshin ne te bardhe e mbi lekuren e saj mund te gjesh muziken e vertete qe trupi im ka harruar nderkohe.

 

-Por ti thoje se nje dite edhe shekujt mund te dashurojne e mund te kthehen ne jete,si pishtaret e nje qyteti te rende.Ti besoje ne kometat qe ndizen e shuhen shirave vjeshtak.Ti besoje ne duart e mia te medha,shtrengoheshe fort pas tyre dhe bulevardit tone mbi zemer i vallezoje.Ti thoje se jeta pa mua,do te ishte e jete e dikujt tjeter….e une vetem shpatullat e tua kam mbajtur gjithmone.

 

-Goft,shpatullat e mia jane te mbrapshta.Mos u lodh tiu marresh ere.Jane kthyer ne ankthet e mia,nuk dua ti mbaj me as une.Nuk jam me aq e forte.Gjunjet kane rene ne toke e vitet sjane munduar kurre ti zgjasin nje dore.Nuk flutuoj me.Te vetmet flatra qe pata,me vrane,nje te diele ne nje kishe te zbrasur keqazi.Qe atehere,marr e jap fryme te huaj.Dua vetem qe koha te me braktise dalengadale,jo per te harruar,por per te me dhembur me pak,akoma me pak.Ketu brenda ka nje shpirt,Goft e asnje shpirt nuk mund te jetoje pergjithmone…ti e di,qe nese nje tren i ores se fundit te ka sjelle deri ketu…ka qene treni i gabuar!

 

-Ndoshta mund te kisha pritur edhe pak!

 

-Ose ndoshta te mos kishe zbritur kurre…

 

-Dirla ime!Do doja te qendroja me gjate,por jo ketu…Ketu nuk ka njerez,semafore,automobila…e ndjej ftohte pertej siluetes sime.Pastaj e the vete,ajo eshte nje pianiste dhe…

 

-…dhe nje shpirt nuk mund te jetoje pergjithmone…Shko Goft,shko.Mirutakofshim!

 

-Ku?

 

-Tek dy te tjere ne kete qytet…tek dy te tjere….

 

Me ikjen e Goftit,katedralja perballe bulevardit gri hapi te fundit porte.Sic duket ishte dimer…sic duket,ishte dimri i fundit….

 

 

 

 

Advertisements

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: