Kisha e të çmëndunit

by

nga I Humburi Në Kohë

Të jesh i dehun s’ka asgjâ të habitshme në këtë mes,asgjâ.Je thuajse i përditshëm,si të tjerët,veçse në ato caste zotëron një aftësi krejt tjetër,krejt të vecante,gjâ cila,afërmendsh,padyshim të veçon nga te tjerët.E pra,më shumë marramendje nuk âsht,as më pak,e megjithatë mjafton. Çuditërisht të qânit i dehun të jep një lloj kënaqësie që,të qânurit i papirë nuk arrin ta provosh kurrë.Ajo âsht si kënaqësia kur pin gotën e dytë,oho,ajo mrekulloset krejt kur kthen të katërtën,të pestën,po,po ashtu është.Si të duket bota,si e ofruar në një gotë vere.

Të jesh i dehun nuk nënkupton asgjâ në dukje.Asgjâ.Vetëm një njeri që kërcen vetëm,krejt vetëm,atypëraty,gjëndje që e jeton ai dhe vetëm ai.Muzika?Ajo s’hyn fare në këtë mes.Mjafton të rrëkëllesh gotat me pije dhe ajo akordon kordat e lemzes(e vetmja mike besnike në rrugën gjumëndjellëse të dehjes)Në thelbin e saj të mrekullon një muzikë e tillë;âsht thuajse e mistershme ,e papame deri në burim,e perkryer në sojin e saj të pasoj,thelbësisht dehëse.

A e keni provue të jeni të dehun?Po,po të dehun,tapë,ku në vend të tingujve fjalet të kenë gogësima?Të shtriheni gjânë gjatë kudo,ta ndjeni veten të lire për të dëshirue ç’tu dojë zemra pa e vra mendjen për rretherrotullin,te ulërini të vetmen herë pa frikë se lëndoni ndokënd,pa atë frikën qe vesh levizjet tona sot.Të vetmen herë mos ta vrasësh mëndjen për miqtë,për mëshirën që shfaqin tek të shohin të shfytyrue,të shkapërdarë,flokët e shpupurisuna,jargët që të kullojne nga goja.Atyne fjalëve,asaj mëshire,i vjen era shurrë.Po,po,e shurrueme âsht,nga qeni i tredhur i arsyes,që vetëm kur jë i dehun ndien kafshimin e tij.Ndjen dhëmbët të ngulen në kapzerrin e mpimë nga pija që të shndërroi në një vëzhgues të hollë.

Me të vertetë,kur je i dehun ndjen shumë gjâna që kur je esëll nuk i shquen dot.Arrin të kuptosh që edhe ata që vetvriten paskan qenë aq rrota sa nuk u dehën një herë para se t’ia hiqnin vetit.Gjithashtu dehja i jep shtjellë edhe mjegullës së politikës,pasi edhe ajo pije është,vetem se në vend që të jape mend,ajo e zvetnon ma tepër dhe e bën të shkoje për lesh krejtësisht.Pastaj aty nuk ka gogësimë dhe duhmë alkoli që të del për hundësh e të bën të lotosh kënaqesie.

Oho,sa gjâna të mrekullueshme të jep dehja,veçanërisht kur je poet.Po pra,kur je poet…Shumë.Shumë,saqë të dehin më shumë ato kënaqësi,të mrekullojnë fare.Ekstaza e kënaqësisë arrin majën mâ të nâltë,në të cilën ndodhesh ti ku sheh gjâna që ma parë as nuk i hamendësoje ,madje të ishin dukur të parëndësishme,ndërsa tani ua kupton thelbin dhe lumturohesh kur mëson se dehja âsht mrekullia e tetë e njerëzimit.Prej aty,ajo shëmbëllen me thelbin e çdo filozofije,e ngjashme me to,por krejtësisht ndryshe,krejtësisht e veçantë,afermendsh e kundërt.

Filozofi te vdekshmish,poetikë e thjeshtë,thjeshtësisht e përkryeme në përsosjen e një gote.

Të gogësish,se si e ndjeka veten robi atë çast.Aty harroke gjithçka.Po,po,vetë fjala u shndërroka në tingull të patingull.Harron fatkeqsitë,mbyt psherëtimat e përvujtuna,cdo gjâ që të mundon e tret si në një reaksion kimik.Gogësima të çliron të tanin,trupi ndjen lirinë cungueme,po aq sa ndjen stomaku i një të sap’operuemi lehtësimin kur heqin gërshânën e harrueme,pas operacionit.

Thashë dhe një herë,kur je i dehun ke një liri të pakufizueme të veprosh.Mund të shajsh kâdo,të rrahësh kâ të mundesh.Të bësh rrëmuje,por dehja poetike ka një etike krejt të ndryshme nga dehja e zakonshme e një njeriu të rëndomte.Kjo etikë nuk përmban as fyerjen,as sharjen,as sherret dhe rrëmujat.Oh jo,këtu bëhet fjalë për ata pijanecë që e pijne pijen,për pijanecë që janë poetë dhe që nuk i pin pija.Po,po,poetë.Që ta dini ju,ndërgjegjsimi i zakonshëm tek robtë e vdekshem asht krejt tjetër tek poetet…eh ia keni ngenë ju të përqeshni por kur poeti është i dehun ai âsht shumëfish i çmendun,shumëhere më të çmenduna janë idetë,ku e ku më moralvrasëse poezitë.

Ju nuk keni si ta dini se sa e mahnitshme është të jesh poet i dehun,sa e kenaqshme âsht të vëzhgosh botën të shkërmoqet nën thundrat e çelikta të marramendjes,ju s’keni si ta kuptoni gjithashtu se si pija është një muzë krijimi,rizgjim vargjesh,etikë e kullueme njerëzore që njerëzit mendojne se e kanë por përkundrazi…gabohen.Dijeni se dehja poetike âsht ku e ku më e vërtetë dhe mâ e bazueme se filozofia fetare e priftit që kremton meshën e të dieles dhe u kujton njerëzve se të bësh mekat do të thotë të shkosh çdo të dielë në kishë dhe të harrosh se java ka 7 ditë,ku vetëm të djelën kuptohet që mekati âsht virtyti ma i pandreqshëm i 6 ditëve të tjera.Sa lilipute që jeni o njerëz kur dehja është më e zgjuar,më e mprehte se vetë arsyeja juej,se vetë arsyeja e paarsyeshme e kësaj bote të rreme idealesh.Po qysh bre,kujtoni se mëkati shlyhet duke shkue vetëm një të djelë në kishë?A se kuptoni se thoni diçka të pandërgjegjshme kur pranoni se keni mëkatue dhe po aq te pandërgjegjshëm,dhe çuditërisht të bindun se u pastruat nga fjalët e një prifti që vetë mëkaton duke pranue djallin në kishë,meditoni në heshtje.

Ju jeni aq te bindur për mëkatin e bâmë përderisa shkoni me u rrëfye,por jeni ku e ku mâ të bindun se nuk ka asnjëlloj ndëshkimi perderisa jeni derhapun në kishë.Dhe prifti,që predikon tokën e premtueme,nuk e kupton se po talleni me të,sepse deri diku ajo toka e premtueme për ju s’âsht tjetër veçse mëkati me të cilin ju shkoni e vini shpeshherë prej atje…

Kam shkue edhe unë në kishë,po,po,kam qënë,jo për tu lutun.Kam dëgjue predikimet e priftave,bashkëbisedue me ta.Kam dëgjue zanin prej pendese, përvujtnije.Kam dëgjue dhe zanin e dytë të turmës që përsëritnin lutjen duke përsose kështu brenda tyne mallkimin,çnderimin,vjedhjen,zhvatjen,përdhosjen,mashtrimin,vrasjen,vetë dreqin.E prifti dërdëlliste e dërdëlliste deri sa tha,se edhe dehja âsht mekat,se ajo çthur robin,që e lidh edhe ma me dreqin.Por ai nuk e ka provue të dehet,kurrë se ka ndie erën zgjuese të pijes ti lëvrije nëpër shqisa dhe ta ushqejë me largpamje të kulluar,me të kulluar se pija në kupën e arte që ai na e përcjell si gjakun e krishtit.Ai nuk e kupton këtë të dashurit e mi.Ju…jo e jo,veçse po u them se gogsima e dehun e poetit âsht ku e ku ma e kullueme dhe e vërtetë se mesha e nje prifti që kurrë nuk e ka ndie pushtetin e dehjes,që kurrë nuk e ka ndie shijen e seksit,përndryshe të dashurit e mi,edhe jetën në boten e pertejme do e shkëmbente me pergjumjen mbi gjinjte e shfrenuar të një femne,në mesnatë.Pra ju që talleni,akoma nuk e keni kuptue se ndershmënia nuk ka nevoje të na predikohet dhe ju s’keni pse ta ushqeni veten me shpresa utopike drejt amëshimit.Ajo do vetëm dehje,ku çdo gje e bën pa frike se mëkaton,sepse në fund te fundit edhe prifti e mban mend ku e humbi virgjërine e tij te shenjtë…

Me ka rastisur te shoh se si përpëlitej perpara altarit nji grua e përdalë,nga ato të cilat ne i kemi pagëzue me emnin “kurve”.Ta shihnit si përdridhej,si përplasej,thua se arriti orgazmen.E prifti shoqëronte veprimet e saj me fjalë të tilla:-Shikojeni këtë mekatare,shikojeni si i flak rrobat e saj prej mëkati.

E në të vërtetë,ai prift i shihte ato maja cicash si thika dhe lutej për pak rast të hidhej sipër tyne e të vdiste pa ringjallje n’to. E shikonte me bisht të synit ate pubis te rruem mrekullisht dhe lutej të shkonte gjuhen mbi te…Nuk âsht se në kishë,atë çast,ndodhi mrekulli.Thjeshtë ajo grue u ngrit mbi veten dhe pranoi çdo të thotë të jesh prostitute dhe se ka me mire se aq.Kuptoi se çdo te thote të prishesh gjithëfarlloj seksesh,gjithëfarlloj robsh të pështyjne mbi lëkurë dhe gjithëfarlloj duarsh të fërkojne cicat.Vetëm atëhere kuptoi se çdo të thotë përbuzje,dhunim,që dikush tjetër të ketë të drejta mbi ty e ti të nanshtrohesh pa mundë të kryengresh e të kesh të drejtë të zgjedhësh.

U zhvesh në kishë…?Nga mëkati? E po mirë…kështu mendoj dhe unë.

Të jesh i dehun,në fund të fundit nuk vleka âsgja,sepse të zbulosh ato gjâna që në dukje janë të pabesueshme do të thotë ti pregatitesh vorrin vetes sepse janë të papranueshme e si të tilla bien ndesh me dogmat fetare dhe fete,sepse u duken ku e ku me të rehatshme se gogësimat e mia te dehuna poetike.Jam i dehun sonte njerez,tape,ndaj mos ma vini veshin dhe falmëni nëse u besdis me llafet e mia meshirëkërkuese.Falmëni,pasi jam me se i bindun se u besdis në të vërtetë,por ama jam po aq i bindun që ju jeni po aq të aftë sa mos tua vini veshin fjaleve të mia, keni tjetër mendim,derisa nxitoni të shkoni në kishe me u pastrue prej mëkati e të dëgjoni predikimin e priftit.Jeni zgjuarsisht të djallëzuem.

Tani me duhet tu le vetëm.Jane do gra,që më presin,do zana nate që me bëjnë të ndihem mâ rob se sa kur prrallis.Ato e dëgjojne fjalën time të dehun sepse ajo i argëton,e për më teper i eksiton më shumë se madhështia e seksit,për të mos thënë se aty nuk jam dhe aq i fortë.”Përplasem” shpejt,por ama ato gra të zhveshune prej çdo morali më kënaqin dhe une ua shpërblej gjysmën me seks,e gjysmën me llafe për të cilat jam i zoti.

Ç’po them dhe une.Them gratë e përdala më presin e nuk iki.Them po u besdis e përsëri flas.Por une i njoh mundësitë,e besoj kemi mundësi të mirëkuptohemi.Kjo gjuha e shkretë i lshon pa prâ lumenjtë e fjalëve,duke qëne e mpirë prej pijes.E sot jam i dehun tapë,i lumtun pse jam për tu mëshirue.Që ta merrni vesh mirë,ato gota me kanë bâ mâ teper poet dhe e kanë eksitue imagjinatën te meditoje ate c’ka âsht e mundshme.E kjo nuk âsht pak njerëz!!!Pra,dehuni.Dehuni dhe jini poetë.Unë po iki.Atje ku me presin.Sonte jam aq i dehun sa tu tregoj gojdhana tânë natën.Ju baftë mirë dehja dhe dehuni sa ma shpesh.Bekimin tim të keni.

Mos u besoni doktrinave apo tabuve.Dehuni.Mos e vritni mëndjen për ç’ka bâni kur jeni të dehun.Rândësi ka mos të merrni rob n’qafe,pa se si gjykojnë varjani.Rretherrotulli flasin se nuk kan ç’të bajnë tjetër,s’kanë guxim të dehen.I tuten frikës se mos shtirja u çjerr maskën,i braktis,u zgjidhet gjuha e traplloçeve,e kështu prishin fytyrën shenjtore.Ata nuk e kuptojne sa kërthaqe eshte ajo fortese prej pshtyme të cilën perpiqen të mbrojne.Ata i tuten një gote alkoli,duke iu dridhë frikës së tundimit,si kafsha e pabindur thuprës së lagun.

Po iki tani.Mirëugjetsha nesërmbrama.

Tags: , ,

Leave a comment