Rrëfimi i shtegtarit

by

nga Dritan Mesuli

Ja foleja eme, teksa po zbardh, si e ledhaton dielli e zhytun në përgjumje.

-Herët qanke zgjue, bir. A fjete t’pastë nana.

-Mirëmjes, nanë. Fjeta si s’ka ma mirë, si në shtratin tem, nanë. Po ti pse kaq herët.

-Asht ora e nanës, bir. Në këtë orë nis e vigjëlon.

Shqipja eme hyjnishme. Sa herë të mendoj .Sa herë i shkul zemrën vetes, e tres me zemnimin ma të madh, tue e mohue dy herë dhimbën që bahet gur, e i xen vendin.

Të shoh në sy e dua të ulëras!

Të shoh në sy e dua të arratisem!

Të shoh në sy e dua të vdes!

Ka kohë që të kam lan vetëm. Tash sa kohë ia kam harrue shqipnimin zanit tand. Të ecmen tande. Kur flisje. Kur qeshje. Ka kohë që s’jam ma as fëmija jot, nuk flatroj as shtigjeve ku mësova të shqipnoj për herë të parë. Nuk janë ma si atëherë e tash s’po di kush asht i huji, shpendi që lindi në këto vise a ky përpara teje. Të shoh.P rap je e bukur. Mbulue në rrudha. E thijme ke pamjen e lumit, në natën kur yjet flijohen në ujin e vet të amël. Ti, dëshira eme e fundit…e mallkueme!

Jam rrit më thue. Po, nanë, jam rrit, por kur mendoj se je vetëm, s’ka gja që më ngushllon. Sa e mirë je. Më pyete dhe nji herë në fjeta mirë, si në kujtime nanë, si në kujtime që veç të bukura janë. E jam zgjue me nji dashni tjetër në zemër, për folenë teme të braktisun. E di që ka ndryshue, e shoh që ka ndryshue. Edhe unë s’jam ai shpendi naiv, i etun të shmrekullohet me hapsinën.

-T’pastë nana…

Ah këta sytë e tu nanë. Kaq të paanë, kaq të shnditshëm, e kaq të trishtuem njëkohsisht. M’thuj diçka nanë. Rikthemë aty ku nisa fluturimin e parë. Jam akoma shpendi i pafajshëm që të priste të ky shkamb ndërsa ti shqetoje anem’ane. Më thuj diçka për ditët tuja, për shqetsimet që ti thellojnë edhe ma rrudhat e ti zbardhin thinjat.

-A ndihesh mirë bir, atje. A ke ftohtë kur bjen nata. A je vetëm?

E kam mëndjen dhe zemrën k’nej nanë. Ti je shqëtesimi em. Ti je brenga eme, prehen i lan në harresë maje këtij shkambi të thepuem e të ftohtë.

Fisnikja eme e pamposhtun. Sa fatkeq jam se s’po due me ta tregue dhimbën që më shpon zemrën, po ti ja ku m’ke, shprehje e naltë tu t’adhurue, se s’ke qan kurrë ma e hijshme. Edhe kur lartësia përulej para teje….edhe atëhere…

Ah nanë shqipe, në biri jot i arratisun, prej teje, i mallkuem prej vetes.

-Bir i nanës…pse të shndrisin sytë?

-Jam me fytyrë ka dielli, nanë.

-Mos qaj, të pastë nana.

-Jo. S’po qaj. Asht gëzimi që mërrjedh prej sysh. E si mund të qaj unë…i lindun prej teje?! Nana jeme e mirë, jam me fytyrë ka dielli e rrezet mbushin sytë prandaj ka kaq dritë nësytë e mi.

-M’thuj diçka për atje bir, se shumë gjana dëgjohen për atëvend, sikur nuk ta duen të mirën.

-Më shohin me dy krena nanë, e më kanë zili.

-Shqipja e nanës. Fluturo. Kthehu në viset e tua se i ka marrë malli për ty. Shko,se nuk asht dielli që ti shndrit sytë, eshte malli që të përvlon shpirtin

-Jo, nanë. Nga ky shkamb du me e sodit vegjëline teme. Nga ky shkamb du m’e ringjall kohën teme tëvyshkun, se prej këtu u nisa, bri teje, si atëherë, kur vloja me shpërthye ,si tani që s’po du me e lan ,i lodhun, i regjun prej fshikullinave të pendesës…

-Je zot i këtij vendi, bir, fluturo. Të ta ndigjojnë flatrimin tand të munguem tash sa kohë.

-Pas pak nanë. Po due me e sodit kët vend kaq  të lëshuem në prehen të gjumit, të thellë si vdeka, kështu me ty. Unë dhe ti, sa tu lind dielli.

-Ah nanë sa ka ndryshu ky vend.

-Tash jetojme n’harmoni me t’tane. Si nji familje…

-Po nane, e di,e kam ndigju ket histori n’ato vise ka flatroj une.

-A jetohet dhe atje kështu?

-Po dhe atje jetohet kështu veçse unë zgjedh të fluturoj. Kur jam mes tyne, jam, por kur hap krahët, shpirti mëgufohet e atëhere mbretëroj. Po nanë, kur fluturoj, mbretëroj.

Sa e mire jë ti krijëse e naltë.

Sikur ta dije se si e shohin këtë guve. Në vendin e dritës thonë se kena ardhë prej malesh me borë dhe e kena zaptue këto vise. Diku, dikur jetonte nji shqiponjë tjeter, me dy krena nanë, jo e zeze si na, jo kaq e bukur sa na. Për te thuhen shumë gjana, se ajo nuk ishte mbretëreshë e lartësive, por shërbëtorja e nji bote tjetër. Shumë shpejt u nda dysh e tash, njâna gjysëm do me gllabrue tjetrën, në luftë të përjetshme, për botën përtej.

-Po kur të pyesin, bir, pse ke dy krena, ç’ka u thue?

-Njanën e kam me jetue, e tjetrën me vigjëlue, u them nanë.

-T’pastë nana.

O shpend fisnik, i vetmi ti në kohë. Merrmë në krahte e tu si atëhere kur thoja se kam ftohtë. Shqiptoma kangën teme të dashur për prejnga ardhjen, ta mëshiroj veten pse ndodhen gjithë këto ndryshime, vetëm pse shkova me tej se largësia e pamposhtja më joshi ti shkoj tej lartesisë. Ishte gja e bukur, nanë, me zbulue vise të reja, por kur mendoj se vetë na në udhëkryqin e  të parve vendosëm shenja të tjera, e u lëshuem bamirsa në vise të huja, nuk dua të jem ma pjella jote. E kjo guvë…e braktisun gjithmonë.

-Nana eme e mirë…

-Mos ,bir, mos. Kanë kalu kohët e vështira. Ma keq se kaq s’do ketë.

Ah nanë sikur ta dije se si sillet biri jot në vise të tjera,por për ty jam gjithmonë i joti e më don njilloj.Ky trishtimi i pamundësisë,nanë,me të fol,e me të tregue, se asht yt bir që s’ta don ma parë të mirën e pastaj të tjerët. Ah sa i vogël jam tek strukem në shtirje, s’të tregoj dot se kur jam atje, vesh çfarëdolloj virtyti, duke lan’ në terr ç’ka jam në të vërtete.

Më ndryshoi koha nane. Na ndryshoi të gjithëve, nanë, por janë tjerët ma të k’qij se braktisja karshi teje.

– Ç’ka po mendon, bir.

-Ty, nanë, ty. Kur je pa mue ç’ban.

-Fluturo, bir, fluturo. Unë këtu të pres, tek ky shkamb ku të kam prit gjithmonë.për mue, kur mendoj se atje ku je, je i lumtur mëka mjaftu gjithmonë.  Asgja nuk të ndryshon ty se flet gjuhën që të mëson të fluturosh. Le të thone ç’ka të duan në vise tjera, ti je shqipja dykrenshe që ka flatrue ndojherë. Sepse jam unë që ta mesova fluturimin e parë. Shko tani, fluturo. I din nana të gjitha historitë që thuhen për ne, por unë të besoj ty . Fluturo, bir, se vetëm ti mund të fluturosh aq lart dhe aq mrekullisht. Dhe kur të të pyesin se çfarë gjuhe flet,thueju-

“FLAS GJUHËN QË TË MËSON TË FLUTUROSH!!!

 

(Modena, 23 Tetor 2007)

Tags: , , ,

2 Responses to “Rrëfimi i shtegtarit”

  1. landi Says:

    shume patetik!

  2. denor Says:

    bukur

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: