Strange fruit

by

E bardhë për të zinjtë dhe e zezë për të bardhët. Vetëm zëri i saj i jashtëzakonshëm pajtoi të gjithë.

Eleonora Holiday  lindi në prill të 1915-ës në Baltimorë, nga Sadie Fagab, kamariere afroamerikane, ngelur shtatzanë në moshën trembëdhjet vjeçare, dhe nga Clarence Holiday, një student gjashtëmbëdhjet vjeçar i cili braktisi familjen për të ndjekur një orkestër në të cilën kishte filluar ti binte kitarës. Pra të varfër dhe të zinj.

Billie rritet shpejt. E përdhunuar në moshën dhjetë vjeçare nga një komshi, u dënua me dy vjet internim në një institut katolik sepse joshëse sipas gjykatësit.

Ishte pesëmbdhjetë vjeçe kur filloi të bridhte nëpër lokale duke u hequr si balerinë. Te Pod’s & Jerry’s pasi pianisti e pyeti nëse dinte të këndonte iu përgjigj thjesht :” sigurisht që di, por për çfarë më duhet?”

Filloi kështu karriera e saj.

E thërrisnin me ironi Lady, sepse ndryshe nga këngëtaret e tjera të kohës nuk pranonte të merrte bakshish  mes kofshave.

Në 1933 regjistroi diskun e saj të parë me ndihmën e prodhuesit J. Hammond i cili e kishte dëgjuar rastësisht në një nga lokalet e Harlemit.

Billie Holiday ka qënë këngëtarja e parë e zezë e cila këndonte me muzikantë të bardhë, duke sfiduar kështu moralin racist të kohës. Edhe pse rastet e hidhura nuk munguan . Përshembull, kur në hotel nuk e lejonin të merrte ashensorin, ose kur në teatër duhej të hynte nga dera e pasme, ajo e të zinjve. Por edhe kur në një tounée me orkestrën e Count Basie, në teatrin Fox të Detroit  e detyruan të lyente fytyrën me dyll të zi sepse lëkura e saj ishte tepër e bardhë.

Në këto vite vjen dhe”Strange fruit“, kënga – denoncim kundër linçimit të të zinjve në jug të Shteteve të Bashkuara  dhe një nga shprehjet e para të lëvizjes për të drejtat civile.

Interpretimi mahnitës dhe aq i  trishtë i këngëtares shtyu shumë radio amerikane  të mos e transmetonin më sepse besonin se ishte shkaku i një seri vetvrasjesh.

Strange fruit” çoi Billie Holiday drejt famës botërore. Imazhi i këngëtares u lidh  me këngën dhe kjo e fundit jo vetëm mahniste publikun: e shkundte.

Billie, nga një prostitutë  ishte transformuar në një perëndeshë. Mahniste publikun me zërin e saj, fustanin e gjatë, gardenien ndër flokë dhe dorezat e bardha për të fshehur shenjat e shiringave.

Filloi me opium, e mësuar nga bashkëshorti J. Monroe, për të kaluar shpejt tek heroina. Vdiq kështu  në moshën 44 vjeçare në një dhomë të Metropolitan Hospital, në New York.

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: