Panoramë Panairi

by

Nga D.B

Panairi i Librit është ngjarja më e rëndësishme që i kushtohet letrave. Si i tillë mbart një peshë kulturore e sociale.

Në këtë edicion të katërmbëdhjetë  morën pjesë nëntëdhjetë shtëpi botuese dhe u ekspozuan rreth pesëqind tituj të rinj librash.

Hyrja e panairit. Ka një numër të madh njerëzish. Konsiderohet pozitiv ky fakt. Eci drejt hyrjes me shpresë të shoh se cfarë më ofron ky panair mua si lexuese. Vëmendja ime shkëputet për një cast nga realiteti ku ndodhem. Në mendjen time filloj të bëj  një analogji të shëmtuar me autobuzat e linjës Kombinat-Kinostudio ku njerëzit shtyjnë njëri tjetrin kush të hipë e kush të zbresë sa më parë prej tyre. Fluks i madh njerëzish që shtyhen, që shfryjnë, dhe ti menjëherë i rikujton vetes për të njëqindtën herë brenda ditës që je pjesë e një populli dinamik, energjik, që “can turmat” dhe mbi të gjitha jo të edukuar.

Më në fund brenda në panair. Kaloj në një nga shtëpitë botuese me qëllim të pyes për një libër të botuar para pak muajsh nga kjo shtëpi botuese, i cili mendohet të jetë në panair, si një titull i ri mes botimesh. Afrohem  dhe pyes për librin një prej personave tek stenda e kësaj shtëpie botuese. Më përgjigjet që nuk e njihte titullin dhe autorin. I thashë që ishte nje botim i tyre i para pak muajve. Më tha se nuk e mbante mend, pastaj më thotë që nuk e kishte. E pyes nëse ishte e sigurt sepse botimet e reja llogjikisht duhet të ekspozoheshin në panair. Përgjigja ishte: “Goce se nuk e kam shumë mendjen tani”, dhe filloi të merrej me celularin e saj.

Vazhdoj të eci drejt Toenës, por aty ka një fluks të paparë njerëzish dhe nuk mund të kalosh dot. Nuk po e kuptoja psenë fillimisht sepse njerëzit e shumtë s’më lejonin të shihja c’bëhej. Pra zona e botimeve Dudaj dhe Toena ishin komplet të bllokuara. E gjitha kjo ndodhte sepse aty ishte i pranishëm zoti Edi Rama, tashmë me një libër të tijin në panair, i rrethuar nga admiruesit. Këtu duhet ndaluar.Ka një problem në këtë mes. Një pjesë e problemit është mungesa e krijimit të këndeve për pritje të tilla në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i lirshëm i qytetarëve. Kjo ”avari” zgjati për rreth gati një orë(në mos qofsha e gabuar). Pjesa tjetër  e problemit është mosrespektimi i hapësirës që i përket autorëve të tjerë tek ky panair, sidomos ata të rinj që e kanë shumë të nevojshëm promovimin,  konsiderojme dhe lexuesit  që mund të mos kishin të njëjtë ndjeshmëri për librin e zotit Rama apo kushdo personazh i njohur në vend të tij.

Në pritje të shpërndarjes së “trafikut” kontrolloj se mos arrij të gjej programin e panairit. S’besoj që shoqatës e cila e organizon këtë panair do t’i kushtonte aq shume vendosja e një stende me fletushka ku të informonte mbi programin dhe titujt e rinj të botuar së fundmi. Por jo, ne përdorim mjetet rrethanore si gjithnjë, në këtë rast vjen në ndihmë teknologjia. I hedh një sy programit te Panairit të Librit. Ajo që më interesonte të lexoja qe ndonjë autor i ri apo promovime autorësh të rinj. Por asgjë. Ajo që lexova ishin disa emra politikanësh, apo shkrimtarësh të njohur të cilët nuk humbet asnjëherë rasti pa i përmendur. Përvec kësaj, vë re që programi është i vakët, është me pak fjalë një program bosh.

Një tjetër detaj që s’rri dot pa e përmendur, është muzika që shoqëron panairin… Një këngë e Rihann-ës ishte një ndër to. Por le ta anashkalojmë më mirë, pasi kur s’ke bazë ku të mbështetesh themelet s’ke pse mendon si do jetë forma e dritareve të një ndërtese.

Pasi takova dhe urova një nga autorët e TC i cili sapo kish sjellë librin e tij të parë, kalova dhe nga shtëpitë e tjera botuese që nuk i kisha vizituar akoma. Më tutje mësova dhe emrin e një fondacion të quajtur RUMI. Nuk e njihja, por e mësova. Ja një arsye tjetër pse shkohet në panair.

Dal nga panairi. Shkallët e Pallatit të Kongreseve janë të tejmbushura me plehëra. Rreth e rrotull nuk ka asnjë kosh mbeturinash. Në një vend si yni nuk kishte si të mos mungonte dhe ky detaj për të kompletuar të gjithë panoramën.

Interesante janë çmimet e Panairit të 14 të Librit (fituesit) të cilat gjithsecili i interpreton sipas perceptimeve të tij..

Tags: , , , ,

2 Responses to “Panoramë Panairi”

  1. ehe... Says:

    Vizituesit e ketij panairi bejne shume mire qe sjellin pershtypjet e tyre, per ne te tjeret qe s’patem mundesi te ishim e qe do te donim te benim krahasimet me vitet paraardhese. Ne vitet 2000, kam pare vetem dy panaire : 2009 dhe 2010. Te tjeret, asnje mundesi. Nderkohe kam vizituar pothuaj rregullisht panairet e librit ne Paris, qe zakonisht behet diku nga mesi apo fundi i marsit. Kuptohet, ska nevoje per tallje ketu qe t’iu futem krahasimeve.
    ___________

    Kam pare nje dite, pjeserisht, vetem ca minuta, nga nje bisede ne studio “opinion” me disa njerez qe paraqiteshin si njerez te librit. Te ftuar, si gjithmone, te gjithmonshmit. Dudaj si njeriu me i ndritur dhe ndrites i Shqiperise se 100 viteve te fundit, dhe disa llampadare dhe flakadane dhe pishtare te tjere qe mund te cilesohen pa kurrfare ndrojtje si pioneret e pare te kultures se VERTETE shqiptare. Me nje fjale, ajka e ajkes se ajkes, diçka si ajke ne kub, siç thote skuarpusheri. Problemi shqiptar eshte i pashprese. Perfundimisht, ne kemi mbaruar pune me zonen e siperme te trupit njerezor, me trurin. 20 vjet llomotitje dhe zallamahi shtypi dhe Tv, e kane bere efektin e vet dhe tani futja flaken kur te duash sepse s’humbet asgje.

    Ekziston nje menyre per te dale nga bataku, por nuk di nese ka gjasa. Psh, nje dite, nje tip del nga shtepia dhe ne çast, nga qielli bie nje kulete ose nje thes i fryre. Tipi e hap thesin, ç’te shohe !!! Nje mal me para, euro, dollare, jen kine, franga zvicre, me nje fjale, para e madhe shume. Pasi mendohet ç’te bleje, i vjen nje mendim origjinal : çfaredo qe te bej me to, do ta bej NDRYSHE. Dhe kuptohet tani sesi do te vijonte historia…

    Perndryshe, dielli do te pelcase nje dite dhe ne do te jemi ende ne epoken e kercurit, epoke ne te cilen Fevziu do te vazhdoje te beje muhabet klubi pa paguar asnje lek kur te mbyllet mejhanja, Dudaj do te vazhdoje te na ndriçoje e kulturoje truret tona te mpira nga Edi Rama i gjuhes se mrekullueshme shqipe, dhe Elenerat do te vazhdojne te na tregojne thashethemet e pallatit ne menyren e bukur te : “pallati im ka thashetheme me te bukura se pallati yt”. Dhe dielli vertet qe do pelcase nje dite, lajm i sigurte ky. Ate dite, populli shqiptar do te zhytet me ne fund ne erresire…

  2. Erion Says:

    Ende s’kam marre pjese ne panair me librat e mi:-)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: