Zgjedhja

by


nga Mors Syphilitca

Për të e përditshmja kishte marrë pamjen e një pelegrinazhi
kalimtaresh të  pavëmëndshëm, te nje lemshi te madh levizjesh te
rastesishme. Nga nje here e perditshmja merrte fund shpejt, mbase, nje
shteg i vjeter per ti rene më  shkurt. Por vetem aq, asgje më  teper.
Pelegrinet e sotem nuk kane rruge. Ata jane te pushtuar nga monotonia,
ashtu si e perditshmja e tij. Nje mendimi i vjeter po merrte nje
tjeter forme.
Ai mendim ia kishte shnderruar jeten ne nje dyshim zgjedhjesh te
pafundme. Kur dikur mendonte kaosin qe nuk njihte kishte ne mëndje
rregullsine e tij. Qartesi e padiskutueshme qe tejkalonte cdo
ngurtesi. Enderronte tek humbiste ne nje vorbull imagjinare ngjyre
kafe vazhdimisht. Kjo ishte e vetmja qartesia qe kishte: zgjedhja e
drejtimit.  Ne horizontet e atij imazhi kishte shpetim, nje zhytje te
vazhdueshme ne labirintet e  cmendise se paster jonervore. Cdo gje
lindte dhe vdiste ne perjetesi, pafundesisht ne perjetesi. Shpirti i
ndizej ndersa mendja i fikej si nje gjethe e rende prej broxi.
Tani per te gjerat beheshin vetevetiu te pafundme dhe e dinte se ishin
te pafundme. Ai mendim ishte shumë  racional per te. I tregonte cdo
veprim qe vinte më  pas. I tregonte per jeten, per henen, per fluturat
qe lindin dhe vdesin, per luften dhe paqen, per fjalet e dashurise,
per dhunen e indiferences per fjalen qe gjene pak paqe prej britmave
te arsyes.

“Mbase e dini por njerëzit përpiqen në  ēdo  mënyre të  shprehin atë
që  mendojnë. Shoqeria përpiqet me të  njëjtën mënyre të  zhysi
rrënjet e saj brënda cdo njeriu sipas nje hierarkie zgjedhjesh te
perkryer. Shteti ka detyrën e vetëzgjedhur me ndihmen e forces për të
vënë  rragullat dhe për të  indoktrinuar individin sipas ideologjis
së  rrallës; rregulli i shumicës që  mundohet të  barazoje dhe
niveloje cdo crregullsi dhe vecanti. Kjo i ngjan gjedhjes te te
burgosurit ne prag te denimit me vdekje. Dhe si perfundim individi ka
për detyre të  pranoje cdo këshille dhe rregull që  ka prejardhjen nga
këto burime institucinale autoritare. Të  gjitha këto forma të
shprehise kulturore njerëzore, dominuese ne nje periudhe të  caktuar,
gati të mahnitshme, tejkalohen nga nëna e cdo kontradikte: mendimi te
qenurit i dashuruar, deshira per te gjetur bashkefajtorin e nje jete
qe duhet te jetohet, ndjenja e skllaverise, liria e padeshiruar e
mendimeve qe shfryjne, nje perendi qe nuk diti te na bej te lumtur”

Kishte  kohe qe nje mendim e perndiqte të  mjerin ēdo ditë duke mos e
lenë rehat për asnje cast. Ishte i njejti, i mallkuari ( mendonte me
vete) mendim lodhës i përhershëm. Madje do ishte më  mire të  thuhej i
vetmi. Kujtesa e tij nuk mbante mend të  tilla mendime qe nga koha kur
kishte pushuar se enderruari veten e tij ndersa zhytej gjithnje e më
thelle ne brendesi të  asaj vorbulle  njengjyreshe te ēuditshme. I
ngjante nje grope të  thelle qe perhapej ne pafundesi brenda qiellit
të  errët  ndersa ai humbiste drejtë  qëndres së saj. E  ndersa ajo
zgjerohej ne pafundesi ndjente sikur i mungonte ajri por arrinte
gjithnje të  mbushej me frymë. Zgjohej. Cdo gjë ishte si më parë vecse
tani kishte shume frike.

Gjithsesi ky mendim ishte krejt ndryshe. I pashoq ne llojin e tij.
Mbase do shpëtonte sikurë vetëm të  rikujtonte pak te kaluarën që të
ishte më  i qetë. Jo! Ishte e pamundur. Kishte gjithnje frikë  të
rikujtohej. Te rikujtonte jeten, te kaluaren. Nuk kishte kurre kohë
për tu rikujtuar. “Cdo gjë rrjedh kaq pastër në këtë  realitet pleher”
–  mendonte me vete.

Më pas : “Eshte mekat te prishet gjithe ky rregull. Nuk mund te
ndryshohen gjërat në këto caste, tani, smundet”. I vinin ndërmend
perendorite e së kaluarës qe kishin rënë njëra pas tjetres, idetë e
shtypura, liritë e ndrydhura, një grup barbarësh që pushtuan Romen,
degjenerimin e klases politike, orgjitë e Neronit me shokë, sa e lire
ishte Amerika ne kohën e Tocqueville, levizjet per nje jete me te lire
e përseri ne nje mut realiteti jetojmë.

Kur i shfaqej përpara syve ndonjë imazh i vjedhur në ndonje cep të
mëndjes, ndonje ecje endacake, frymëmarrje, zhurmë, ndonje flutur që
përplasej përtoke, ndjente sikur i gjithe njerezimi rrinte mbi
shpatullat e tij. Per të , të  rikujtohej, ishte vetëvrasje ndjesore e
paramenduar dhe pse këtë  s’e kishte menduar kurre.

Nuk kishte dashur kurrë të mësohej me praninë e atij mendimi të
qullur dhe të  kripur aq sa të  kishte nje etje te tmerrshme. Nuk e
mendonte dot veten si nje tjetër kujtim, nje mendim, nje kënge, nje
film, nje liber, nje udhetim deri ne hene, nje vuajtje.Tashmë  kishte
nje frikë  te tmerrshme nga cdo formë  vetezhdopjimi te realitetit qe
jetonte, qe nuhaste perdite. Ndjehej si nje pelegrin kalimtare i
vetmuar  jetes se tij : nje rruge edhe nje pale këpuce mjaftojne per
të ikur diku larg. Nje pale kepuce per nje rruge te paqene.

Nga nje here ndjente sikur në atë qytet te vogel ku jetonte nuk kishte
vënd për të dy. Mendimi ose ai duhej te vdisnin.  Kur ai mandim
shfaqej në mëndjen e tij ky donte vetëm të ecte, të ikte diku, të
harronte rrugëve ndërsa numëronte  me shpejtësi  hapat e ngadaltë.
Donte vetem qe ajo gjë të mbaronte me cdo kusht. Kur ai nuk ishte
ndjente sikur gjithe ajo paqe perreth i fshihtë diēka të shtrenjtë;
sikur ndjente rrezikun tek i afrohej; e njëjta ndjesi qe kishte kur
ndjente frymëmarrjen e maces se tij në mbremjet e qeta. I dukej sikur
po jepte shpirte.

Mendim i pazakonte qe i ngjitej pas si ēumēakiz pese lekesh. Nje
gjendje surreale, nje frikë  e pashpjegueshme ndaj te qendruarit vetem
me veten. Kjo ndjesi nuk mbaronte. E ai donte vetem te ecte pa u
ndalur, te vdiste duke u tretur ne ajrin e rende te qytetit. Nuk I
pelqente vetja në ate gjendje. Jo. Nuk donte as te ishte nje tjeter.
Nuk e donte veten te zhytyr ne ate paqe te dyshimte.

Shpesh, gjithsesi, i nderronte fytyra prej gezimit ndersa mendonte se
ajo dreq monotonie i’a kishte bërë më  të lehtë te harruarit e qënjes
së tij brënda asaj bote te cilën nuk e njihte.

Por më pas e zinte ankthi dhe i dukej sikur në ēast ai mendim
skllavërues do të shpërthente nga  hundet për tu përhapur nëpër gjithë
atë qytet te vogel. E dinte se do kishte që fundi i tij, fundi i ēdo
të fshehte. Dinte dhe se ne ate qytet te rendomte asgje sduhet te
ishte dhe aq e rendomte sa cdukej. Cdo gje ne ate qytet, pasi dilte
nga kafazi, duhej te gjente vendin qe I kishin percaktuar. Këtë  ai
nuk mund ta pranonte. Të  gjithe jeten e kishte kaluar ne kaos pa e
ditur se mund te gjehet nje shpetim. Te zbulonte qe ekziston nje
strukture e rregullt e gjerave perreth dukej e frikshem.

Ditet kalonin ndërsa jeta e tij sikur e kishte më  të vështire.

Në punë, duke ngrenë, tek ecte, hija tallese e atij mendimi i sillej
verdalle papushim ,e plotfuqishme dhe krejt indiferente ndaj gjendjes
së tijë të ēekuilibruar prej harreses se vazhdueshme. Cdo përpjekje
për të larguar mëndjen ndaj asaj që ndodhte perreth i dukej perherë
dhe më e kotë. Madje me kalimin e kohës ajo kotësi kishtë fituar më
tepër pushtet duke u shfaqur gjithnjë dhe më e papërballueshme.
Nje here kishte menduar se ēdo gjë do zgjidhej vetvetiu, pa asnjë
arsye, ashtu ne dyshim, siē kishte ndodhur deri në ato ēaste. Më vonë,
pa asnje shkak, kishte nxjerre një liber të përthyer në të gjitha
faqet dhe kishte nisur ta lexonte duke e shfletuar me nxitim. Ishte
nje vepër e shkruar mbi problemet deo-ontonto-logjik, pak a shumë  mbi
problemin metafizik te zgjedhjes, nje luftë e përjetshme mes jetës
etike dhe estetike. Mos valle kjo do më  shpetoje ?– kishte menduar me
vete. Si perfundim dhe këtë here asgjë. Kishte përfunduar në të
njejtën dileme fillestare. Në të njejtin lemsh të pazgjidhshem të
ekzistencës e cila sa vinte e  tjetërsohej me rritjen e dyshimit
fillestar. Ashtu sikur ndodh me ato kë nget partizane qe këndohen pas
clirimit. Cdo gje behej nostalgjike më  pas . E kur nostalgjia behet
vetedije castet nuk jane më  te tilla. Asgje s’është  më  e njejta
gje. E kishte urryer, pa e ditur, gjithe kë të  zhdopjim të
realitetit të  tij.

Perseri ditët kalonin ndersa jeta e tij sikur e kishte më  të  veshtire.

Pamvarsisht gjithe asaj qe i ndodhte, nga nje here i dukej sikur,
shumë  kohe më  perpara, ai mendim e kishte kapur fort nga te dyja
duart dhe e kishte flakur diku tutje, ne nje vend të  larget, të
larget. Më pas ishte rikthyer  por nuk mbante mënd as si dhe as kure.
Ne fillim cdo imazh I shfaqej i qarte e më  pas erresire.  Ne këto
caste ndjehej vertet i humbur. Këtë  s’e shpjegonte dot. Nostalgjia e
asaj qe nuk donte të  pranonte po I zinte vendin jetës se dyshimit qe
lindte dhe vdiste. Tashmë  dyshimi nuk kishte asnje fytyre. Nostalgjia
po hakmerrej ndaj tij.Dhe pse here here ato vende të  largeta I
shfaqeshin të  dashura ne disa caste. I kthenin pergjigje. Here
heshtnin duke pare rreth e rrotull. Kur nuk flisnin Ishin streha qe
pikonte trishtim dhe harresen e lindjes dhe vdekjes se pafundme të
casteve. Nje jetë  ne kërkim. Nje pelegrin qe veteflijohet.
Dhe skutat më  intime të qytetit i kishte provuar,  nje e nga nje, në
kërkim të nje prej atyre përgjigjeve rrufe që derdhen nga hiēi.
Ndjente sikur cdo gje po I rreshqiste nga duart. E poshtra nostalgji –
mendonte me vete.

Në ato rrenoja të se përditshmesi i dukej sikur shikonte vetëm
fytyrën e tij që verdallisej sa andej këndej e trullosur, me nje sy,
nje vesh, gjysmën e hundes.  Të  treturit tutje e mendonte si humbje
të  gjysmës se tij.  Vetimagjinohej vazhdimisht  i  shpërfytyruar. E
urrente këtë  zhdopjim të  ekzistencës por nuk kishte si ta ndalte
tashmë . Ishte fundi.

Si gjithmone, ditët kalonin ndersa jeta e tij sikur e kishte më  të  veshtire.

Ndjente sikur brenda vetes kishte pasur gjithnjë frikë nga rikthimi i
përhershëm i atij mendimi. Faktiksiht rralle here kujtohej se cfare i
kishte ndodhur, qoftë  dhe perafersisht. Më në fund!- mendonte  me
vetë  – ja ku jam përballë tij!. Si gjithmone duke u dridhur, me
deshirën për tu arratisur pafundësisht. Ne atë  ēast e mbulonte
dyshimi. Kalimtare i heshtur i qetesise ndrydhese.

E si përherë i paaftë për ta mposhtur, e si perhere i mposhtur dhe I
veteharruar.

Ndërkohe që lufta e pamëshirshme vazhdonte brenda qënjes së tij, ditë
pas dite, ne pafundesi, errësira binte dehshëm mbi muret e pallateve
gri duke tërhequr zvarrë hijen e gjërave përreth deri në pikën ku
humbiste shikimin . E gjithë kjo i dukej  tmerrësisht e pakuptimtë, e
frikshme: perëndimi, qyteti me muret e tij, mendimet mbi rrugët e
ngushta, zgjedhja mbi ēfare do bënte, i zinin frymë, ndërsa  mendim i
përhershëm ja tkurrte dhunshëm lëkurën e ashpërsuar nga frika.
Ndjente se ne nje cast do harronte cdo gje. Trishtohej.
Nderkohe, ndërsa i afrohej shtëpise, me hapa të ngadaltë nga lodhja,
ndjente si një zhveshje lehtësuese që i përkëdhelte të gjithë trupin.
Në atë vënd ndjehej i sigurtë, nuk kishte më nga cfare të arratisej,
ishte vëndmberritja e fundit e ēdo dyshimi pengmarrës.Për të ishte të
hedhurit tutje që kishte dëshiruar vazhdimisht që nga ēasti që ai
mendim ishte shfaqur në mëndjen e tij.
Këte deshironte, pa e ditur.

Me ne fund dita kalonte ndërsa jeta e tij sikur e kishte më  të  lehtë.

Kur, i sigurtë  se erresira kishte rene plotësisht, ulej mbi divan,
ndizte një cigare, dhe vazhdonte të shikonte programin e tij të
preferuar. Ne ato ēaste imazhet shfaqeshin të qarta në mëndje ndersa
ëndërronte sikur asgjë smund ti bënte më keq. Ndjente sikur ajo
dashuri nuk do i shkaktonte me vuajtje.

Advertisements

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: