Guida e Panairit të 14-të të Librit “Tirana 2011”

by

Ceremonia e Çeljes së Panairit:

E mërkurë, 9 Nëntor 2011, ora 18. 00  në hollin e Pallatit të Kongreseve


Orari për vizitorët: çdo ditë 0900 – 2100

Ditën e premte dhe të shtunë: 0900 – 2200

***

Hyrja për vizitorët do të jetë falas

***

– Ditën e enjte, dt. 10.11.2011, ora 11.00.

Bisedë problemore.

Kritika shqipe në mungesë të mendimeve kritike. Moderon Dr.shk. Dhurata Shehri dhe Dr.shk. M. Kumbaro.

Salla e promovimeve.

– Ditën e premte. dt. 11.11.2011, ora 11 00

Rileximi i traditës.

Moderon Dr.shk. Persida Asllani

Salla e promovimeve.

– Ditën e premte. dt. 11.11.2011, ora 11 00

“Fëmijët në lëndinën e librit”, performancë me fëmijë të shkollave të Tiranës, nën përkujdesjen e artistit Robert Aliaj.

Në Hollin e Pallatit të Kongreseve.

– Ditën e shtunë, dt. 12.11.2011, ora 12 00

Ndarja e çmimeve të panairit.

Salla e promovimeve.

– Ditën e diel. dt. 13.11.2011, ora 11 00

Si të bëjmë një përkthim

Moderon Prof. Edmond Tupja

Salla e promovimeve.

– Ditën e diel. dt. 13.11.2011, ora 1800.

Konferencë shtypi e organizatorëve për mbylljen e Panairit “Tirana 2011”.

Salla e promovimeve.

***

Çdo ditë në TVSH, nga data 7-14 Nëntor 2011, ora 8.30, debat për arritje dhe probleme të ShBSh, në emisionin e mëngjesit “Jo vetëm kafe”.

Në Panair do të funksionojë:

Qendra e Shtypit dhe e informacionit, në ndihmë të ekspozuesve, vizitorëve e gazetarëve, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

(Holli i katit të dytë).

***

Programin për veprimtaritë gjatë Panairit do ta gjeni në:

– Sekretarinë teknike

– Qendrën e shtypit dhe të informacionit;

– Gazetën e Panairit të Librit;

– Bashkëngjitur këtij katalogu;

– Gjithashtu edhe në LED-SCREEN

Autorët më të mirë në stendat e librit

Ndër autorët më të rëndësishëm, shqiptarë dhe të huaj, që do të jenë të pranishëm me librat e tyre në panair mund të përmendim:

Autorë shqiptarë

Arshi Pipa – Skicë e një konceptimi mbi jetën

Moikom Zeqo – Refuzimi i shkrimit; Klepsidra

Faslli Haliti – Para ikjes

Roland Gjoza – La Boheme

Klara Kodra – Kush është më i miri

Edmond Tupja

Mimoza Hysa

Shpëtim Çuçka

Adrian Civici – Iluzionet monetare, mashtrimet e mëdha

Maks Velo – Hetimi

Nasi Lera – Sytë e Sofisë

Ndriçim Kulla – Albanologu më i madh i shekullit XX

Agron Tufa – Kuja e mnemozinës

Kiço Blushi – Mos!

Helena Kadare – Kohë e pamjaftueshme

Fatos Kongoli

Ben Blushi – Shqipëria

Dritëro Agolli – Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët

Uran Kalakulla – Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm

Romeo Çollaku – Heshtjen duke gërmuar

Nasho Jorgaqi – Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve

Blendi Fevziu – Piedestale pa statuja

Shkëlzen Maliqi – Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera

Spartak Ngjela – Përkulja dhe rënia e Tiranës shqiptare 1957-2010

Autorë të huaj

Umberto Eco – Libri i tij më i ri, romani Varreza e Pragës, vepra e shquar Historia e Bukurisë, dhe tituj të tjerë të Eco-s.

Herta Müller – Njeriu është një fazan i madh mbi tokë

Orhan Pamuk – Muzeu i pafajësisë

Sebastiano Grasso – Ti në grackë, nën qepallë

Dominique Moisi – Gjeopolitika e emocioneve

Joachim von Ribbentrop – Planet e Hitlerit për Ballkanin.

Jules Verne – Mihail Strogov

Tony Blair – Një rrugëtim

Simon Sebag Montefiore – Katerina e Madhe dhe Potemkini: histori dashurie perandorake; Jeruzalemi; Misioni i intelektualit

Jorge Luis Borges – Biseda

Pietro Grasso – Për të mos vdekur nga mafia

Alan Bradely – Të rendësh pas telasheve

Virginia Woolf – Njolla në mur

Samuel Beckett – Molloy; E paemërtueshmja; Malone vdes

Simona Cerrato – Forca brenda atomit: Jeta e vërtetë e Lizë Meitner; Radioaktiviteti në familje: Jeta e vërtetë e Mari e Irenë Kyri

Tom Rob Smith – Fëmija 44

Johann Gottlieb Fichte – Misioni i intelektualit

Nikos Sideris – Fëmijët nuk duan psikolog. Duan prindër!

Alan Bradley – Të rendësh pas telasheve

Jackie French – Bija e Hitlerit

Geoff R. Berridge – Diplomacia, teoria dhe praktika

Tags: , , ,

8 Responses to “Guida e Panairit të 14-të të Librit “Tirana 2011””

  1. ehe... Says:

    Po lajmeroj dhe une nje liber :

    Normalisht, po them normalisht sepse largesia me ben te kem te papritura nganjehere, ne panair, ne stenden e “Tirana Times”, duhet te ekzistoje dhe nje liber i sapo shtypur (normalisht flas, megjithese me shtypje dhe shfrytezim nuk jemi keq ne Shqiperi) i Jacques Derrida, ose i Zhak Derridës per ata qe s’dine t’i mbledhin germat frengjisht. Libri titullohet (gjithmone normalisht, se nganjehere librat titullohen krejt papritur) “Biseda”, me nentitull “Caste filozofike”. Siç e thote dhe vete titulli, ka biseda dhe çaste filozofike. Aty flitet psh per Mikpritjen, bujarine apo zemergjeresine, per genjeshtren ne politike (jane te lutur deputetet dhe gazetaret t’i hedhin nje sy), per marksizmin (celula ne gatishmeri !), mbi fenomenologjine apo dhe mbi faljen, por keto mos i lexoni gje sepse sot askush s’te flas asgje, madje ç’eshte me e keqja, askush s’te kerkon ta falesh.

    Pak a shume, nje liber qe ia vlen. Per çmimin, nuk di gje. Di qe eshte perkthyer nga ehe… duart e veta, dhe se, po ta vinim ne krahasim me Gomarlliqet e Rames, besoj se do t’ia merrte ne kthese si “Miss Libri”.

    Falemnderit dhe kurrgje kurrkujt, zere se s’fola fare.

  2. ehe... Says:

    erratum : “askush s’te fal* asgje”, dhe jo “s’te flas”. Lapsus freudian, ne fakt, sepse falja kalon nepermjet fjales, nga ku dhe afersia fonetike e ketyre dy fjaleve (fjale-falje).

  3. Alb Says:

    Urim, vetem librin e Jackie Derrida -s ke si perkthim ne panair?
    Faleminderit.

  4. ehe... Says:

    Pershendetje Alb,

    Falemnderit per interesimin por eshte dhe nje titull tjeter : “Zgjerim i lemit te luftes” i Michel Houellebecq, ne stendat e “Skanderbeg Books”. Keta jane titujt e rinj per kete panair, nga ana ime si perkthyes. Me vone, shohim e bejme, si te sillen lexuesit…

    Permenda vetem Xhekin se e mendova si peshe me te rende per ta krahasuar me Ramen. Dhe them se kam goditur fort. Jo po, a kane ndonje cipe njerezit kur shprehen pa piken e turpit se siç e flet shqipen Edi Rama, s’e flet askush ne Shqiperi ? Po vertet ka kaq idioter qe besojne ne broçkulla te tilla ? Jam ende shume i tronditur, qe nga dita e pare qe e degjova apo lexova kete fjale. OK.

    Mbase, nuk e di, nese s’i prish pune kujt, mund te vendosja ketu ca pjese te vogla nga secili kapitull i Jacques Derrides. Nese jo, ska gje, njehere tjeter.

    Falemnderit edhe njehere. Dhe fundjave te kendshme, te gjithe.

  5. spiritus Says:

    -Zgjerimi i fushes se luftes -me kete titull eshte botuar libri. Mesa duket znj.Acka, si botuese dhe korektore gjuhesore, nuk e ka gjetur te natyrshem “lemin”.

  6. ehe... Says:

    Falemnderit. Une si perkthyes i jam permbajtur origjinalit dhe madje idese se autorit : “Extension du domaine de la lutte”.

    Nga pervoja qe kam, “domaine” eshte (perveçse ne fizike kuantike ku kjo fjale perkthehet rendom me “domen”) LËMI.

    Koncepti i “fushes” nuk eshte aq larg atij te “lemit”, porse kur kjo fushe shoqerohet me luften, ketu mund te krijohet nje peshtjellim, nje ngaterrese, ne kuptimin e fushebetejes. Ne fakt, lemi – siç perdoret sot ne shqip, ne kuptimin figurativ – nuk mpleks plotesisht kuptimin e fushes se luftes, por te nje vendi, te nje sektori, te nje zone te caktuar ku lufta rrezikon te perhapet tani e prapa. “Zgjerim i lemit te luftes” duhet kuptuar : qe tani e tutje, lufta (jo ajo e mirefillta me gjak dhe vrasje) fillon te ushtrohet dhe ne ca sektore te tjere te rinj.

    Gjithsesi, eshte e drejte e shtepise botuese qe, per arsye te ndryshme, te veproje me ndryshimin e titujve, nese kjo nuk eshte e ndaluar kategorikisht nga ana e autorit apo mbajtesve te se drejtes se autorit.
    ___________

    Ne lidhje me Derriden, do te mundohem te vendos diku pas darke ca pjese te shkeputura nga secili kapitull. E bej kete per te vene ne dukje se edhe lexuesit e mire kane nevoje per nje “autoritet” kahezimi apo per nje “tregim me gisht” drejt diçkaje qe, sipas treguesit, mund te vleje shume porse, per arsye nga me te ndryshme, kjo vlere mund te humbase (perkohesisht) nen shkelqimet marramendese te lustres se pavlere.

  7. tiranacalling Says:

    Ehe… : nese na i nis keto pjeset te tiranacalling@gmail.com mund ti botojme me veç si artikull.

    Sidoqofte shiko e vlereso vete.

  8. ehe... Says:

    Pershendetje “tiranacalling”,

    Ne fakt, deshira ime eshte qe keto pese rreshta qe sjell ketu, t’i lexojne vetem dashamiresit e kesaj faqeje dhe ndonje qe i bie udha kalimthi. Te tjeret, edhe ata mund te lexojne por une s’do te bej asgje qe t’ua lehtesoj punen, kush te deshiroje, faqja juaj eshte e hapur per te gjithe, le te lexoje, komentoje apo filozofoje si te deshiroje. Ne paça ndonje arsye per te debatuar, e bej perseri ketu, pa qene nevoja te marr “malet” per te luftuar me “partizane” te vertete te uritur per mish.

    Kam perzgjedhur ketu disa pjese qe, te lidhura bashke, shkojne ca si gjate por fundja, s’eshte e thene se duhen lexuar te gjitha dhe nga te gjithe. Leximi eshte vertet nje veprim i vullnetshem.

    OK, lexim te kendshem, nese ndonjeri ka nerva.
    ______________

    Nga kapitulli i parë, biseda në emisionin « à voix nue », që mund të përkthehet përafërsisht me « me zë të kthjelltë, troç, pa hile, pa zbukurime ».

    […] Pyetje. – Ju jeni lindur pra në Algjeri, keni qenë shkolluar ndërmjet 1934-ës dhe 1941-it në kopsht dhe pastaj në shkollën fillore të El-Biarit ; por këto vite përkojnë gjithashtu me fillimin e luftës dhe me petainizimin e shkollës, në një Algjeri që nuk ka parë kurrë një ushtar gjerman, që nuk ka qenë pushtuar kurrë, por ku statuti i çifutëve është tashmë problematik sepse është dashur të pritet viti 1875 dhe dekreti Crémieux që ata të kenë të drejtë për nënshtetësinë franceze.

    Derrida. – E kam të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, jo vetëm ngaqë gjërat janë të ngatërruara në këtë histori, por sepse ende dhe sot nuk e di mirë çfarë ndodhte atëherë, siç thoni ju, në kokën e këtij djali të vogël. Shpesh përpiqem të kujtohem, përtej fakteve të dokumentuara dhe piketave subjektive, se çfarë mund të mendoja dhe ndjeja në atë kohë, por këto orvatje dështojnë shumica. Ja përse rindërtoj. Rindërtojmë gjithmonë, por këtu rindërtimi është shpesh abstrakt. Ajo çfarë di, është 1934 : në kopsht, vuajtje e skajshme. Më kujtohet shumë mirë pikëllimi i ndarjes nga familja, nga nëna, më kujtohen të qarat, klithmat në kopsht, e kam para syve kur edukatorja më thoshte : « Tani vjen nëna jote », dhe unë e pyesja : « Ku është ? » dhe ajo më thoshte : « Po gatuan », dhe mendoja se në këtë kopsht, që madje ekziston ende, e kam parë kur jam rikthyer në Algjeri, kishte një vend ku gatuante nëna ime. As nuk e çoja nëpër mend se ajo mund të ishte gjetkë dhe jo në këtë kopsht. Më kujtohen lotët dhe të qarat në hyrje, dhe të qeshurat në dalje, aq sa nëna më ka pyetur njëherë : « Përse qan dhe klith kur hyn, dhe qesh dhe këndon kur del ? », dhe unë i jam përgjigjur me këtë tautologji : « Sepse më tepër më pëlqen të dal sesa të hyj ». Arrija deri aty sa të shpikja sëmundje për të mos vajtur në shkollë, kërkoja që të më masnin temperaturën. Më kujtohet një ditë, kisha harruar fare se para se të shkoja në kopsht, i kisha thënë nënës të ma maste temperaturën se gjoja isha i sëmurë, dhe kur e pashë nënën duke kaluar përpara rrethimit të kopshtit në pushimin e gjatë, i kam thirrur : « Mami, mami, ke harruar të më masësh temperaturën ! »
    Fillorja gjendej përballë kopshtit. Isha një nxënës i mirë në fillore, shpesh i pari i klasës, çka kjo më ka lejuar të vërej ndryshimet për shkak të Pushtimit dhe ardhjes në pushtet të mareshalit Petain. Në shkollat e Algjerisë, ku nuk kishte Gjermanë, na kanë shtyrë t’i shkruanim letra mareshalit Petain, të këndonim « Mareshal, jemi gati ! » etj., të ngrinim flamurin çdo mëngjes para mësimit, dhe atëherë kur i kërkohej gjithmonë të parit për ta ngritur flamurin, kur më vinte radha mua, më zëvendësonin me një tjetër. […]

    _________

    Nga kapitulli i dytë, mbi « mikpritjen » :

    […] Pyetje. – Sidoqoftë, termi mikpritje nuk është dhe aq i kthjelltë, dhe madje ju vetë e shpjegoni duke u ringjitur në zanafillën e saj, në veçanti me analizat e Benvéniste. Kam përshtypjen se Lévinasi orvatet të shkëputet nga një konceptim i mundshëm i mikpritjes, që e lidh atë me vetëqenësinë, domethënë nga një konceptim i së njëjtës, i vetvetes mikpritës që merr pushtet mbi tjetrin…

    Derrida. – Mikpritja, në përdorimin që Lévinasi i bën kësaj fjale, nuk thjeshtohet vetëm, ndonëse të jetë edhe kjo, tek pritja e të huajit në shtëpinë tënde, në kombin tënd, në qytetin tënd. Sapo që hapem, unë i bëj « pritje », po të përdorim këtu vetë fjalët e Lévinasit, tjetërsisë së tjetrit, jam tashmë në një gatishmëri mikpritëse. Edhe vetë lufta, flakja tej, ksenofobia nënkuptojnë se kam të bëj me tjetrin dhe se, për rrjedhojë, jam tashmë i hapur ndaj tjetrit. Mbyllja nuk është gjë tjetër veçse një kundërveprim ndaj një hapjeje të parë. Nga kjo pikëpamje, mikpritja është e para. Të thuash se ajo është e para, nënkupton se përpara se të jem vetvetja, dhe para pyetjes kush jam unë, ipse, duhet që mbirja e tjetrit ta ketë vendosur këtë raport me veten time. Me fjalë të tjera, unë nuk mund të kem një raport me veten time, me « brendinë » time, përveç kur mbirja e tjetrit ka paraprirë vetëqenësinë time. Ja përse, në trajektoren e Lévinasit që përpiqem ta përshkruaj disi në këtë libër të vogël, nisemi nga një mendim i pritjes që është qëndrimi i parë i unit përballë tjetrit, nga një mendim i pritjes tek një mendim i pengut. Në njëfarë mënyre, unë jam peng i tjetrit, dhe kjo gjendje pengu në të cilën jam i ftuar tashmë nga tjetri duke e pritur tjetrin në shtëpinë time, kjo gjendje pengu përkufizon vetë përgjegjësinë time. Kur unë them « ja ku jam », unë jam përgjegjës përballë tjetrit, kjo « ja ku jam » nënkupton se unë jam tashmë pre e tjetrit (« pre » është një shprehje e Lévinasit.) Ky është një raport tensioni, kjo mikpritje është gjithçka përveç e lehtë dhe e qetë. Unë jam pre e tjetrit, peng i tjetrit dhe etika duhet të themelohet mbi këtë strukturë pengu. […]

    ________________

    Nga kapitulli i tretë, « mbi fenomenologjinë »

    […]Pyetje. – Pikënisja e librit tuaj, Donner la mort, është rrëfimi i Abrahamit që e di se duhet të heshtë në malin Moriah, para se një engjëll i dërguar nga Zoti të mos e ndërpresë vdekjen që po përgatitej t’ia jepte të birit, Isakut. Si mund të interpretohet sekreti i Abrahamit ? Ju na vini në dukje se ai nuk flet me të afërmit, me të shoqen Sarën, me të birin Isakun, me Agarin dhe Ismaelin. Ju ndaleni ta shqyrtoni këtë heshtje, këtë sekret të ruajtur dhe këto katër personazhe, që janë dukshëm figurantë, por që megjithatë janë në qendër të skenës. Ajo çfarë më duket mjaft tërheqëse, është që ju na thoni se ky çast i rrallë është i pazbërthyeshëm, dhe se ky sekret mpleks një përgjegjësi mistike të cilën ia kundërvini diçkaje që do të ishte politika platoniciane, kjo e fundit e shënuar ende nga demoniakja, nga « daimon ».

    Derrida. – Midis atyre që Abrahami nuk iu thotë asgjë, janë natyrisht të tijtë, Sara dhe Isaku, të cilin e merr me vete në malin Moriah ; kurse përsa i përket Agarit dhe Ismaelit, ata kanë qenë të përzënë tashmë, të lëçitur, dhe në këtë libër unë përpiqem t’iu kushtoj vëmendje edhe këtyre të përjashtuarve të tjerë nga skena, që përveç Ismaelit, janë dhe dy gratë. Ka një fill që e përshkon tërë librin, një fill që ka të bëjë me mënjanimin jo vetëm të Sarës por edhe të Agarit, me të gjitha pasojat e njohura mirë të dëbimit të Agarit dhe Ismaelit dhe të pasojave të kësaj në luftën ndërmjet Izraelit, islamit dhe kombit arab. Gjithçka ndodh njëlloj sikur Zoti, në çastin kur i jep Abrahamit urdhërin që ta lidhë të birin dhe të kalojë në flijim (ndonëse fjala « flijim » nuk është një përkthim i mirë për « korban », që do të thotë « qasje »), njëlloj sikur Zoti t’i kërkonte Abrahamit që të hyjë me të në një marrëdhënie të veçantë, me të dhe me asnjë tjetër, dhe njëlloj sikur në çastin e sprovës më të madhe, domethënë të vrasjes së atij që Abrahami e ka më të shtrenjtin në botë (Isaku është i paraqitur shpesh si fëmija e tij « i fortdashur »), ta urdhëronte që të mos fliste me askënd për këtë. Sekreti do të jetë vetë forma e sprovës. Natyrisht, kjo nënkupton që në këtë ballë për ballë të veçantë me tjetrin krejt absolut, Abrahami të ngrihet dhe të pezullojë çdo lloj reference ndaj normave etike, politike, ndaj asaj që Kierkegaardi e quan « e përgjithshmja », « rregullat e përgjithshme ». Për t’iu bindur detyrës absolute, ai ngrihet përsipër të gjitha detyrave që mund ta lidhin atë me shoqërinë, familjen, njerëzit e vet, pra përsipër të drejtës, politikës dhe etikës. Dhe ai ngrihet përsipër etikës, që Kierkegaardi e fut në listën e përgjithësive, vetëm në emër të kësaj detyre absolute. Sekreti është këtu shenja e këtij nënshtrimi ndaj detyrës absolute. […]

    ___________________

    Nga kapitulli « mbi gënjeshtrën në politikë » :

    […] Pyetje. – Në këto kohë, ju po mbani një seminar mbi dëshminë ; dhe kjo na mundëson që sot të qasim me ju gënjeshtrën në politikë.
    Mund të themi se ju ndaheni nga njëfarë historie e filozofisë, histori e cila ka ngatërruar si tepër lehtë historinë e gabimit dhe historinë e gënjeshtrës. Për të treguar se këto dy histori dallohen nga njëra-tjetra, ju pohoni se të rremen mund ta themi pa e dëshiruar, dhe pa gënjyer, dhe anasjelltas, mund të gënjejmë duke thënë të vërtetën. A mund të na jepni një shembull të kësaj « të gënjesh duke thënë të vërtetën », që duket më e vështirë për t’u kuptuar ?

    Derrida. – Kur dëshmoj, unë premtoj të them të vërtetën, qoftë kjo përpara një gjykate apo në jetën e përditshme, dhe duhet ndarë pra, që në nisje, sinqeriteti nga e vërteta. Kur gënjej, unë nuk them detyrimisht të rremën dhe mund ta them të rremën pa gënjyer. Ja një shembull i njohur : Freudi, në Le mot d’esprit, tregon historinë çifute të mëposhtme, të cituar shpesh nga Lacani : njëri i thotë tjetrit : « Do të shkoj në Krakovi », dhe kjo është e vërteta, ai thotë të vërtetën ; por tjetri, duke e dyshuar se ky po gënjen, i thotë : « Po përse më thua ti se po shkon në Krakovi ndërkohë që ti shkon në Krakovi, me qëllim që unë të besoj se po shkon në Varshavë ? » Me fjalë të tjera, ja një shembull ku dikush është orvatur të gënjejë duke thënë të vërtetën ; kjo na lejon të ndajmë të vërtetën nga e sinqerta, të rremën nga e gënjeshtërta ; unë mund të parashtroj fare mirë një thënie të rreme sepse besoj në të, pra me synimin e sinqertë për të thënë të vërtetën, dhe nuk mund të jem i akuzuar se po gënjej thjesht ngaqë ajo ç’po them është e rreme. Anasjelltas, nëse them diçka të vërtetë pa e menduar apo me synimin për ta hutuar auditorin tim, unë gënjej. Ka një shmangie nga e vërteta kur them tjetër gjë nga ajo ç’mendoj ; kjo shmangie nënkupton një synim për ta mashtruar tjetrin, hutuar atë. Për rrjedhojë, gënjeshtra nënkupton synimin për të mashtruar. […]

    ______________

    Nga kapitulli « mbi marksizmin », dialog me Daniel Bensaid :

    […] Derrida. – Fillimisht, jam shumë i lumtur që po takoj këtu Daniel Bensaidin ; nuk njihemi me njëri-tjetrin, historitë, ecuritë tona njëherësh intelektuale dhe politike nuk janë të njëjtat, por është mjaft domethënëse që na ra të flasim mbi motivin e jashtëkohësisë , motivin e anakronisë. Në fakt, mendoj se Marxi nuk ishte një filozof i Historisë në kuptimin siç e marrim në përgjithësi, mendoj se ai ishte i vëmendshëm politikisht dhe filozofikisht ndaj heterogjenitetit të kohërave, të cilësive kohore, të regjimeve ekonomike, politike, juridike të shkakësisë. Në këtë ngërthim të kohërave, ai është dikush që e ka menduar jashtëkohësinë jo vetëm si një mënyrë për ta shqetësuar kohën e njëtrajtshme dhe homogjene, por edhe si kusht të veprimit politik. Nga ky këndvështrim, ai mbetet mjaft i huaj ndaj traditës filozofike.
    Një nga gjërat e shumta që më kanë pëlqyer në veprat e Daniel Bensaidit, është ajo çfarë thotë mbi Marxin si « metek », si i huaj ; Bensaidi thotë se Marxi është « meteku i konceptit ». Thënë ndryshe, Marxi është i vështirë për t’u përvetësuar, për t’u tretur në traditën filozofike. Një nga gjërat kundër të cilave përpiqesha të ngrihesha në veprën që u përmend më lart, është prirja, në çastin kur komunizmi është shembur, për t’u rikthyer tek njëfarë Marxi i gjykuar si i padëmshëm. Ju keni folur për rikthim tek Marxi. Kurse unë nuk parashtroj një rikthim të tillë si një rikthim tek një filozof i madh kanonik që do të mund ta rreshtojmë më në fund në traditën e madhe të filozofëve të mëdhenj klasikë. Edhe pse është gjithmonë e nevojshme një punë universitare mbi Marxin, ka një rrezik zbutjeje, asgjësimi të urdhërit revolucionar të Marxit. Dhe mua më është dukur se duhet të ngrihesha kundër këtij asgjësimi. Sigurisht, e tërë kjo ishte e jashtëkohshme në veprimin që na ka bashkuar mua dhe Daniel Bensaidin ; që të dy, kemi botuar pothuaj në të njëjtën kohë dy tekste mbi jashtëkohësinë e Marxit, sepse në fushën historike të çastit kur vdekja e marksizmit, vdekja e komunizmit ishin në të gjitha gojët dhe retorikat politikane, ishte e nevojshme për ta marrë parasysh këtë zi të çuditshme politike që ka mbërthyer tërë njerëzimin. Një fjali maniake dhe festive : « Ju lumtë, mori fund, kjo është fitorja e neokapitalizmit, e neoliberalizmit » është bërë motivi më i fuqishëm i retorikës politikane. Kjo është ajo që duhet kundërshtuar, dhe mua më është dukur se kjo është përgjegjësia e filozofëve apo e qytetarëve që jemi.
    Ju keni thënë se nuk kam qenë kurrë marksist. Kjo është e vërtetë, nëse kjo do të thotë se nuk kam qenë asnjëherë anëtar i partisë komuniste apo i një partie marksiste ortodokse. Ndonjëri nguron të thotë se është marksist sepse vetë Marxi ka qenë i pari që e ka mohuar. I duket sikur e mban veten për Marx kur thotë : « nuk jam marksist » ! Nuk do të thosha se nuk jam marksist, por është e vërtetë se, si të gjithë njerëzit e brezit tim, edhe pa qenë marksist, kam qenë i ushqyer në trashëgiminë marksiste dhe jam përpjekur ta them këtë në një çast pikërisht të jashtëkohshëm, në njëfarë mënyre, të paktën ashtu siç kam mundur ta vlerësoj. […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: