LUX !!! – 840 Fjale Lexuesit!

by

nga Loer Kume

Dua të them pak gjera mbi LUX, dhe sportin e krijmtarisë letrare të mirëfilltë. Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton – kuant, mirë – keq, burrë – grua, yin – yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës. Drita është simboli i ekuilibrit. Drita është elementi bazë i shkrimit tim, në çdo pjesë të këtij libri gjendet ajo, e fshehur ose e dukshme. ‘LUX’ është përmbledhje krijimesh të shkruara në një goxha shtrirje kohe. Libri ndërtohet nga 15 proza i quaj unë, edhe pse për arsye korrektësie letrare, në kopertinë më është dashur ti etiketoj tregime. Zakonisht shkrimet e mia i përfshij në tre etiketa. KAPRICIO URBANE, TEHA RESH, dhe FUTURA. Këto 15 proza janë marrë nga të tre etiketat e mia, por radhitja e tyre bën një rrugë nga gotikja, në realen, postrealen dhe metafiziken. ‘Gjyqi i hijeve’ është metaforë gotike e procesit të krijimit të paktën letrar, të paktën timit. Dritësjellësi, që është dhe burimi i pandërgjegjshëm i titullit të librit është trajtimi i mitit të Luçiferit, engjëllit të rënë në një këndvështrim kompleks tejEdipian të dritës dhe “pushtetit të brezit të ri”, shkruar duke pirë konjak një natë dimri deri në një mëngjes dimri. “Pushtimi i parajses” rri mirë e bukur në këmbë pa pasur baza morale por veç nevojën për adhurim e frymëzim emotiv ndaj bëmave të skajshme të trimërisë. “Biblioteka” është pastërtisht etje për jetë, dhe çapitje mbi librat. “Mr. PushShteti…” është ashtu dhe loja e fjalëve në titull, një lojë komplekse letërsie e prodhuar nga dy ngjarje deri diku të vërteta, që më kanë tronditur mua, mbase më pak nga shumë të tjerë. “Moonlight drive” është poemë e egër e një mënyre të të dashurit, e shijes së dheut dhe puthjeve. “Dëshirë e fundit?” Mbetet në pyetje, një formë ndjenje që tejkalon jetën, një formë pasioni që thyen kurrizin e ftohtë të vdekjes. “Dita e tetë” është soditje nga cepi më distal i universit tonë, ulur këmbëkryq me një gotë verë tëkuqe në dorë, duke ndjerë një rrymë elektrike të qarkullojë nëpër neurone e shkaktuar frikë për të nesërmen, deri ne poezinë e fundit që do na shpëtojë. Është pjesë libri që UNI kolektiv e percepton ndërkohë, por nuk m’u prit që ta trajtoja në libër të veçantë dhe e zippova në një prozë për shijen fataliste – ose jo? – të së ardhmes. “Germat fluturake…” është kapriço futuriste që më ka argëtuar shumë duke qeshur gjatë shkrimit, aq sa kam pyetur veten në i ndodh ndonjë shkrimtari tjetër kjo gjë apo ka problem në këtë mes. “Rasti i komplikuar” është një kokolepsje që flirton botë të pamundura me njëra tjetrën, dhe më ka mësuar gjatë shkrimit që morali është ajo ç’ka koha na ofron për ta q…rë. “Peisazhe të reja dhe telajo pa fund” është përjetim metafizik i cili më ka rrëfyer si të pikturoj e ristrukturoj qenien time deri ne shkrirje të plotë me Universin, kur të kthej majat nga thembrat. Shkruar duke dëgjuar pafundësisht “I am the walrus”, të Beatles, interpretuar nga Bono Vox. “Pasqyrat” është pasqyrimi i pafund i tërë asaj ç’ka mund ta quajmë shpirt i dy personave. Sërish dritë, sërish dy në një. Është vetë dashuria. “Vallëzues, klube, fëmijë dhe kafshë” është elegji e përjetshme rrjedhëse dhe vrasëse e syve dhe muskulit të zemrës. “Biorisia” ashtu si “Dita e tetë” është pjesë libri që mbetet për tu mbaruar. Ka gjendje të caktuara fiziko shpirtërore që bujarisht dhurojnë përjetime absolute të rralla në njerëzi. Është çeshtje sekondash, më saktë koha s’ka të bëjë fare, por sheh veten të tretur dhe gjithçka është gjithçka. Pas kërkimesh kam arritur në konkluzionin që një formë të ngjashme njohin dhe budistët, e quhet Satori, pastrimi para Nirvanas. Kjo gjendje quhet (term i krijuar padyshim nga unë) BIORISIA. Risi – bios’i, ose një Rise (angl.) bios’i. “Re puplore” është shpirti i TEHA RESH. Është poezi e një mënyrë të jetuari, dhe filozofie. Është një kurorë që jo çdokush, as unë vetë që e kam peshkuar konceptin aty qark qiellit, nuk mundem gjithmonë ta mbaj mbi kokë. Të shkruash letërsi, ndryshe nga ç’mendon shumëkush është sport. Një sport që përcakton raportet me veten dhe botën. Zhvillon qenien tënde anatomike dhe shpirtërore, dhe nxit, argëton, frymëzon, zhvillon dhe ata që goditen nga drita e leximit të duhur, ose të leximit te i cili pasqyrohen (ja ku dolën prapë Pasqyrat) Larg trapllëqeve të përditshmërisë me pluhur, bukë, djersë, sapun e thashetheme, që sot janë ndërsa nesër s’kanë qenë kurrë, kam krijuar duke u sportisur në letërsi që në moshën 6 vjeçare, dhe ndaj me njerëzit që rezonojmë, (e rezonanca s’është me të tërë)këto proza kuantesh dhe jete. Takohemi nëpër rreshta e shkronja. Le të shkrijmë një ëndërr drite të tërën mes miqsh, e ta kthejmë fjalë pas fjale, hap pas hapi, mendim pas mendimi në realitet!

(LUX do jetë  për herë të parë në Panairin e Librit nesër pasdite, 10. 11. 2011, në stendën e shtëpisë botuese Toena)

Tags: , , , , ,

5 Responses to “LUX !!! – 840 Fjale Lexuesit!”

  1. squarepusher Says:

    Urime per botimin!

  2. ehe... Says:

    Loer,
    Se pari, te uroj shume suksese per librin, shpresoj te lexohet nga sa me shume vete.

    Do te ndalem t’i them dy fjale, keshtu “miqesisht”, siç di vete.

    Sa here qe marr vesh se ka dale nje liber i nje autori te ri ne moshe, gezohem shume. Nuk eshte e lehte, besoj, per nje te ri qe te thyeje ate paragjykimin e “mesimit te visareve te gjuhes shqipe” (qe do t’i dinin vetem “thinjoshet”), dhe paragjykimin tjeter te “nje i ri ska ç’te thote sepse ska pervoje jete”.
    Keto dy paragjykime jane shume te forta dhe gati te kthyera ne aksioma. Kur kam lexuar keto ditet e fundit neper faqe gazetash dhe blogjesh se asnje shqiptar nuk di ta perdore shqipen aq mire sa Edi Rama, kam thene me vete… ne fakt kam share me nena, me vete, gati gjithe planetin. Me eshte dukur se ne Shqiperi ka nje agjenture te tmerrshme amerikano-italiano-gjermano-çifuto-azerbajxhano-peruane te fuqishme, e cila perpiqet si e si te shpartalloje plotesisht truret e ndonje humbameni shqiptar nepermjet llomotitesve te kyltyres gazetareske dhe televizioneske dhe idioteske.

    Ajo qe me pelqen tek disa te rinj shqiptare, eshte se kane pelqyer te mos infektohen nga budalliqet e pararendesve te tyre. Dmth, qe kane zgjedhur te shkruajne “ndryshe”. Kjo “ndryshe” kerkon te zberthehet me fjalime te gjata, por une do t’i bie pak me shkurt.

    Cfare ka ndodhur me letersine shqipe te pas-diktatures ? Ketu, do te kisha dashur shume qe te degjoja ndonje studim apo ese apo dreq e te bir, por s’me ka qelluar ndonjehere. Megjithate, do te ishte vertet me interes qe te shihnim sesi ka reaguar letersia pas shembjes se diktatures.

    Cfare temash zgjedhin shkrimtaret ?
    Me ç’gjuhe ? Me ç’stil ? Me ç’synim ?

    Debat i gjere. Sidoqofte, shkrimtaret qe kane bere emer ne komunizem, tip XY, YZ, dhe XZ, jane krejt SKARCO. Mkafton t’iu lexosh ndonje rresht ne ndonje gazete, apo t’i degjosh si flasin ne ndonje TV shqiptar.
    Grupi i dyte, ata qe sapo kishin filluar ne ate kohe dhe kulmi i tyre i kapi ne vitet e para pas demokracise. Keta zoteronin vertet nje vullnet, nje nerv, nje mllef, por ç’fatkeqesi ! mungonin njohurite, idete, thellimet e ketyre ideve, shkurt, keta shkrimtare qe s’kane asnje faj ne “deshtimin” relativ te tyre, u gjenden befas duarbosh : liria e shkrimit ishte aty, ajo e mendimit gjithashtu, porse s’kishe as ç’te mendoje, as ç’te shkruaje, per arsye te bombardimit sistematik 24 oresh me budalliqet e diktatures, e qe ata mundoheshin sadopak t’iu pervidheshin. Keto vite, dhe keta shkrimtare, do t’i quaja vertet fatkeqe, sepse askush s’mund te bente asgje. Eshte e pamundur qe te kapesh vonesen e 50 vjeteve, ne fare pak muaj apo vite. Jo me kot, vitet 90 njihen si vitet e shperthimit masiv te poezise, per arsye se proza ishte ca me e veshtire nga ç’mendohej, dhe se ky lloj arti kerkonte njohuri me te thella sesa nja tre leksione gjuhe-letersie. Arsyeja e dyte eshte se poezia eshte me impulsive dhe perjetohet rendom (ne Shqiperi, te pakten) si nje dhunti hyjnore, pra poetet e rinj shqiptare i faleshin te gjithe muzes, duke mposhtur keshtu çdo lloj ngurimi per t’u kthyer ne qesharak.
    Dhe grupi i trete, fus psh shkrimtare vertet te rinj, mbase jo me shume se 30 vjeç, dhe qe dallojne si nga te paret ashtu dhe te dytet. Se pari, per nga gjuha : me e drejtperdrejte, e lirshme dhe jo “kitsch” – dmth me budalliqe metaforash qe s’i kupton as vete “shkrimtari”. Se dyti, per nga temat : vihet re se keta shkrimtare te rinj shkruajne pergjithesisht ose per te tashmen, ose per te ardhmen. Boshti i tyre negativ nuk ekziston, domen ky i shkrimtareve te grupit te pare, dhe pjeserisht i atyre te grupit te dyte. Dhe per nga stili : fund gomarlliqet soc-realiste te ndarjes se njerezve ne dy kampe, ne heroin pozitiv qe s’vdes asnjehere (ose kur vdes, me nje betim per t’ia marre hakun), dhe ne heroin negativ (prift, armik i popullit, sabotator, gjimnazist hileqar, etj). Fund gjithashtu skemat shabllone : romani hapet me nje pershkrim natyre (lisat, rruga me peme, era qe fryn e bute, dielli qe loz me petalet, e futja-more-ku-je, pastaj vazhdon me nje dialog te shkurter fare, pastaj me nje pershkrim te personazheve Gimi, Turi dhe Vilma, pastaj i thashe e me tha, dhe ne fund… ska fund. Ne pergjithesi, mbyllja tipike soc-realiste (ngadhnjimi, krenaria, apo dhe traktori qe humbet ne kthesen e kodrines ndersa dielli perendon), eshte zevendesuar nga nje jo-fund.

    Si perfundim, shkrimtaret e rinj, ata qe e kane me pasion kete zanat, qe marrin vertet fryme nepermjet letersise, jane me te shpenguar ne keto shkrime, per arsye gjithashtu se referencat kane filluar te ndryshojne, “mesuesit” apo “idhujt” jane shtuar, njohurite me skutat dikur te panjohura te letersise jane shtuar shume, dhe do ta mbyll kete diskutim duke thene keshtu : nese keni nje sasi lekesh te lira per te blere nje liber, dhe ju duhet te zgjidhni, atehere zgjidhni nje liber te nje shkrimtari te ri, nxiteni, jepini zemer, sepse vetem nga ai mund te presim diçka te sinqerte, te painfektuar, dhe, edhe nese keta çalojne disi, perseri jane ata qe neser do te shkruajne ende me mire. Nderkohe qe nje shkrimtar i vjeter, sidomos ata qe i kemi “trasheguar” nga “koha e bukur”, nuk ka as kohe, as mundesi dhe as vullnet per te ndryshuar.

    Dhe mbi te gjitha : asnje liber me budalliqe Ramash apo Berishash, Ngjelash apo Blushash, libra te tille jane ne mos infektues me genjeshtra sa une ne kembe, te pakten krejt te trashe, pa dobi dhe tejet te demshem ekologjikisht (te rrezosh tre lisa per te shtypur paçavuret e Rames, duhet te jesh njefare “krimineli”, se ndryshe s’ben).

    Ftoj lexuesit qe ta lexojne vertet Kumen, dhe do te me vinte shume mire nese ai do te takohej me suksesin qe ne librin e tij te pare.

  3. Enkelejd Lamaj Says:

    Mbaroi edhe pritja, me ne fund.😉 Urime!

  4. DK Says:

    “LUX” – bukur, suksese ne Panair!

  5. loer Kume Says:

    Faleminderit o njerez te Artit, drejt me than’🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: