Kërcimi i parë – Tregim

by

Nuk ndodhi siç e kishte lexuar nëpër libra, apo siç e kishte parë rëndom nëpër filma. Asnjë parandjenjë, asnjë ëndërr paralajmë-ruese. Asnjë shenjë paraprake për t’u interpretuar.

Asgjë.

Në orën tetëmbëdhjetë e dhjetë (Shikoni? Asnjë rastësi numrash as tek ora!) të së shtunës, Suelën, që ishte duke u menduar se cilin fustan të zgjidhte, e morën në telefon dhe, pa një, pa dy, e pyetën:

– Më falni, me zonjën Suela Gjini flas?

– Po?

– Gruaja e Edmond Gjinit?

Pak hezitim nga ana e Suelës, para se të përgjigjej: – Po, unë jam. Me kë flas, ju lutem?

– Përshëndetje zonjë. Jam doktor Bardhi Niko. Nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, ju telefonoj. Të më falni që po jua them në këtë mënyrë, por burri juaj ka pësuar një aksident të rëndë, zonjë. Me makinë. Ju lutem, a mund….

Por, pjesa tjetër e fjalisë, humbi bashkë me ndjenjat e Suelës.

Pak më vonë, kur hapi sytë, e pa vetën të shtrirë në krevatin e gjumit, në të njëjtën dhomë kur dhe i… i… i kishin çfarë? Për disa çaste mendja e saj u end si e mpirë, nëpër ca rrugica të verbra, pa fund e krye, që të çonin gjithnjë në të njëjtin vend. U ngrit ndenjur. Tek këmbët e krevatit ishte fustani i zi që ia kishte marrë motrës së vogël. Grifshës numër tre. Krisht çfarë lufte! I ishte dashur një ditë e tërë me telefonata dhe lutje që ajo t’ia jepte. E të mendoje që, deri dje, Dorela as që e dinte që e kishte; nuk e kishte veshur qoftë edhe një herë të vetme, por vetëm e vetëm sepse ia kërkoi ajo, iu tek ta kishte për zemër dhe që – pa dëgjoni pak! – donte ta vishte pikërisht atë natë. Suelës iu desh t’i premtonte çantën Channel për ca herë dhe të mallkonte pse kishte lënë vrapin nga liqeni.

Motra tjetër, Landa (emri i koduar: Grifsha numër 2), kur mori vesh për dasmën, i vuri në dispozicion të gjithë gardërobën e saj.

– E ç’merresh kot me grifshën e vogël! – i tha. – Hajde tek unë e zgjidh çfarë të dush.

Por çfarë mund të zgjedhë një grua e masës dy tek një e masës pesë?

Po një e masës tre, mund të zgjedhë gjë?

Suela nuk ia vuri veshin atij zëri. Edhe pse e kishte lënë vrapin nga liqeni, prej më shumë se tri muajsh, ajo vazhdonte të ishte e masës dy.

Megjithëkëtë, fustani ngjyrë trëndafili i Landës i rrinte shumë më mirë se ai i ziu i Dorelës dhe, në fakt, atë kishte zgjedhur për të veshur, kur…

Kur e morën në telefon dhe i thanë se Edi… Edi çfarë?

Dera e dhomës u hap dhe Edi u shfaq tek pragu i saj.

(Shkarko tregimin e plotë)

Ebook By Enkelejd Lamaj
Published: Nov. 09, 2011 
Category:Fiction » Literature » Romance – Gothic
Words: 5603 (approximate)
Language: Albanian

Available Ebook reading formats:

This book is free.

Përmban edhe një fragment nga “Libri i bardhë”.

Kindle (.mobi for Kindle devices and Kindle apps) Download
Epub (Apple iPad/iBooks, Nook, Sony Reader, Kobo, and most e-reading apps including Stanza, Aldiko, Adobe Digital Editions, others) Download
PDF (good for reading on PC, or for home printing) Download
RTF (readable on most word processors) Download
LRF (Use only for older model Sony Readers that don’t support .epub) Download
Palm Doc (PDB) (for Palm reading devices) Download
Plain Text (download) (flexible, but lacks much formatting) Download

 

Tags: , ,

One Response to “Kërcimi i parë – Tregim”

  1. DK Says:

    Titull terheqes,urime Enkelejd!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: