Të kesh një ëndërr

by

Nga Arti Lushi

“Të kesh një ëndërr..” është temë që trajtohet në shkollat fillore;
Te kesh një ëndërr është thikë me dy presa thonë të moçmit;
Të kesh një ëndërr është sjellje e trashëguar nga engjëjt zevzekë;
Të kesh një ëndërr është të zgjohesh me tingujt e Woodstock
Dhe të nisesh për në banjo me pantofla të ndryshme;
Të kesh një ëndërr është kenaqësia e fëmijës prapa vrimës së celësit;
Parakusht për të patur një ëndërr është të jesh vetë ëndërr dhe ta pyesësh Hyun:
‘Sa ka shkuar cmimi i zhgënjimit mor burr’ i dheut?’;
Të kesh një ëndërr është një befasim me aromë keku të sapopjekur;
Të kesh një ëndërr do të thotë të shohësh përtej shikimit,
Të dashurosh përtej jetës,
Të vdesësh thjesht për kulturë turistike;
Të kesh një ëndërr është të mbjellësh luleshpresë në hijen e fjalëve të Luther King-ut;
Të kesh një ëndërr është seksi (shprehej shoqëria civile në një slogan);
Të kesh një ëndërr është bestytni e domosdoshme për romantikët e sëmurë;
Të kesh një ëndërr është zgjedhimi hyjnor i foljes ‘jam’;
-Endrra është tangentja e shpirtit në Zbulesë, fiks në 5:04-
Të kesh një ëndërr vlen më shumë se një mbretëri dhe më pak se një buzëqeshje.
Të kesh një ëndërr është specialiteti i ditës në mensat e Qytetit Studenti;
Të kesh një ëndërr është shartimi i paqortueshëm i nuse-pashkës me puthjen e parë;
Eshtë, gjithashtu, vallja mitike në gojën e ujkut.
Të mos e zbukurojmë më tepër seç duhet:
Të kesh një ëndërr s’do të thotë të ëndërrosh në qiell të hapur
Të kesh një ëndërr mund të jetë edhe rrëshqitja e sapunit nga duart;
Mund të jetë edhe…

Advertisements

Tags: , , ,

2 Responses to “Të kesh një ëndërr”

  1. Alket Bushi Says:

    K’tu ka art, Arti! 😉

  2. Katia Says:

    Bukur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: