Apologjia e Sokratit.

by

nga Barishtja

Ngjarja zhvillohet ne burgun e Lazaratit ku Sokrati mbahet brenda  per
akuzen e kultivimit te lendeve narkotike dhe shperdorim te postit te
Kryeplakut : kultivim te tepert dhe te papergjegjshem te Cannabis
Sativa. Me vone do zbulohet qe e verteta eshte ndryshe, faktet do
tregojne se akuza ishte per tjeter gje: disa vendime te Sokratit nuk i
kishin pelqyer nje pasaniku te zones ( Hajdarit), nje gjysem
aristokrat sofist i shkolles se “Lisit te thate”. Gjithashtu Sokrati
po mblidhte shume pasuri rreth tij me ane te kultivimit te teper te
bimes. Kesaj i shtohet  fakti se Sokrati ishte ne lufte te vazhdueshme
me shkollen e “Lisit te thate”.  Konceptimi i tyre mbi materien ishte
shume transhedental dhe spekulimet e tyre mbi fenomenet fizike ishin
te bazuara ekskluzivishte ne retoriken e lendes se thate e cila per ta
nuk vdes kurre. “Cdo gje thahet” – ishte motoja e tyre. Ne fillim
Sokrati kishte tentuar per te hapur  nje shkolle te cilen e kishte
quajtur “ Gjelberim dhe Dashuri” por me pas e kishte mbyllur sepse nuk
i kishin dhene liçensen. Botekuptimi i kesaj shkolle ishte krejt i
kundert: “Cdo gje gjelberon”. “Cdo gje e thate mund te behet tym” –
thoshte S duke ironizuar me shkollen kundershtare.

(Te vetmit qe mund ta takojne gjate kohes qe eshte ne burg jane
ithtaret e tij, nxenesit te cilet e kan ndjekur ne te gjitha mbledhjet
popullore qe ka mbajtur dhe ne te gjitha darkat ku ai ka qene i ftuar
per te dhene mendimin e tij perfundimtare mbi shume ceshtje delikate
si : ndarje kufiri, fejesa problematike, detyrat e burrit dhe gruas,
orari i ujit dhe dritave, etj)

Gjeneza e ngjarjeve.

Ne te njeten kohe kur kujdesej per bagetine dhe bujqesine S u be i
vetedishem per fatin e tij tragjik: kuptoi se nuk dinte asgje.  Ka
qene dita me e bukur e jetes sime do i thoshte me vone Yllit(nxenesi
2).  Ishte periudha  kur meditonte mbi  jeten dhe vdekjen, virtytet
dhe moralin e njerezeve dhe kohes ne te cilin jetonte. Zbulon se
shumica e funksionarve te komunes ishin te korruptuar dhe se ishin
pjese e trafiqeve te paligjshme, por mbi te gjitha nuk kujdeseshin per
problemet elementare te njerezve. Kishte mbetur disa here pa drita e
nuk kishte arritur te zinte qumeshtin i cili me pas i ishte thartuar
dhe i ishte dashur ta hidhte. Me pas dikush merr mundimin dhe i
shpjegon se mund ta bente djathe. Me pas ishte qetesuar.
Kupton se komshijnte perreth nuk rrespektonin  me orarin e ujit. Cdo
shtepi kishte nje dite ne dispozicion ujin per  te ujitur kopshtin. S
nuk kishte arritur kurre te gjente se kur ishte dita e tij. Kjo e
kishte cuar gati ne cmendi. Nuk  shikonte dot bimet e tij tek vdisnin
dale ngadale. Tragjikja ishte bere pjese e pandashme e realitetit.
Duhej te dilte nga kjo gjendje. Te behej cinik? Jo. Nuk donte te
perfundonte duke jetuar ne nje fuqi druri. Nuk donte te behej as si
Antisteni dhe as si Diogjeni

Perfundimisht gjerat ndryshojne  ne castin ku zbulon korrupsionin
shpirteror dhe material te njerezve. Ne kte cast S vendos te ndryshoje
strategjine e jetes se tij. Perreth shikonte ara te medha te mbushura
me nje bime te cilen nuk e njihte. Askush nuk ia kishte shpjeguar. As
nxenesit e tij nuk i kishin folur per kte gje. Nje dite vendos dhe
pyet Dashnorin ( nxenesi i pare). Ky ja shpjegon dhe eshte ne ate cast
qe mendimet e tijj dalin ne drite me gjithe fuqine e tyre, sikur iu
hapen syte. Dhe pse jane akoma mendime te ngaterruara pa asnje lidhje,
si nxenesit kur dalin pas mesimit : duke bere rromuje. Pa humbur kohe
vendos te vere rregull ne mendjen e tij dhe ne jeten e tij.
Nis dhe kultivon bimen cudiberese. Studion efektet e saj dhe kupton sa
dobi sjell perdorimi i saj praktik. Krijon marrdhenie te reja me
fshatrat fqinj me ane te tregetise. E fut si lende studimi ne shkollen
e tij duke e bere lende me detyrim. Laboratori i tij merr fame ne
gjithe krahinen. Behet i famshem dhe pertej kufijve. Pelegrine nga
greqia orientale, jugore dhe italia vinin cdo dite per te takuar kte
njeri qe kishte ndryshuar rrejdhen e shkences dhe sherimit te shume
semundjeve si depresioni, stressi nga lodhja, melankolia, nostalgjia
etj.  Ne kete periudhe behet dhe nje zbulim sensacional i cili
shpjegon se retorika dhe dialektika mund te perfeksionohen nga
perdorimi i kesaj bime. PO ashtu efektet e saj jane me te medha ne
shkencat e natyres si fizika dhe aritmetika.

Nje nga takimet me te famshem te kesaj kohe eshte ai me nxenesin e tij
te ardhshem Platonin. Do jete ky i cili  do e beje te famshem neper
bote S nepermejt publikimeve te dialogjeve te tij. S do trajtohet
gjithnje si nje nejri i madh madh qe ka luftuar gjithmone per
mbrojtjen e arsyes dhe llogjikes se drejte ne cdo spekulim filozofik.
Njeriu qe  ka dhene nje kontribut te madh ne studimin e fenomeneve
natyrore, fenomeneve reale qe ndodhnin perreth ; dashurine per bimet
dhe kafshet. Ai kishte gjithashtu nje antipati te vecante per ata qe
adhuronin zotat. Sipas tij zotat…

Per shkak te fames se tij te te shpejte S kishte bere shume armiq
perreth vetes. Ne fund te pranveres e arrestojen per shperdorim te
postit dhe papergjeshmeri ne kultivimin dhe tregtimin e barit sherues
cudiberes.

Personazhet

Sokrati:  Kryeplak i Lazaratit. Plak i shkurter dhe i kerrusur qekure
ishte i vogel.. Njeriu me i zgjuar qe kishte njohur vendi.. Mbaroj
shkollen fillore ne vendlindje. Qe i vogel ishte i apasionuar pas
natyres dhe kafsheve. Veshtronte yjet dhe diellin me shume kureshtje
qe ne djep thote legjenda. Ne moshen 14-vjeçare kuptoi se kishte nje
prirje te veçante per feomenet natyrore , per kafshet, per qiellin dhe
yjet, ndaj vendos qe te lere shkollen dhe tu perkushtohet atyre. U be
bari delesh dhe lopesh si dhe koshtar i zoti.

– Dashnori: Nxenesi 1
– Ylli: Nxenesi 2
– Platoni: nxenes erazmus.
– Hajdari: pasanik i zones, njeri me shume influence. Konsumues i madh
i barit. Akuzuesi i te akuzuarit Sokrat
– Roja 1
– Roja 2

Dialogjet zhvillohen ne dhomen numer 176 ku gjendet i burgosuri Sokrati.
Perreth dhomes se tij nuhatet  nje heshtje rrengjethese. Dhoma eshte
gjysem e ndriçuar. Dy roje rrine ne kembe perpara deres .
Ora 8 e mengjesit. Hyjne Dashnori bashke me Yllin me dy qese me ushqime.

Roja 1 : Ndalni aty. Ku po shkoni?
Dashnori: Ej po jemi ne te perhershmit mor burre. Sna mban mend?
Roja 2 : O cuno  do me tfut no nji….beni sikur s’e dini si jane keto
pune? Duhet me ndjek proceduren pra.
(Duke kontrollu qesen)
Roja 1 : Kte po e mbaj une. Nuk lejohen ushqimet brenda ne burg.
(Pasi mbaron kontrolli Ylli futet brenda)
Ylli : o Mjeshter si je?
Sokrati : Si mos me keq. Po Dashnori nga behet?
Ylli : po vjen Mjeshter. Po flet me Rojet se nuk lejohet me fut brenda ushqime.
Sokrati: Po fusni ca lek ne nje zarf here tjeter e kshu mbaroni pune.
Ylli: O Mjeshter po si ndodhi, sa kishe?
Sokrati: Po vadisja kopshtin kur erdhen. I futen i kontroll te shpejte
stalles se lopeve. Ata e dinin mire ku e kisha mallin. Dikush duhet
t’me kete spiunu. Me siguri kane qene zagaret e Hajdarit. Nuk i ka
pelqy kritika ime mbi te fetishizmin ambulant te teorive te tij.
Teoria e ” cdo gje thahet” nuk mund te qendronte ne kembe. Ja kam
thene me kohe. Po ai nuk mbush mire. Te pasurit nuk duan te ndjekin
asnje procedure llogjike te te arsyetuarit. Mendojne se jane te
plotfuqishem e keshtu perfundojne duke lakuar dhe arsyen nen vullnetin
e tyre per pushtet. E bejne mendimin skllav corr te deshirave. E
shnderrojne veprimin ne nje vegel per te justifikuar qellimet e tyre
te pista. Por kjo, i dashur Yll, eshte vetem fetishizem, eshte
metafizike e pushtetit, asgje me teper.
Pasi e gjeten mallin me moren me vete. Me thane qe procesi do behet
pas ca ditesh, pra neser.
Prokurori erdhi e me takoj. Ishte njeri i pashem. Duhet te ket pasur
moshen tende. Me tha qe akuzat jane te renda. Shperdorimi i detyres
per te ishte nje nga principet negative qe do shkaterronin demokracine
tone. U perpoqa t’ia shpjegoja se nuk ishte shperdorim detyre dhe as
papergjegjshmeri profesionale. Problemi Yll qendron ne faktin se sfera
private nuk konceptohet me si e tille. Me duket sikur jetojme ne nje
Diktature. Ose me mire ne nje Monarki. Une nuk e dua sferen private.
Me pelqen te rri mes jush, te flas me ty, te mesoj njerezit si te
jetojne ne baze te principeve morale te shendoshta. As qe e mendoj se
duhet teket nje sfere private. Por ne castin qe keta futen ne jeten
time atehere lind kjo hapsire qe ne poamjen e pare duket e
rendesishme. Te gjithe jetojme ne te njejten hapsire ku nderveprojme,
koncumojme, flasim, rritemi etj.

(Futet Dashnori)

Dashnori : Sa koqe ai roja! Le qe s’e kuptoj se cduhen rojet ne nje
burg. Nje burg eshte nje burg. Prandaj quhet burg sepse nuk ke nga ja
mbath. PO roja ? boh!
Mjeshter si je?
Sokrati: Jam ok Dashnor. Neser kam procesin. MOs harro ti thuash
Platonit te vij e tme takoje sot mbasdite.
Dashnori: Ok mjeshter. Te pelqyen petullat qe beri Manushaqja?
Sokrati: Ti e di qe nuk i ha brumrat. Jam vegjetarian e nuk e kuptj se
si e ke harruar kaq shpejt.
Dashnori: Uuuuu vertet. Mjeshter me fal.
Ylli: Ne duhet te largohemi Mjeshter. Mbaroj orari. Duhet ti lem pak
nga koha dhe Platonit. Po shkruan tezen e i duhet te flasi me ty per
nje problem te rendesishem. Behet fjale per nje fare metempsikozi, a
dicka e tille.
(Perqafohen me Sokratin dhe dalin nga dhoma. Pas nje ore futet Platoni )

Sokrati: U kush na erdhi. PO ku je o cun, na i thave syte.
Platoni: Mjeshter i ndritur, si je? SI i ke nga shpia, bagetia e
bujqesia si shkojne?
Sokrati: Eh mor bir! Jane ne meshire te fatit. Jam ketu brenda e nuk e
di si do shkoje fati i tyre. POr po te le nje amanet. Merri dhe shiti
te gjitha. Leket ndaj me Yllin dhe Dashnorin.
Platoni: Ok mjeshter. Por une kam ardhur te kerkoj mendimin tend mbi
nje ceshtje qe me mundon prej kohesh. Nuk kam dashur kurr te besoj se
kur nje dite do te vdesim( sokrati prek koqet) trupi yne do marre me
vete dhe shpirtin. Kam menduar gjithmone se nje dite shpirti yne do
shkoje ne nje bote tjeter ku do jete i lumtur, ne paqe, i lire, i
paster.
Sokrati: Mos valle ke pi nga ai bari qe te dhashe para nje jave? Cjane
kto ide primitive ? Shiko, ne vdesim dhe me pas na fusin ne dhe ku dhe
kalbemi me kalimin e kohes. Me pas shnderrohemi ne minerale per bimet.
BImet shnderrohen ne ushqim per kafshet. E kafshet behen ushqim per
njerezit. Ja keshtu behemi te pavdekshem. NUk a bote te pertejshme.
NUk ekziston shpirti i lire ne nje dimension tjeter. Jane idiotsira qe
u kane mesuar tek ajo Akademia e famshme.
E lem me kaq se u lodha. MOs harro neser eshte procesi. Hajt shendet.
E mos meso me keshtu gjerash se nuk te bejne mire.
Platoni: Por….. Mjeshter…..bota e ideve….jeta e pertejme….miti
i kavernes…
Sokrati: Jam i lodhur, flasim nje dite tjeter.

E nesermja erdhi dhe ne shesh u mblodh i gjithe populli per te marre
pjese ne procesin ndaj te madhit Sokrat.
Aty ishin dhe nxenesit e tij. Ne rrshtin e pare ishte ulur Hajdari i
cili ishte dhe akuzuaesi kryesore.

Gjyqtari: Hapim gjyqin ndaj te pandehurit Sokrat.
( degjohen te folurat e popullit te cilet nuk jane dakort ndaj
perdorimit te fjales “i pandehur”)
Gjyqtari: Qetesi ju lutem, mbani qetesi. Kini durim te prisni pak. Ky
proces nuk do zgjasi shume. MUnd te shkoni ne shtepi ose ne ndonje
lokal pas pak e te flisni sa te doni me njeri tjetrin. Tani dua
qetesi.
Qetesi.

I akuzuari denohet me 10 vjet heqje lirie. Eshte rreptesisht e
ndaluar mesimdhenia e tij neper vende publike dhe neper vende private,
gjithashtu i konfiskohen te gjitha pronat qe ka. Qe nga ky cast ai nuk
ehste me Kryeplak.” Ceshtja mbyllet. Duhet te lironi sheshin brenda 10
minutash. Koncerti nis pas pak

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: