Dikur ketu rridhte nje perrua

by

 

nga Arti LUSHI

Dikur ketu rridhte nje perrua, me uje te paster dhe te dashur. Dhe perroi rridhte mbrapsht, gjersa humbte ne errnine e nje shkembi, po aq paster, po aq njerezisht.  Te pakte qene ata qe e njihnin mrekulline e pabujshme te tij: une, ti dhe te pagjumet e tjere.

Gojedhena thote se Fryma zbriste ne perrua cdo vit, nje nate shtatori me hene te dehur. Castin e sakte te zbritjes e dinte vetem Bletari i Hanit te Kuajve te Pazbutur, i diagnostikuar me crregullim bipolar maniako-depresiv.

Here si gjethe, here si rrokullima e nje guri, here si krahet e nje fluture -trajten e sakte e di vetem Bletari- Zoti cikte shtjellen intime te perroit, ku shkarkonte llumin e mekateve te gjithe vdekatareve.

Erdh’ nje kohe e turbullt dhe e liga e shumuar e kesaj bote u be persosmerisht e kthjellet, dhe perroi po shterrej, aq sa s’mund ta dalloje me ne rridhte mbrapsht a jo. Bletari gjithashtu parandjeu vdekjen e tij jo te larget teksa merrte avdesin e sabahut.

Saora, Hyun tone te bukur dhe te veshtire e zuri nje skleroze e embel, e kalter; dhe te gjithe engjejt, shenjtet, bletaret, nga te kater skajet e dheut, u nisem per pelegrinazh te Perroi.

E neveritshme eshte gojedhene ketu ku mberritem, qe cuditerisht e besojne te gjithe: Flijimin e te perzgjedhurve per te mos e lene perroin te shterrej,  me ane te gjakut te tyre.

Zoti yne i veshtire dhe i bukur, ende vigjilent ne vetmine e vet kozmike, e cmoj deri ne piken e fundit kete gjest kaq te deshperuar, kaq njerezor.  Ktheu goten me eks, u rrua, veshi kostumin me te mire qe mund t’i gjendje ne ato kushte dhe u ul te shkruaj dic sa per mbajtur gjalle kujtimin e tyre dhe. E nisi me ”Dikur aty rridhte nje perrua…’‘.

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: