Jazz-i dhe skizofrenia kulturore amerikane.

by

nga Behemoth

 

Ndodhite e 1 Majit 1919 na kishin  shnderruar me teper ne cinik se sa
ne rivolucionare” – Keshtu  e nis Fitzgerald nje nga shkrimet e tij
autobiografike mbi vitet 20 : vitet e Jazz-it, te fundit te luftes
europiane, te te drejtave te punetorve dhe organizimit te tyre, te
lindjes se industrise kulturore, te proibicionizmit, te kenaqesive te
ndaluara.

Vitet 20 jane vitet e fundluftes europiane, te luftes se klases
punetore qe vazhdonte ne krahun e kundert te rivolucionit. Lenini e
kishte bere punen e tij. Kishte transferuar rivolucionin proletare ne
organizimin politik te klases punetore. Jane vitet kur amerikane
ndryshojne rrenjesisht menyren e jeteses. Udhetimet e tyre ne Paris
ngjanin me ato te nje bariu pasanik siberian. Njerez te pasur me nje
kulture qe nuk e kalonte ate te nje shimpanzeje. Do duhen pak vite qe
niveli kulturor te perhapet ne nje mase te kosiderushme popullsie.Ne
vitet 20  kemi kulmin e epokes se Jazz-it e ne njeten kohe kemi dhe
largimin e rinise nga kjo forme shprehie. Jazz-i nga fundi i viteve 20
behet muzika e mbi 50 – vjeçarve.Nderkohe qe te rinjt do gjenin tjeter
shprehi me kalimin e viteve.

Vitet e skizofrenive dhe te skizofreneve
Jazz-i eshte skizofreni, eshte improvizim dhe njekohesisht tingull
monoton”- na thoshte profesoresha e Filozofise Morale.
Nje revolucionare nuk do kishte degjuar kurre Jazz sepse nuk do i
kishte dhene kurre shpjegim nje muzike te tille. Ndersa nje cinik i
vene ne kontakt me Jazz-in eshte apoteoza e modernizmit.

“Fjala Jazz, pergjate rruges se fitimit te rrespktit, ne fillim kishte
kuptimin e seksualitetit, me pas vallezim e ne fund muzike. Eshte e
lidhur ngusht me gjendjen e eksitimit nervore, jo shume ndryshe nga
ata qytet e medha qe gjenden afer prapavijave te luftimeve”.
Fitzgerald.

Pas cdo lufte lind nevoje per te harruar vuajtjet edhe tmerret e
luftes. Ngjallet deshira per tu defryer, per tu leshuar ne cmendurite
e alkolit dhe muzikes.  Jemi ne periudhen kur nje industri kulturore
po hedh hapat e para duke turbulluar dale e nga dale mendjen e cdo
amerikani. Kur deshira per paqe edhe frika e te mos qenurit me neser
popullojne akoma mendjen e njerezve. Keto jane perberesit kryesore te
ngjizjes se krizes( akoma te fshehur) qe do karakterizoje subjektin
mendues modern vecaneristh amerikan por jo vetem: skizofrenia,
cinizmi, indiferenca, hedonizmi i pakufi.

Jazzi eshte shume gjera, ndryshe nga komunizmi qe eshte nje gje. Eshte
mbi te gjitha menefregizem per gjendjen ne te cilen ndodhesh. Eshte
filozofi hedoniste qe te pelcet tupanat e vesheve sepse eshte nevoje
per perjetesi zhurmuese, nevoja qe asgjeja te mos perfundoje ne asgje.
Eshte nevoje per tu personifikuar me kenaqesine e castit te pafunde,
eshte deshire trasgresiviteti e pakufi. Vete koncepti i te
improvizuarit  tregon per instiktin e fshehur per vazhdimesise, per
mosmbarim. Ndersa ai i riperseritjeve se disa tingujve tregon per
natyren dinamike te njeriut te epokes se Jazz-it i cili ngjan me
manifestin futurist te tingujve. Cdo ndjesi kenaqesie qe zgjatet jasht
kufirit te saj natyrore kalon ne trasgresivitet. Kenaqesia kalon cdo
princip nevoje fizike dhe behet automatizem i brendshem i sistemit
nervore.

Jazzi eshte edhe ideja kulminante qe rrjedh nga ndjenja e te qenurit
nje superfuqi, e te pasurit mundesine per te bere cdo gje, e te
vendosurit cfare eshte ne mode, e te berit luften dhe paqen, e te
dhenurit apo te hequrit te nje lirie. Eshte influenca e popullit mbi
klasen politike. Eshte deshire per treguar rrjedhen e historise dhe te
ideve kryesore qe udheheqin njeriun, kulturen, shkencen, industrine,
marrdheniet njerezore. Epoka e jazz-it eshte mbi te gjitha urrejtje
ndaj politikes, mos perfshirje ne punet publike. Nje mospranim qe
rrjedh nga frika e dhunes se pushtetit qeverises i cili versulet me
gjithe forcen e vet ndaj protestuesve punetore ne Chikagon e viteve
1919. Vitet 20, vitet e jazz-it, jane vitet e mosinteresit ndaj
politkes. Nuk jemi akoma ne vitet e protestave. Jemi akoma ne
periudhen e mbasluftes ku deshira per tu kenaqur, shtyre dhe nga
proibicionizmi, eshte i vetmi urdher kategorik.

Jane vitet e se palejueshmes qe behet e lejueshme deri ne castin qe
nuk zbulohet. Jane vitet e lindjes se amerikanizmit.

Advertisements

Tags: ,

4 Responses to “Jazz-i dhe skizofrenia kulturore amerikane.”

  1. Belphegor Says:

    All That’s Jazz…
    Ne na mungon (si shume “gjera” te tjera) Jazz -i! Po edhe Jazz-i ka pesuar mutacion, ky me siper nuk ekziston me, besoj!

  2. alfred b Says:

    Mendoj edhe une se kjo rryme, ne ate forme qe ka qene, nuk ekziston me. Eshte transformuar ne rryma te tjera. Te mos harrojme se Jazz-i eshte Nena e te gjitha rrymave te tjera te muzikes moderne. Forma te tjera te artit te muzikes jane me ndryshe,
    Meqe jemi ne temen e evolucionit muzikore do shtoja se ;Rocku eshte me teper per rebelet, te rinjt pak ndryshe, te vjetrit qe nuk jan rritur akoma. Indie, nje fjale qe sme pelqen shume, eshte per te gjithe. Ato nenrrymat e tjera jane pak a shume specializime te kota, qe ndikojne nje rreth te ngushte personash.

  3. loer Kume Says:

    all that jazz … eshte album i queen 🙂
    jazz nuk eshte zhdukur as ka humbur, eshte evoluar bashke me njerezit qe e degjojne, me njerezit qe e luajne, me veshet e rinj te koheve te reja. nuk ka pse te jemi stuck in a moment sepse cdo gje eshte rrjedhje, lumi asnjehere s eshte i njejti lume, e muzika asnjehere s eshte e njejta muzike, dhe gjithmone eshte e njejta molekule muzike . jazz i ri eshte jazz per ne. jazz i vjeter ishte jazz per ata. nje funky jazz apo smooth jazz mund ta degjosh dhe per tre ore, nje koncert jazz me trompe se duron per nje ore rresht (s flas per individe te vecante)
    muzika moderne e universit rock eshte kryesisht pjelle e blues, rythm and blues, megjithate jazz eshte i kudondodhur ne tere cepat e muzikes rock dhe jorock. por i mirefshehur.
    sidoqofte jo cdo arpeggiato mund te quhet jazz, se i bie te jete dhe ne themel t emuzikes klasike pastaj 😉
    ky artikull me kujton midnight in paris.

  4. voicewithinsilence Says:

    “Eshte
    mbi te gjitha menefregizem per gjendjen ne te cilen ndodhesh.”- Goditese dhe e mese e vertete. Sa mosperfillje e bukur eshte Jazz. 🙂 ps. Jo me kot gjenerata e atehereshme quhet “The Lost Generation” . Shkrim i bukur 😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: