G-Bani : as OTR as TBA

by

nga Bajlozi 3D

Lek Plepi, G-Bani, Tirana Calling, presantuesi bjond … emra pa lidhje, futja kot do thoni ju. Por e keni gabim, jua them unë që e keni gabim.

Atëherë, Tirana Calling është ky blogu në të cilin po shkruaj, G-Bani është rrepisti shqiptar  që po vë në provë membranen në neodymium të kufjeve të mia, ndërkohë që shihja një presantues bjond në një program mëngjesi të TCH në youtube, po për këtë kemi folur më parë. Ndërsa Lek Plepi … thjeshtë egsiston.

Tani, çfare t’ju them unë për Tirana Calling, përderisa po lexoni dmth që s’kam çfarë të prezantoj. Lek Plepin, nqs nuk e njihni, jeni akoma në kohë që ta bëni, kurse atë bjondin, nqs nuk e njihni,  s’ka problem. Pra më mbetet të prezantoj, për ata që s’kanë patur fatin ta njohin, G-Banin, artistin nga Rubiku.

Arban Përlala, me emrin e artit G-Bani (Xhi Bani), është një repist, performues dhe kompozitor. Arbani lindi në Rrubik me 07/07/1981. Fëmijërinë e tij e kaloi në qytezën provinciale Rrubik të rrethit të Mirditës nga ku e kanë dhe origjinën pridërit e tij. Në moshën 13-vjeçare emigroi në Greqi dhe banoi më parë në Kostur e pastaj në Athinë deri në vitin 2006. Tani ai banon në Suedi por punon dhe boton në Shqipëri dhe në Greqi.

Ai dallohet nga shumica e repistave të tjerë shqiptarë për origjinalitetin e teksteve, vizionin e gjerë, dhe me talent të vecantë në “storytelling”(shiko “Loti për nënën”) e me një “flow” (që të kuptohemi, flow është rrjedhshmeria e këngës) të paprecedent deri tani në Shqipëri. G-Bani, duke parë pak të përbashketa me të, nuk ka preferuar të asimilohet në skenën e përgjithshme rap shqiptare (ndoshta ka hasur vështiresi në zgjedhjen midis OTR dhe TBA). Natyrisht është kjo dhe arsyeja pse nuk e gjejmë kurrë në një featuring me emrat  e famshëm të skenës hip hop në Shqipëri por shohim posizionin e tij si një outsider luksi në kaosin e skenës shqiptare. Për të pasur me të lehtë perceptimin e artistit në fjalë unë do të keshilloja të dëgjoni street singel-in “Lek Plepi”

Karriera muzikore

G-Bani e filloi aktivitetin e tij artistik në Athinë dhe projekti i parë ishtë grupi shumëkombësh underground (shqiptarë, grekë dhe afrikanë) Rapsodic Revolutionary Movement (Lëvizja Rapsodike Revolucionare). Viti 2002 e gjeti në Barcode Crew (B.C.C). Ky grup përmbante artistë nga të 4 elementët e kulturës Hip Hop por dhe atletë të artëve luftarake. Në këtë periudhe G-Bani inçizoi disa këngë ,shqip e greqisht, solo dhe bashkëpunime. Disa prej këtyre ishin këngët Kloni, Aleluja (feat. Lektikos) dhe B.C.C.

Në vitin 2003, së bashku me grupin 2Die4 (Niku, Bledi dhe Vini) dhe me artistë të ri si Crazy Girl e I Panjohuri, por edhe me shokun e vjetër që nga grupi R.R.M, Mj-Xhelo, krijoi familjen Nga Jugu Në Veri (N.J.N.V). Disa nga këngët të cilat veçojmë nga kjo periudhë janë: Të Pafajshëm, Nuk q*më për asnjë shk*rdhatë, Mesazh për një të huaj, NJNV dhe Rrrrr. Nga këto këngë, dy prej tyre i janë paraqitur publikut edhe si video klip. Këto janë: Të Pafajshëm (2004) dhe Rrrrr (2006).

Në vitet 2004-2008 mori pjesë në të gjitha evenimentet muzikore më të rendesishme në Shqipëri. Mund të veçojmë kenget: Ky është stili im (Top Fest 2004), Mikrofoni i artë (Mikrofoni i artë 2005), Të dua – feat. Crazy Girl (Mikrofoni i artë 2006), Kohë të vështira – feat. Gjyshi,Clo-d (Top Fest 2007), +355 – Plus 355 (Top Fest 2008)

Gjatë kesaj kohe, dhe më saktë, në vitin 2005, qarkulloi albumi i parë “Midis Meje Dhe Vetvetës” me shtëpinë diskografike të sapokrijuar “Bass Records”. Ishtë i pari album rap që solli në Shqipëri sinjale nga diskografia profesionale. Me desajn modern në kopertinë, të dhëna teknike të hollësishme mbi këngët dhe një poster të palosur që përmbantë fotografi dhe disa nga vargjet e këngëve të shkruajtura, ky album e klasifikoi atë ndër më profesionistët e llojit. Këngë që u dalluan nga ky album ishin: «Ky është stili im», «Gol», «Tani është vonë», «Para se të futem» dhe «Vajzat».

Me 14 Prill 2008, qarkulloi, fillimisht në Greqi, albumi i tij i ri “Punë Të Pastra”. I dyti për nga numri, por i pari me shtëpi diskografike ndërkombëtare, siç është EMI Music. Përmban 11 këngë ku bashkëpunojnë dhe Crazy Girl, Anjëza Branka dhe anëtarët e grupit +355. Në javën e tretë të qarkullimit, albumi u gjend nder 33 albumet më të shitura në tregun grek, sipas të dhënave zyrtare të IFPI.gr .

Në Janar të vitit 2009 G-Bani konkuroi në edicionin e 6-të të festivalit Top Fest me këngën “Rrugës Për Në Europë”. Kjo këngë kaloi në finale dhe, megjithëse nuk u vlerësua me çmim, vuri në dukje sërish aftësitë e G Bani-t  për të lexuar, me syrin kritik e një të riu, realitetin në vend dhe për ti pasqyruar ato me mjeshtëri nëpër rimat e këngës.

Në vitet 2010-2011 G-Bani vijon krijimtarinë e tij duke nxjerrë në treg web-albumin e tij të fundit. Preferojmë të  mos komentojmë me gjatë këtë album meqenëse është lirisht i konsultueshëm në Youtube  dhe cilido mund të krijojë një ide e ta shpalosë në ketë blog. Në ketë album mund të nënvizojmë: Ajo më e shëmtuta, Në lagje, Buzë detit, Lek Plepi etj.

Media të tjera

Në vitin 1997 u aktivizua në pjesën teatrale “Babai lufta” (o babas o polemos), të shkrimtarit grek Iakovos Kambanelis. Për pjesëmarrjen e tij ai u dekorua në Athinë së bashku me aktorët e tjerë, nga ministri i atëhershëm grek i arsimit dhe feve, Jerasimos Arsenis.

Në vitin 2001, u paraqit disa here në serialin televiz me titull “10 minuta predikim” (10 lepta kirigma), që transmetohej nga kanali grek Mega Channel.

Në vitin 2006, shkruajti 11 këngë në gjuhën greke, me temë emigrimin dhe emigrantët, për dokumentarin televiz Mikres Odhisies (Odise të vogla), i cili u prodhua dhe transmetua nga kanali shtetëror grek ET1, në regji dhe ide të francezit Marco Gastine. Ky dokumentar ishtë i ndarë në 10 seriale dhe secili prej tyre prezantonte një portret emigranti të huaj në Greqi dhe një portret emigranti grek në dhe të huaj. Seriali i parë dhe i fundit i përkushtohen kryesisht aktivitetit artistik të G-Banit dhe jetës së tij si emigrant në Greqi.

Në vitin 2011 prodhon “Life goes on” si soundtrack  për filmin në të cilin mer pjesë edhe si aktor në rolin e Toni-t: Out of Touch (2011)

Tags: , , , ,

2 Responses to “G-Bani : as OTR as TBA”

  1. Man on The Moon Says:

    Po degjoj kete Lek Plepi. Tamam e vertete.

  2. xhibi Says:

    Me gjate u shpreha tek Peshku, but again, flm per kontributet origjinale dhe te kendshme ne blogosfren shqipfolese.🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: